Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së shtunës banorët e Bushatit në Shkodër, ku një 19 vjeçare humbi jetën, pas të shtënave me armë si dhe u plagosën 2 persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi pranë lokalit Argent në Bushat, ku pas një debati brenda ambienteve të lokalit mes dy personave, kanë filluar të shtënat me armë ku si pasojë mbeti e vrarë 19 vjeçarja Elsa Tusha dhe u plagosën Selim Ajeti 56 vjeç banues në Bërdicë dhe Paulin Ndoja 30 vjeç banues në Kaç, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se zanafilla e ngjarjes ka ardhur pas një debati mes shtetasit V.T 31 vjeç dhe M.A, të cilët më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të qëllojnë, dhe nga breshëria e plumbave mbeti e vrarë 19 vjeçarja Tusha, e cila sapo kishte hipur në automjetin BMW X5”, me targa SH6969 E, e cila ishte parkuar pranë lokalit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 56-vjeçari i plagosur Ajeti ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin.
Ndërkohë Policia ka shoqëruar në rajon njërin prej personave, të cilët nisën konfliktin shtetasin V.T, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin M.A, i cili dyshohte të jetë dhe autori i vrasjes.
Policia ka sekuestruar si provë materiale 13 gëzhoja, një pjesë e të cilave ishin zbrazur mbi automjetin ku ndodhej vajza duke e goditur në disa pjesë të trupit, ndërsa po vijojnë hetimet për pozicionin e viktimës në këtë konflikt. Gjithashtu forcat e rendit kanë shoqëruar në rajon edhe 15 persona të tjerë,m të cilët ndodheshin në ambintet e lokalit ku nisi konflikti./t.h
ngushellime familjes te vaizes
Maks Velo e ka fajin! :”))))
Beqir janulle
Ah, peri keputet aty ku esht me i holle, te Femra shkret.Kush paska qene ai kelysh K….e qe se paska lene te shpetoje,,,,e paska pas merak te madh me i marr jeten pa meshire. dhe kur bien brenda kerkojn meshir pa pike turpi.
8 marsi ne shkodren e qytetrimit….
Jane katundare Bimo!! 95% e kriminalitetit ne Shkoder perfshin te atdhurit, pjesa tjeter eshte ajo qe permend ti, pjesa e qyteteruar…
Zig zag, po per vrasjet ne Vlore kush e ka fajin?
Shkodranet gjithmone jane shquar per trimeri dhe per perdorimin e pushkes.
Kur i thua domates molle edhe derrit do ti thuash daje ngushellime familjes per vajzen e pafat