Vasili: Opozita të ndërpresë bojkotin, duhen miratuar ndryshimet në Kod

10 Mars 2015, 13:50Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar një apel opozitës që të heqë dorë nga bojkoti parlamentar dhe të angazhohet për realizimijn e reformës në Kodin Zgjedhor.

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, tha se mazhoranca nuk mund të presë pafundësisht opozitën në këtë proces, i cili duhet të përfundojë sa më shpejt.

KQZ kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor në lidhje me realizimin e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Ndaj Kuvendi duhet të angazhohet për realizimin e këtyre ndryshimeve, pa të cilat nuk mund të garantohen zgjedhjet lokale.

Mirëpresim cdo sugjerim dhe propozim të opozitës, pasi deri më tani kë ndryshime nuk janë miratuar pë shkak të mungsesës së vullnetit nga opozita“, tha Vasili.

Sipas tij, opozita duket se ka një teknikë bllokimi për të mos lejuar ecjen përpara të procesit./gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje