Nishani, indiferent ndaj “skenarit” për vrasjen e dy deputetëve dhe pretendimeve se është cenuar siguria kombëtare

11 Mars 2015, 17:16Politika TEMA

Presidentin Nishani e kemi parë aktiv dhe të ndjeshëm në çështje jo vetëm të karakterit politik që  kanë të bëjnë me cenimin e kompetencave të tij kushtetuese, por edhe me probleme të natyrës sociale dhe sferës globale në përgjithësi.

Pak ditë më parë ai u shpreh publikisht në mbështetje të grevës së disa studentëve që u transferuan nga universitetet private në fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, duke i pritur në zyrën e tij.

Në janar, presidenti thirri Këshillin e Sigurisë pas sulmit terrorist  në revistën Charlie Hebdo, duke bërë apel për një angazhim të përbashkët të institucioneve në luftën kundër terrorizmit, një takim që u mirëprit nga klasa politike dhe që mori komente pozitive edhe në shtyp. Kreu i shtetit megjithatë vijon të jetë indiferent ndaj zhvillimeve të fundit që gjithsesi lidhen me sigurinë kombëtare, shkruan Respublica.

Akuzat e Tom Doshit  ndaj kryetarit të kuvendit Ilir Meta për porositjen prej tij të vrasjes së dy deputetëve  kanë ngarkuar së tepërmi klimën politike në vend me akuza dhe kundërakuza, për të cilat prokuroria ka nisur një hetim intensiv.

Para organit të akuzës janë paraqitur drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe parlamentit, ministra dhe ish-kryeministri i vendit. Aktiv ka qenë edhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare me kryetarin Spartak Braho që ka qenë në dijeni të akuzave.

Nuk ka qëndruar indiferent as faktori ndërkombëtar.

Brukseli përmes një eurodeputeti ka propozuar një hetim ndërkombëtar përë këtë çështje, ndërsa ambasada amerikane ka reaguar ashpër duke qenë e drejtëpërdrejtë me udhëheqësit politikë, të cilëve u ka kërkuar të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e partive. Nga ana tjetër opozita ka thirrur një protestë që e paralelizon me 20 shkurtin e vitit 1991, e megjithatë presidenti nuk ka shprehur asnjë qëndrim lidhur me këtë situatë që edhe mund të precipitojë.

Presidenti e ka parë të arsyeshme në këtë situatë të vizitojë Katarin, ku ka diskutuar për rritjen e investimeve të vendit arabik në Shqipëri, duke mos harruar falënderimet për ndihmën e dhënë nga Emiri i Katarit për përmbytjet në jug të vendit.

9 komente në “Nishani, indiferent ndaj “skenarit” për vrasjen e dy deputetëve dhe pretendimeve se është cenuar siguria kombëtare”

  1. Labi Vlore says:

    Jari nuk i eshte leshuar ende Leja nga Shefi i tij Sali Berisha qe te flasi.Mos i bini kot me qafe.Kjo fushate duhet te kete aktor kryesor Sali Birrishen dhe askend tjeter.

    1. human says:

      Labi, Ti ke te drejte.

      Madje Nishani eshte merzitur shume qe po ja vonojne fjalimin e shkruar, sepse nuk din çfar ti thote ndonje ambasadori qe shkon tek Presidenti.

  2. I.lir says:

    C’ kini me te. Ai pershesh me kos po ha !!!!

  3. . says:

    Ky “Hallvaxhi” i super-killerit Sali Bisha
    e kupton se eshte “Skenar” si Avioni Divjakes, Tritoli Lazaratit …

  4. Tarrasi says:

    Cenimi Isiguris poplike eshte cenuar tashe gjashte muaj me perpara nga kryeministri kryetari parlamentit sidhe nga ministri brendeshem persidenti seshte informuar fare perket siguri puplike se meligj duhet lajmruar ipari por persidentin ekan shajtur dhe perdhos figuren etina dhe instutucjonin eshtetit tani persident eshte Ismajl Qemali ai mund tijap nje keshille krye kriminelve te shtetit shqiptar meqe eshte edhe ne netegjitha zyrat einstutucjoneve shqiptare

  5. antispiuni says:

    Presidenti nuk ishte informuar per atentatin por ajo çeshtje eshte mbyllur me qoka “mes nesh”, keshtu qe ai do qe te jete dorë jashte kesaj çorbe…! ?

  6. GAMORI says:

    ISLAMIK I QENIT

  7. Arbeni says:

    E pasken pritur me flamur shqiptar prodhim kinez( te klonuar) dhe ne te gjitha fotot i kane fshehur dy kreret e shqiponjes qe mos kuptohet, por tradhetohet nga kthetrat.
    Nje turp per protokollin zyrtar

  8. Alphade says:

    Salush Berishovici i ka cuar haber-urdher- Jarit qe ta qepe gojen sepse kjo nuk hyn suazen presidenciale,
    por i takon monstres ta drejtoje personalisht si ceshtje madhore per te permbysur shtetin sepse pushtetin
    e ka Vicidolasi per te bere perputhjen shtet-pushtet … ! Prandaj edhe Jari hesht duke e mbuluar kete heshtje
    te diktuar e urdheruar me nje vizite ne Katari…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje