Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga presionet ndaj drejtësisë në hetimin që po kryhet për cështjen Doshi.
“Edi Rama dhe Ilir Meta kordinuan dje, një sulm të ri ndaj Prokurorisë, në përpjekje për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, për akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve, duke keqpërdorur një aktor portokallie për çështjen më serioze dhe më të mrephtë të politikës dhe shtetit, në 25 vitet e fundit.
Ky presion ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një video të aktorit të portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve.
Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho.
Ky akt i Edi Ramës, nuk është gjë tjetër vetëm presion ndaj Prokurorisë, përpjekje për të feshur të vërtetën.
Edi Rama po i kërkon prokurorisë ta trajtojë çështjen si barsaletë, dhe ti japë asaj një fund komik, edhe pse bëhet fjalë për një nga akuzat më të rënda të Kodit Penal, siç është bashkëpunimi në tentativë për vrasje.
Dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën.
Largimi i Ilir Metës është imperativ për të pasur një hetim të paanshëm e të painfluencuar nga pushteti.
Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga presionet ndaj Prokurorisë, për fshehjen e të vërtetës tronditëse.
Populli foli qartë dje në demonstrimin madhështor.
Populli është në këmbë, dhe do të jetë edhe më shumë edhe më i bashkuar në protestën e ardhshme, derisa Ilir Meta të largohet.
Edi Rama do të ketë të njëjtin fat, nëse vazhdon të bashkëpunojë për të ndikuar hetimin e plotë dhe të pavarur, në favor të skenarit mafioz”, tha Ristani. /gj.k/
po drejtesine e keni ju more muter.
E shiten Prokurorine keta dhe Gjykatat? Prit kur te kerkojne shkarkimin e Kryeprokurorit.
Nuk i vjen turp Tom Doshit qe e mbron Ristani?
Ketu eshte katandisur?
O tellall lat nam late pse se kerkoni dorhqjen e prokurorit te pergjithshem apo e ka ven Sala dhe sua mban edhe ai ka qen ne dieni qe ne fillim hade klluon hajde.
Po pse Edi rama e vuri aktorin e portokallise per te bere nje gje te tille?! Keni dale jashte orbites njerezore, jeni kthyer ne robote te krimit, korrupsionit dhe tradhetise, po ku do te perfundoni? Ai popull qu u erdhi prapa dhe dje u ka zgjedhur qe te thoni fjalen tuaj ne ligjveniet e parlamentit shqiptar dhe jo per te bere karagjozlleqe ne kurriz te tij; megjithate ata ju kane pare se çfare malli jeni, por u dukeni si fantazma tani dhe as vete nuk duan ta besojne. Ata po zbatojne ate thenien popullore: per inat te ( nuk e di se cilin kane inat), do fleme me Sali Berishen, Lulezim Bashen, Arben Ristanin e ca te tjere qe me qeshet dhe po tu ze emrin ne goje. Kthehuni rruges njerezore si gjithe bota se jeni bere legenat e legenave!
Te lumte Fatmir! Kush mendonte 25 vjet me pare, qe ky njer,i qe i besuam,do te arrinte deri ketu?!
Ky ketu eshte zar i LSI, i ashtequajturi GJINI, sepse te tere te LSI jane tipa qe vetem blihen dhe shiten me leke dhe verdallisen si cakej ne administrate. Besoj e dini qe nena e ketij zarit punon tek ZRPP ; ) , HIPOTEKA zyrat qendrore si shefe e finances futur staf nga LSI dhe nga Ilirjan Muho. Besoj do e merni vesh shpejt involvimin e saj ne disa tendera si shefe finance aty se bashku “ekspertin” e videos se Metes qe punon shef IT tek ZRPP i quajturi ERMAL BEQIRAJ. Eramli ta dini ju eshte personi ekspert per videon e Metes, super hajdut, ish shef i IT te QSUT, sot me ndjekje penale me dem mbi 500 mije euro nga KLSH (VERIFIKOHENI NE PROKURORI) dhe njekohesisht personi qe fshiu dhe demtoi serverin e tatimeve, nipi i BABA TAKUT. Do dalin te tera ne media shume shpejt me detaje sepse kemi mare info te pa fundme per keta kancera te shoqerise qe verdallisen lirshem.
Vazhdon shterpesia e partise blu,jane bere aq qesharake sa qe po fajsojne dhe dhe aktoret e portokallise per kete komedi qe po luhet,me aktor kryesor Tom Kodoshin,skenarist Tan Priftin dhe regjisor te perhershmin Sali mjeran Berisha.
Sipas ketij tallashit nuk duhet me bo mo humor. Keto jan msu me kohen e Enverit
te bej politike ristani , tu befte dita nje mije o popull , qe i shporrem keta plera me 23 qershor.
Nuk ka asgje te keqe qe ky aktori ka bere kete vidion humoristike, perkundrazi eshte e shendetshme per shoqerine. E keqja qendron kur kete video e perdorin si arme politike Rama dhe xha Braho, ketu merr ngjyrime te tjera. Humori zbehet dhe kthehet ne nje porosi politike per qellime te caktuar, pra nuk eshte thjeshte humor por arme politike per te shpelare trute e njerzve,pjese e propogandes qeveritare