Raporti: Lulzim Basha në 4 vjet realizoi vetëm 15 nga 80 premtimet e bëra

13 Mars 2015, 13:08Politika TEMA

Bashkia e Tiranë ka realizuar vetëm 15 premtime në 4 vite që ka drejtuar  Lulzim Basha si kryebashkiak. Kjo evidentohet në raportin e Mjaft, I cili analizon 4 vitet e bashkisë së qytetit më të madh në vend.

Sipas Mjaft, gjatë prezantimit të platformës elektorale për fushatën e Bashkisë së Tiranës në periudhën Prill – Maj 2011, Lulzim Basha artikuloi disa premtime të cilat u konsideruan më madhoret e kryera përgjatë këtyre 25 viteve.

Disa nga premtimet kryesore, ndër të tjera ishin: krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës, shfuqizimi i 60 taksave/tarifave bashkiake, aplikimi i Kartës Bashkiake Studentore, ndërtimi i Unazës së Madhe, Bulevardit të Ri, sistemit të Tramvajit etj.

Në bazë të deklaratave elektorale të Bashës në hapjen e fushatës, por edhe gjatë saj, janë evidentuar në total 85 premtime të ndara në 6 kategori. Kategoritë janë: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura.

“Nga analizimi i të gjitha këtyre premtimeve rezultojnë se në total 15 premtime konsiderohen të realizuara, 6 premtime rezultojnë të realizuara pjesërisht, 4 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 60 premtime mbeten të parealizuara”, vlerëson raporti.

Siç vihet re nga të dhënat, numri më i lartë i realizimeve të premtimeve i takon kategorisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal me 6 premtime të realizuara. Ndërkohë raporti më i lartë i premtimeve të realizuara me totalin e premtimeve për kategori është ai i Turizmit Kulturës dhe Sportit. Ndërkohë vihet re mungesë e realizimeve përsa i përket premtimeve mbi infrastrukturën. Vepra madhore si Bulevardi i Ri, Stacioni Multimodal, Sistemi i Tramvajit, Unaza e Madhe, Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës, Parku i Dajtit, Parku i Madh i Tiranës kanë rezultuar si premtime të pambajtura. Po në këtë kategori vlen për të përmëndur plotësimi i premtimit për “hartimin e një Plan Bashkëkohor Rregullues për qytetin brenda vitit të parë qeverisës”. Plani u votua datë 15 Shkurt 2013, ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ndërkohë që në kategorinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Bashkia e Tiranës ka dështuar në mbajtjen e premtimit për “rritjen me të paktën 2,5 herë të ardhurave të Bashkisë”. Gjithashtu mbetet e realizuar pjesërisht “shfuqizimi i 60 taksave e tarifave vendore dhe do të përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave që mbesin”, si dhe “krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranës brënda dy viteve të para”.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohorë Qershor 2011, deri në ditën e sotme. Në raport nuk janë parashikuar veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim.

 

11 komente në “Raporti: Lulzim Basha në 4 vjet realizoi vetëm 15 nga 80 premtimet e bëra”

  1. Lala says:

    E morem vesh padroni i te keqes ia hoqi fuqine Saliut e Lulit dhe ia ka kaluar LSI .halli eshte se ky popull nuk ka me se c’ ti marresh

  2. mondi says:

    sesi eshte ky, si palluqe pa lidhje ?

  3. tuku says:

    ca lesh premtimesh. Ky lulishtja eshte vetem per te pjek qofte. e shikoni tiranen sot nje dite para festes se Veres. asnje shenje feste, asnje dekor, ndoshta nuk eshte abc-ja e pushtetit lokal por eshte impakti qe ka te njerezit.

    1. Lol says:

      Hahaha. E fort! Ky vetem deme ka shkaktuar! Njeri bosh sdi gje smer vesh gomar fare

    2. Altin says:

      Dita e Veres eshte feste e Elbasanit.
      Po te kujtohet kur ishte Nano qe te mos i jepte asnje lek Bashkise se Elbasanit qe udhehiqej nga demokratet, por qe tja jepte te gjitha leket keti shokut tone Edit ne Bashkine e Tiranes, e beri feste zyrtare. Dhe Nano ishte ai i keqi qe Edi e rrezoi!

      Edhe tashti Edi e le pa asnje qindarke, bashkine ja mbyll te gjitha projektet (megjithese vuajme ne populli), ata vazhdojne ti ndajne leket si te tyret (me Tonin nga Anglia), s’ngelet gje per bashkine. Po edhe ky po te ishte si Edi do bente ne mos me keq!

      Kjo eshte e keqja ne Shqiperi qe sjane qyteteruar e skane per tu qyteteruar ndonjehere politikanet!

  4. A says:

    Ku eshte STACIONI i TRENIT te TIRANES, qy ky LULEZIM BASHA e ka shkatarruar qe ne SHTATOR 2012, ku rruga hekurudhore nga Tirana ne Vore eshte shkateruar dhe shitur per skrap.
    Jemi i vetmi kryeqytet, TIRANA, pa stacion treni ne rajon dhe ne Evrope. Turp.
    Ku eshte karta e studentit, qe nuk ka funksionuar asnje dite, etj. etj.

  5. RILINDJA E LESHIT says:

    HAHA HARRUAT SE KRYEIMINISTER ESHTE RAMA DHE KURR BASHKIA NUK MERR LEKE NGA KRYEMINSTRI CKA TE BEJ POR PRETIMET RAMES SA JANE?

    1. Lol says:

      Ku rama ishte ne bashki paret qeveria ja jepte kamzes. Por rama esht person persmari jo si ky kok kunglli

  6. Kopili i vogel i SRB says:

    Lulushi eshte nje pjelle e ndyre e SRB dhe qysh heret eshte nje pjelle qe ka lindur i vdekur!
    Ky qenushi i Argites jo vetem qe nuk ka mbajtur asnje premtim por nuk ka qene (edhe si pasoje e mandatit te vjedhur) as edhe nje dite te vetme ne rolin e tij si kryetar i bashkise se kryeqytetit!
    Tirana ka degraduar ne nje qytet ku rruget jane plot me gropa, lulishtet po zhduken cdo dite ndersa ato pak qe kane mbetur jane te pista dhe te shemtuara. Tirana eshte kthyer mbrapa ne vitet 1995-2000 dhe i ngjan sot me shume Kandaharit sesa nje kryeqyteti te nje shteti Europian qe synon te integrohet ne Europe.
    E vetmja gje qe do te mbahe mend ky bibilush primitiv eshte prishja e hekurudhes dhe stacionit te trenit ne Tirane!

  7. Asnjeanesi says:

    Degjo ketu , ti Rilindja e Leshit (te mbifte leshi ne goje) . Rama ka vetem nje vit e gjysem Kryeminister , ndersa Lulushi ka kater vjet kryetar bashkie , pra , dy vjet e gjysem , ka pasur Kryeminister viçidollasin Berisha dhe parate nuk i kane munguar , madje edhe ne keto nje vit e gjysem te fundit , fondin e ka marre nje per nje , por eshte dembel e i pa afte . Edi Rama beri tre legjislatura kryetar bashkie , me viçidollin kryeminister , ku i gjente fondet qe ndryshoi Tiranen , qe po e pushtonin minjte ? Apo kishte miqesi te madhe me Salen e Leshit dhe ky i fundit e mbulonte me fonde ? Madje drejtonte Tiranen dhe Partine Socialiste ne te njejten kohe , madje-madje , u vleresua si drejtues bashkie me i miri ne Bote . Jo , mor , jo ,as nje qeveri nuk t’i mban fondet , por duhet te dish , jo vetem te kesh . A e di ti qe Lulushi ka dy vjet qe nuk ka shkelur ne zyre , ne Bashkine e Tiranes ? Je i qarte tani , ti Salisti i Leshit me qime , te mbifte leshi ne gryke .

  8. "BALASHI" says:

    Pjesen me te madhe te kohes e kaloi nen udheheqjen e PD-s. Apo e anashkalon kinse nuk e kupton, ti Leshi…
    Turp qe jeton akoma me te shkuaren kriminale e mashtruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje