Tom Doshi letër kryeprokurorit: Edhe ti duhet të pyetesh si i dyshuar në planin për vrasjen time

13 Mars 2015, 09:06Politika TEMA

Tom Doshi i ka paraqitur një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla ditën e djeshme, ku kërkon hetim ndërkombëtar.

Kjo, duke qenë se sipas Doshit, në planin për vrasjen e tij është përfshirë edhe vetë Llalla.

Doshi thotë se duhet të pyetet edhe Llalla, pasi ai thotë se kryeprokurori ka vënë në dijeni personin e dyshuar për vrasjen e tij.

Kërkesë, drejtuar:  Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla

Kërkues: Tom Doshi, i biri i Gjekë lindur më 6 qershor 1966, në Shkodër dhe banues në Tiranë, në rrugën “Qemal Stafa”.

Baza ligjore: Neni 110, Kodi i Procedurës Penale

I Nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm,

Siç dihet së fundi, Prokuroria për Krime të Rënda, mbi bazë të Urdhrit Tuaj ka nisur hetimin kryesisht mbi deklarimet e mia se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj meje dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë, të porositura nga Z. llir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Hetimi i kësaj çështjeje po vijon intensivisht dhe konstatohet lehtësisht se publiku njihet online pothuajse me çdo detaj të veprimtarisë hetimore.

Në këtë çështje janë pyetur edhe funksionarët më të lartë të vendit, të cilët janë të përfshirë në çështje si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, përveç dyshimeve të konkretizuara prej meje.

Po ashtu, së paku në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, është e domosdoshme që të pyetet edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe Ju që jeni Prokuror i Përgjithshëm.

Për sa më sipër, duke qenë se në çështje (në cilësitë e sipërpërmendura) janë të përfshirë aktorët kryesorë politikë, vendimmarrës në vend dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, i denoncuari prej meje si porositës i vrasjes është funksionari më i lartë i Shtetit pas Presidentit të Republikës”, thuhet në letrën e Doshit./b.l

21 komente në “Tom Doshi letër kryeprokurorit: Edhe ti duhet të pyetesh si i dyshuar në planin për vrasjen time”

  1. Naftetari says:

    Nje pytje kame une pse nuk arrestohet ky mashtrues ordiner se desh e coi vendin ne lufe me kete histori femijesh lagjeje.

    1. emigranti says:

      hahhaaa, çfar e di veten ky OBAMA???

    2. Bossi -kossi says:

      O laluc hesht ore mos fol karelleqe

  2. Fieraku Levan says:

    Po i ben Presion prokurorit npermjet Kanunit zotni Tom??Eshte edhe Krye-Prokurori pjese e planit per te vrare ty??C’fare parashikon Kanuni ne kete rast??Kaq te rendesishem e kujton vehten zotnia jote,saqe jane bere bashke gjithe kokat e shtetit per te vrare ty??Edhe Senator i Senatit Amerikan te ishe,nuk do ishin mbledhur kaq shume koka shteti bashke per ta ekzekutuar…

  3. Patriot says:

    I nderuar z.Doshi!
    Nese doni ti beni nje sherbim te paharruar ketij vendi,pjese te aksionit tuaj politik dhe qytetar duhet te beni edhe sqarimin dhe bllafaqimin e fakteve lidhur me largimin tuaj nga grupi parlamentar i PS.
    Ka shume mundesi qe kjo e dyta,pra,nje proces sqarimi i largimit tuaj nga grupi parlamentar socialist te kontribuoje edhe ne zbardhjen dhe avancimin e ceshtjes penale. Sepse ju nuk duhet kurrsesi te pranoni kaq lehte dhe kaq ne menyre naive te pajtoheni dhe te beheni kurban i mbajtjes me cdo kusht te pushtetit nga klani i Rames dhe Metes.
    Per Ramen dhe Meten,megjithe investimin marramendes mediatiko-propagandistik,karrigja dhe zyra e pushtetit jane i vetmi obsesion i tyre. Nuk ka as reforme,as ringritje,as ringjallje as rilindje,as integrim! Te gjitha jane perralla bajate! Kush do e integroje kete vend ne Europe, Likja dhe xha brahot e leshelise?!….hahahha!
    Ketij Likes,kur ishte student, i kane rene kembet duke u endur lart e poshte neper zyrat e sekretarve te PPSH-se!!! Ne zyren e Xhemal Dinit,qe ka qene sekretar i Partise se punes per Universitetin e Tiranes, ky Likja i integrimit hynte e dilte duke marre direktivat sesi te intensifikohej lufta kunder shfaqjeve borgjezo-revizioniste,rritja e vigjilences revolucionare,pastrimi i rinise nga “skorjet”…!!!!!…Pra,ky ka qene spiuni nga me te zellshmit ne ate kohe,qe sponzoret e tij sot,pushtetaret e larte dje,duan te na e shesin per ….te ardhmen e ketij vendi!!!
    Kjo kohe, mor i dashur Tome,nese nuk eshte koha jote,e nje familje qe eshte persekutuar mizorisht nga kriminelet komuniste,nuk mund te jete kohe dhe epoke e demokracise!!! Duhet t’ja besh te qarte,publikisht Edi Rames&co,se nuk mund te pranosh me mbi kurriz prakrikat e lena si direktiva per zbatim qe nga koha e Miladin Popovicit!!!….

    1. Pilo Lala says:

      Duket qe je duke dhene shpirt, se tu kujtua Xhemal Dini.
      Ideja jote eshte qe Toma do shpetoje Shqiperine, por nuk e le Serbia? Serbine e kemi brenda, me Kryeminister 25 vjet dhendrrin e Serbise.

  4. Po mjafte mor karagjoz se po behesh turpi botes,je shendoshe e mire si kokrra e molles(nga pamja e jashtme pasi nga brenda je nje person i kalbur, pa ide) pse kruhesh lart e poshte,po ike mer tru balte se nuk je “mreti” i shqiptarve por nje kokerr mashtrusi qe pak nga pak do menjanohesh si person debil dhe injorant.

  5. kaurri realist says:

    Fillimi i fundit i mbeturinave te komunizmit nisi. Veç Malcija e Madhe e ka kete pushtet etik me i dale ne krye kesaj rruge te veshtire. Héc ne rrugen tande, Tom Doshi, se ka me te ndihmue i Amshuemi si te ka ndihmue deri sot.

  6. v.duka says:

    Turp i madh per Ju zoterinje drejtues te institucioneve, po ju terheq nga hundet nje Tom Doshi me apo pa te drejt. Zbatoni ligjet dhe zgjidhni urgjent ceshtjen se nuk ka nevoj per shkence te madhe; jepuni fund ketyre tragji-komedive se u beme gazi i botes.
    Me respekt per lexuesit V.Duka.

  7. Kurrizua_i_Parisit says:

    Mos i leni numrator telefonik ne dore Tom Doshit, se na futi te gjitheve ne listen e atentaoreve me pagese!

  8. nick says:

    o TOM! je bere si safeti qe komenton dhe informon miletin te tema!

  9. Arben says:

    RROFTE FSB-JA RUSE

  10. Hëm... says:

    Tome mos ja fut kot… dakort te pyetet edhe prokurori po lere ate idene e investigetimit nderkombetar… po qytetaret e thjeshte qe nuk e kane kete mundesi per ceshtje ndoshta me te rendesishme se juaja. Prandaj eshte gjykata nderkombetare, nese nuk arrin te drejten ne vend, adresoju asaj

  11. xhino says:

    ike TOM KODOSHI IKE ME GJITH TESPIE

  12. Noli says:

    O Tom! Nga nje burre i forte je bere nje qarraman dhe ankohesh cdo dite se te gjithe duan te vrasin. Pse je trembur keshtu? Dukesh se ke mbaru.Veprimet e fundit te trgojne si karagjoz: Mbahu Tom gjej orientimin se ke marre kot.

  13. toni says:

    me vjen turp pse ofendoni njeri tetrin jemi shqiptar me nje gjak temos
    i hupim traditat .e kemi tradite me fale vllai vllain e jo me ofendue

    Zoti e bekoft gjakun e shqiptari

  14. gezim says:

    …. ky ka ikur per lesh nga mendja duhet bere nje kontroll mjeko-ligjor, qe eshte karabush dihet por qe i ka shfeshur kra-bushin tani po e tregon vete. Lidheni qenin per provokator e trafikant, mjaft me te semur psigjik si ky e kollare prifti.

  15. Arben says:

    TRAP KY DOSHI, TRAP, POR CA GJERA I KAP

  16. K says:

    PSE NUK DALIM NË PROTESTA DERISA KY
    TË BËHET PRESIDENT I REPUBLIKËS.
    SA DËFREHEN NË EVROPË KUR I DËGJOJNË KËTA.

  17. Fishta says:

    Doshi kunder te gjitheve, vjen ere e keqe!
    Lidhja e Dritan Priftit me Doshin nuk eshte eshte rastësi !!! A mundemi ne si shtet te zbulojmë skenarin makaber antishqiptar? Te negociohet me aleatet per per zhguljen nga rrenjet kete farse tradhetie e nisur qe nga “koha” e Nikoll Lesit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje