"Çështja Doshi"/ Paloka në Prokurori: S'e di nëse është e vërtetë, rëndësi ka që kupola fshehu krimin. Dëshmojnë edhe Braho e Vasili

12 Mars 2015, 18:51Politika TEMA

Pasditen e sotme, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar për “çështjen Doshi”.

Prokuroria e ka thirrur Palokën, pasi Berisha deklaroi se ishte ai që e kishte informuar për komplotin e vrasjes së dy deputetëve, Doshi e Fufi.

Paloka nuk dha detaje rreth dëshmisë së tij duke thënë se gjithë informacionet qe ai kishte janë në Prokurori.
Pyetjes së gazetarëve nëse ka fakte për pengimin e drejtësisë Paloka tha: Faktet janë para syve sa kohë Meta është në Krye të Kuvendit, Rama në krye të qeverisë, Tahiri në krye të Minsitrisë së Brendshme . Kur prokuroria vazhdon të hetojë ata kanë thënë që çështja është e mbyllur.
Për ne nuk ka rëndësi bindja jonë, ajo që ne kemi bindje është se kjo mazhorancë është e implikuar rëndë, me rastin e 6 muajve fshehje të ketij krimi.
Nuk marrë përsipër të them është apo jo e vërtetë kjo histori, por kjo kupolë e mafias për 6 muaj e ka fshehur dhe vazhdon ta manipulojë këtë ngjarje, përfundoi Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Kreu i grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka dëshmuar për rreth 35 minuta në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rreth akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi se ka pasur një plan për të eleminuar fizikisht atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi.

Gjithashtu në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur edhe kreu i Komisionit të Sigurisë njëherësh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho. Duke iu referuar humoristit të Portokallisë, Besart Kallaku, Braho u shpreh me shaka se ka sjelë në Prokurori një tjetër të penduar.

Spartak Braho ka qenë një ndër personat e parë që ka folur në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat duke thënë të njëjtin version si ai që ka bërë më parë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Braho në një deklaratë për mediat ka thënë se ai ka pasur dijeni për këtë çështje por jo në versionin e paraqitur nga Doshi. Sipas tij urdhrin për vrasjen e Doshit dhe të Mhill Fufit e ka dhënë Agim Rama kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kjo kishte qenë deklarata e parë e Doshit teksa kishte treguar për atentatin që ishte kryer ndaj tij./j.h

 

6 komente në ““Çështja Doshi”/ Paloka në Prokurori: S’e di nëse është e vërtetë, rëndësi ka që kupola fshehu krimin. Dëshmojnë edhe Braho e Vasili”

  1. jooooooo says:

    Braho eshte si FOTO RRELI,del me video e foto

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Peng me ka mbetur;
      Qe nuk e perdhunova nje here andej nga liqeni kete thuthuq.
      Bridhte me biciklete femrash te kuqe, rrota te vogla, pa shale…
      P.S. E kam seriozisht qe e kam pare, po peng jo xhanem ?

  2. alban says:

    SA BAJGE QE ESHTE KY THUTHUQI

  3. miu i arave says:

    Po mire, ky Edi Zef Paloka ka marre leje nga Sali kriminel Berisha per t’u para-

    qitur ne prokurori? Se ai edhe kur shkon ne WC paraqitet me pare te Saliu.

  4. Manti says:

    A nuk eshte pak kontrakditor ky “lider” i pedese kur thote “nuk di ne se eshte e vertete kjo histori” dhe pastaj pohon, ” por kjo kupolë e mafias për 6 muaj e ka fshehur dhe vazhdon ta manipulojë këtë ngjarje”
    Hajde llogjike, hajde. E kujton popullin budalla ky thuthuq frikacaku e bureci?
    Mjere kush i degjon dhe u shkon nga pas me perjashtim te ndermarjeve dhe personelit te bashkise se Tiranes plus bathorja dhe disa turiste rrethesh qe vijne per ta vizituar kryeqytetin badiavah me nga nje peshqesh prej njemijlekesh qe u a jep pedeja.

  5. ARDIAN says:

    po mir duhet be qen bole sa her shef ander ndonje duhet me mar serjozisht dhe me leket tona duhet me humb kohe prokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje