Deputeti gjerman pas takimit me Bashën: Ai mbështetet ende tek këshillat e Berishës

17 Mars 2015, 20:10Politika TEMA

“Lulzim Basha mbështetet ende te këshillat e Sali Berishës”.

Kjo është përshtypja edhe e deputetëve gjermanë pas takimit që ata patën në Gjermani me kreun e PD-së, Basha.

Deputeti Roderich Kiesewetter tha se:

“Ai e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe që dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin”.

Kiesewetter shtoi se e kishte inkurajuar kryetarin e PD “që ta vazhdojë rrugën e tij dhe që të zbatojë vullnetin e tij edhe përballë kundërshtarëve në partinë e tij.”

Sipas Kieseëetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Roderick Kiesewetter.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë.

“Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter për DW.

Sipas Kiesewetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun Gjerman, Roderick Kiesewetter.

8 komente në “Deputeti gjerman pas takimit me Bashën: Ai mbështetet ende tek këshillat e Berishës”

  1. babaqja says:

    Si thua zotrote?Te beje reforma brenda partise dhe ne drejtesi.Po kjo reforma e drejtesise e shpie Bashen dhe Berishen ke 7 dritaret per zullumet qe i kane bere ktij populli.

  2. SuloKapedani says:

    O zoti gjerman,ore nuk e bènè dot atè punè lulushja se bie brenda me kèmbèt e veta.Pastaj nuk e lejon saleehqenserbi.Pastaj o gjerman vèllai ndihmoje pak vèllanè ore se prandaj ka ardhur qè ta mbèshtetèsh dhe jo ti bèshè qejfin tè gjatit.Ore nuk jane mè terezi kèta tè evropès,edhe ajo zonja nga lindja se dègjoi Bumçin,edhe ai e ngriti zèrin si nè parlament,ja bèri 8 me 2 asaj zonjès Lum si p.d. nuk mbahet mè protest nè çdo sektor,”Rrrofte sala ,rrofte p.d.”me 100 vete ne protestè.Edhe 100 vete do shtohen nesèr do bèhen 200 punonjès petrita tè p.d.-ès.

  3. dida says:

    Cfare ka te vecante pse mbeshtetet tek keshillat e Berishes, po pse jo more te Temes. Do te ishte jo normale ne qoftese nuk do te keshillohej.

    1. Bekimi says:

      O dida….
      Të marrësh këshilla nga ai që i ka vënë zjarrin Shqipërisë, nuk mund të ketë vlerë, mer shoku…ose ka vlerë negative…..
      Dhe kjo i bie që ti të jesh kundërshtar i pd-së. Edhe unë ashtu jam.

  4. Llalla says:

    Kta te PD, jane pirdh te shfryhesh. Shkojne jashte dhe qahen per punet ne shtepine e tyre. Kur se gjen gruan ne shtepi, o Luli, cfare ben, i thua Berishes?

  5. ismeti says:

    te paster ,me vjen keq po ne partin e demagogave nuk ka te paster

  6. mali says:

    Kur deputeti gjerman nenvizon se Luli mbeshtetet ende tek keshillat e Berishes ,e sheh si negativitet te tij i cili duhet te beje reforma brenda PD-se per te ndryshuar ate fryme negativiste qe ka nderuar Berisha per 25 qe e ka demtuar zhvillimin,demokratizimin e politikes shqiptare ku sundon urrejtja,dhuna verbale dhe vrasjet,korrupsioni i ngritur ne sistem dhe ne vecanti korrupsioni familjar i Berishes qe solli dhe tragjedine e Gerdecit,prandaj dhe i kerkohet Bashes qe te behet burre e te shkeputet nga filozofia berishiste,sepse Basha e ka te veshtire se eshte pjelle e asaj shkolle dhe eshte angazhuar se do te ndjeki gjurmet e babait te tij shpirteror,gje qe shihet me neveri nga evropianet te cilet e njohin mire se c,eshte berishizmi e c,deme i ka sjelle vendit ,por edhe PD, si partia e pare dhe me e madhja qe lindi per kunder diktatures komuniste,por qe fatkeqesish u mor nr dore nga komunistet qe i emeroi Ramizi per te zezen e ardhmerise shqiptare qe qenkerka e destinuar qe te drejtohet ende nga ish komunistet,ndersa te perndjekurit mbeten perseri te perndjekur,te perbuzur,larg pushtetit sic e deshironin ramizistet.Kjo eshte per te ardhur keq,sepse Luli nuk mund te shkeputet nga berishizmi ,se se bashku me te kane shperdoruar 230 milion eurot e rruges se kombit,kane vrare 4 vete dhe plagosur dhjetera te tjere me 21 janar, shiten detin,prandaj dhe i sherbejne njeri-tjetrit si dy furka mbeshtetese,e si rrjedhim PD do te mbetet nje force politike ne kalbje,ne shformim e shperberje,asfiksim,se nuk kane kauza ne interes te qytetareve,vecse deshires per pushtet qe te vjedhin edhe nje here po te kthehen ne ato karrike qe i ndyne per tete vitet e fundit dhe qe populli me te drejte i permbysi qe te mos ua shohe me kakrimen sojit te te korruptuareve, vrasesve qe e kane vendin vetem pas hekurave.

  7. Zani T. says:

    Ore deputet, ju jeni strikt si OMEGA! Mos iu sill rrotull, mos i lezeto gjerat. Si mund te thuash keshilla, kur ai, Lulzim Basha, pra, ndjek strategjine me kriminale qe po i luhet ne kurriz ketij populli nga nje superagjent, nga me antikombetari e antshqiptari qe ka njohur ky vend. Dhe ju i thoni keshilla! SRB-i s’e le me luajt presjen nga strategjia e vet e superagjentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje