Hillary Clinton dhe Jeb Bush, rikthimi i përplasjes së “dinastive”

17 Mars 2015, 21:39Politika TEMA

Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, një demokrate, dhe ish-guvernatori i Floridas Jeb Bush, një republikan, janë dukshëm kandidatët më të mundshëm për president vitin e ardhshëm. Të dy kanë emra të famshëm dhe mundësinë për të mbledhur shumë fonde. Por, të dy do të përballen me sfida nëse do të vendosin të futen në garën për president.

Hillary Clinton dhe e bija Chelsea zënë vendin kryesor në podium gjatë një aktiviteti për fuqizimin e grave në Nju Jork.

Demokratët dëshirojnë që zonja Clinton t’i futet garës presidenciale së shpejti, por ajo është vendosur në pozicione mbrojtjeje për çështjen e përdorimit të email-it të saj privat kur ishte sekretare shteti.

“I besoj popullit amerikan se do të marrë vendimin e duhur për çështje politike dhe publike, dhe unë ndjej se kam ndërmarrë hapa të papreçedentë për t’i bërë të disponueshme email-et e lidhura me punën. Do të bëhen të disponueshme për publikun.”

Debati për email-in e zonjës Clinton risjell në mendje imazhe të skandaleve të së kaluarës, thotë analisti Matt Dallek.

“Ideja qarkullon se familja Clinton përpiqet vazhdimisht të fshehë diçka, ose se nuk janë të besueshëm, ose se urrejnë mediat dhe se po krijojnë konflikt me republikanët. Të gjitha këto gjëra po na rikthejnë në të shkuarën dhe po krijojnë një lloj turbullire në vend, në Partinë Demokratike, dhe në media.”

Sfida është e një lloji tjetër për republikanin Jeb Bush.

“Dua të fitoj. Dua që partia jonë të fitojë. Dua që konservatorët të fitojnë.”

Zoti Bush ka gjasa të përballet me disa kandidatë konservatorë, dhe gjithashtu edhe me disa kujtime të pakëndshme të presidencës së të vëllait.

“Unë e dua tim vëlla. E dua tim atë. Madje, e dua edhe time më – mendoj se kjo është O.K.  Dhe admiroj shërbimin e tyre për vendin dhe vendimet e vështira që u është dashur të marrin. Por, unë jam vetvetja.”

Disa republikanë pritet të kandidojnë dhe prirja për një fytyrë të re mund ta dëmtojë zotin Bush, thotë Matt Dallek.

“Është një ndjesi e përgjithshme brenda Partisë Republikane që ngre pyetjen nëse vërtet u duhet dikush nga e kaluara. Ky është argumenti që përdor kundër Bushit ish-guvernatori i Wisconsin, Scott Walker. Dhe emri Bush, me gjithçka që përfaqëson, mendoj se bëhet pjesë e përkryer e këtij lloj sulmi.”

Një garë e re e tipit Bush-Clinton mund të jetë duke u përgatitur, thotë eksperti John Fortier.

“Është e vështirë të jesh Bushi i tretë, dhe nëse do të rezultojë që Bushi i tretë do të përballet me Clintonin e dytë, atëherë do të zgjerohet hapësira për t’u ankuar për dinastitë politike në Amerikë.”

Si zonja Clinton, ashtu edhe zoti Bush, pritet t’i shpallin synimet e tyre së shpejti./VOA

17 komente në “Hillary Clinton dhe Jeb Bush, rikthimi i përplasjes së “dinastive””

  1. serveti says:

    pun diktatoresh, edhe shajn boten komunist diktator terroriste, kurse per vete jan me keq akoma, kan 100 vjet qe komnadoj n ameriken, skan faj populli amerikon dihet si eshte: pa kulture pa moral pa histori (200 vjet shtet) ah se harrova jan dhe injorant :))

    1. Pelasgian says:

      Kta jan “sjellsit e DemonKARcise” neper bote ….e sjellin demonkarcine me USHTRI .

      Edhe Kerry eshte kushuri i DINASTISE BUSH . I bashkon me shume edhe “skull & bones”

      Nuk ka DIKTATURE ME TE POSHTER SE AJO AMERIKANE .

    2. Tremors says:

      E habitshme! Injorante, pa kulture, pa histori dhe komando ne boten!! Shume e cuditshme! Nga zero per 200 vjet te vijne te shkrijne te dera e shtepise! Mua me duken me shume si p … semash se sa budallenj! Te ishin greket e sumriqit pelasgian hajde de, po keta qe per 200 vjet kane kete shtet me shume jane p seme se injorante

    3. abcdef says:

      Servet, o shpirt, sa iu thelle qenke! Kushedi cfare mendimi ke per mbreterite konstitucionale qe sundojne ne boten perendimore , qe nga Spanja deri ne Suedi dhe qe lagen nga ujrat e atllantikut.Jane vendet me te “prapambetura” thjeshte pse jane mbreteri dhe sundohen nga e njejta familje. Por nuk jane Tom Doshet dhe Ilir Metet ata, or engjell kraheshkruar, nderi i tyre si individ ne dobi te vendit qe i ka lindur dhe i rrit eshte provuar katerciperisht. Dhe ata vijne ne krye me zgjedhje plotesisht te lira. Por cfare ti besh vendit tone, or xhan i vellait, qe sa here bejme zgjedhje, ne vend qe te permiresojme cilesine e te zgjedhurve, shkojme me hap krenar drejt se liges.

  2. sit back and relaks says:

    eshte bere dhe hillari si shoku fatos, o behem presidente o ska.

  3. Tarasi says:

    Ky eshet “greqizimi” i politikes amerikane : Papandreu vs. Karemanlis = Clinton vs. Bush

  4. petrit zela says:

    Zoterinj.Neqoftese deshironi te njiheni sinqerisht me demokracine e vertete, studioni me mend ne koke historine e SHBA-se. E them me bindje. Se zgjidhja problemeve social ekonomike,per tere nacionalitete e botes,me banim te perhershem ne SHtetet Bashkuara te Amerikes,jane
    te zgjidhura ne nje barazi te plote,ne menyren me perfekte.Zbatimi I ligjeve demokratike, ne kete vend te bekuar nga zoti,nuk kane lene vend
    per kritiket ku me mendimet e tyre jasht orbite,te heqin apo te shtojn
    dhe nje presje..
    -Ketu qendron madheshtija e saj,qe rreflekton Barazi dhe Drejtesi per tere shtresat e popujve te botes, pa dallim feje dhe ideje-

  5. armelin says:

    Servet ke kalu ndonjeher ne America, se I njohkerke mire amerikanet. Hajt te fala bagetis. …….eeeehhhhhhh

  6. Alphade says:

    Une e dua Hillarin PRESIDENTE TE SHBA-se dhe do te VOTOJ PER TE …!!!

  7. well says:

    and they proclaim democracy all around the world, are they serious???
    Jam dakord me @serveti & Pelasgian, nuk do kisha shtuar asgje…

  8. serveti says:

    armelin serveti ka kaluar e qe cke me te, edhe ka pare shume armeline si puna jote ne amerike, mos te them 70% jan si puna jote, atehere lind pyetja? a mund te jet shtet normal amerika me 70% popullesi si puna jote? un them qe jo.

    1. Tremors says:

      Haha Serveti eshte nga ata qe se ka ngrene dot se atje punohet. Po vari qillon se nga emri duket ça malli eshte. O Servet dil ne Facebook se edhe une ne amerike jetoj. Te shikojme njehere si jeton time sa po vuajme ne. Kam pare shume pordhace si puna jote qe se hane dot punen e fillojne e peshtyjne se jua ka fajin Amerika. Ec Servet se ne qofte se ke qene ne Amerike e di shume mire si jetohet dhe se ligji eshte zot. Leri pordhet e xhelozise se nuk komandon dot boten nje popull i varfer apo budalla ashtu si i quan ti amerikanet. Sa per greqistin pelasgian me mire te na jape ndonje pershtypje per popullin e qim grek qe jane bere rreckat e bythes se Gjermanise.

  9. serveti says:

    tremors po nuk eshte faji im qe ti fshatar coperativist linde dhe po ashtu po jeton ne amerike, fshatari fshat do, pun 25 ore ne dit(jo 24) :))))

  10. Blerta says:

    Admirim per Amerika. Rrezaton Demokraci, zhvillim dhe Liri. Ja pse Amerika eshte e fuqishme dhe inicion ndryshime poZitive edhe ne vende te tjera. Por kur jeton ne Amerike ndjen dhe sheh se ky vend me 300 million popullsi e ka gjetur menyren se si ta bej Ameriken te te dashur, edhe per Emigrantet.

  11. people says:

    aq demokraci ka ne amerike sa polici per i laff te vret edhe aq zhvillim truri ka ne amerike sa kalamojt bredhin kallash ne shkoll, gjera qe ne europen e kultures as qe imagjinohen te ndodhin.

  12. Shqiptar says:

    Mund ta shikosh keq nga jashte dhe te mendosh se keta njerez bejne diktature. Nuk mendoj aspak ashtu, populli eshte i lire te votoj dhe te zgjedhi ke te doj. Ne Amerik promovohen te gjithe, me ngjyre apo pangjyre, aziatik apo afrikan, nuk ka rendesi, thjesht di te bej punen mire dhe e ze vendin. Po te jet nje vend injorant dhe tuf delesh, nuk mund te jete ne krye te botes per 100 vjet. Ky vend gjithmon vjel mendjen dhe punen nga vendet e tjera, si nga llotaria qe ben po ashtu dhe bursat, nese ky vend nuk do ishte kaq i zgjuar dhe tinzar sot nuk do ekzistonte. Politika e ketij vende eshte per tu admiruar, gjithashtu dhe barazia perpara ligjit, qe i trembet i madh dhe i vogel. Mos u mundoni te beni te zgjuarin kundrejt nje gjigandi qe te perpin pa e menduar. Nese do te ishte i dobet dhe i pafuqishem sot do te ishte perpire nga babezia e vendeve te tjera, por i mban gati tu dhe u jep drejtim te gjitheve. Kjo eshte e bukura ketij vendi, qe i jep mundesi dhe emigranteve dhe vendasve, shko njehere ne nje vend tjeter dhe perpiqu te behesh dikush dhe te kandidosh per president… ?

  13. people says:

    ke drejt shqiptar, harrove qe familja bush ka ne qeveri 100 vjet qe kur bente tregti me hitlerin, po ikere budalla se amerika komandohet nga 10 cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje