Lamtumirë “krimineli” im

20 Mars 2015, 17:25Politika TEMA

Nga Andi Bushati*

 

Lajmi se më në fund prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës së arrestit për dy deputetë, nuk është një ngjarje e zakonshme. E vënë në një kontekst më global kur komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Shba po kërkojnë me ngulm spastrimin e politikës, kur mediat gjithnjë e më shumë po marrin guximin për ti artikuluar emrat e të fortëve me imunitet, kur gjykata e lartë jo vetëm nën trysninë e ligjit po bëhet gati të penalizojë edhe dy deputetë të tjerë, kjo që po ndodh mund të shihet si hapja e fazës së parë të procesit të dekriminalizimit.

Në fakt ky term për herë të parë u fut në politikë tani vonë nga opozita. Dhe kur PD-ja e bëri këtë ajo u duk më shumë një lëvizje e sforcuar. Një manovër për të përligjur fundin e bojkotit dhe rikthimin e demokratëve në kuvend, pas një mungese katër mujore. Ajo ngjante më shumë me një lëvizje propogandistike sesa me një shqetësim real. Këtë gjë e vërteton edhe mënyra se si po sillet partia demokratike. Ajo pretendon se në parlamentin shqiptar janë 19 deputetë të inkriminuar, por kurrë nuk e gjeti as forcën dhe as faktet për të drejtuar gishtin tek ata. Ajo u bë promotore e rrezolutës për dekriminalizimin, por ende nuk ka një qëndrim të qartë se si do të bëhet ai. Të gjithë përfaqësuesit e PD-së që kanë dalë në publik nuk kanë një qëndrim të saktë se cili është version i tyre për pastrimin e parlamentit. Si do të bëjnë të mundur ata “shporjen” e këtyre 19 të kriminalizuarve? Si do të ndryshojnë kushtetutën apo ligjet për ta bërë të mundur këtë?

Pra përdorimi i kësaj kauze nga PD-ja më shumë ngjan me demagogji dhe përdorim politik sesa me një vullnet të qartë dhe linjë të vendosur se si do ta arrinte këtë nismë që i bën mirë gjithë shoqërisë shqiptare.

Por pikërisht në këtë fabul që për shumëkënd mund të dukej e stisur qëndron paradokisi. Sepse në momentin që jemi pak rëndësi ka mënyra sesi PD-ja u mundua ta përdorë atë. Edhe sikur ta ketë filluar si një nismë demagogjike opozita arriti ta bëjë atë shqetësim të të gjithë shoqërisë. Ajo arriti të marë në këtë kauzë bekimin e komunitetit ndërkombëtar dhe arriti njëkohësisht clirimin e mediave që sot nuk po kanë më frikë të përmendin emrat e të fortëve të mbrojtur nga politika dhe historitë e tyre tragjike.

Në këtë kuptim opozita i ka bërë një shërbim të mirë të gjithë shqiptarëve. Nëse ajo nuk do të kish ngritur muaj më parë cështjen e dekriminalizimit, ndoshta as cështja Doshi- Frroku dhe as ajo e deputetëve që po gjykohen në gjykatë të lartë nuk do të kish marrë rrjedhën që po merr sot.

Ndoshta më pas, komisioni parlamentar që sapo është ngritur nuk do të jetë në gjendje ti vërtetojë krimet e 19 deputetëve të këtij parlamenti. Shumë prej tyre do të shpëtojnë dhe shumë të tjerë mund të mbrohen përmes procedurave të pafundme. Por gjithësesi tani e tutje, klima që sapo ka filluar nuk mund të kthehet më pas. Shoqëria është e ndjeshme, mediiat janë zgjuar, prokuroria është trimëruar dhe partnerët e huaj po vigjëlojnë. E gjithë kjo ka hapur një fazë të re. Deri më sot ne ishim të përfaqësuar në parlamentin tonë, nga deputetë të fortë dhe me prejardhje kriminale. Ata po shndëroheshin në herojtë e politikës dhe në modelet e të ardhmes. Sot ata janë një pjesë në bankën e të akuzuarit dhe një pjesë tjetër nën gjykimin moral të publikut. Procesi i dekriminalizimit po e bën punën e tij. Ne mund t’u themi atyre lirisht lamtumirë.

*Lapsi.al

56 komente në “Lamtumirë “krimineli” im”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    HASTA LA VISTA BUSHI,
    NUK TE LEXOJ ME.
    GJITHMONE KONDRARRYMES, QE TE KAPESH ME SHUME PESHK.
    PO KTE RRADHE KAPE NGJALEN E RILINDASVE.
    MEDEMEK, KRIMINELET E OPOZITES, ME KATARSISIN E PS, NA BENE NE TE LUMTUR ?
    P.S.
    NDERRO ZANAT
    SE U BERE
    BAJAT ?

    1. it'sme says:

      Falenderoni USA që, nëpërmjet ambasdorit të ri kokoroç Lu, i hapi dritën jeshile shtetit dhe politikës shqiptare të fillojë katharsin dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

      Grushti turinjve që zoti Lu, flakë për flakë, i jep çdo deklarate idiote dhe provokuese të gangsterave të PD-së, me sa duket, është e vetmja rrugë që dordolecët zëdhënës dhe megafonat politikë të agjentit Berisha, të mendohen mirë para se të dalin nëpër podiume de fejsbukëra, për të nxjerrë të pëgërat e tyre, me çdo lloj akuze dhe rrugaçërie për këdo dhe për çfardo.

      E bukura është se është kryeprokurori i tyre Llalla, që i takoi rradha të çmontojë dhe të çojë para drejtësisë kompllotistët e kompllotit të ideuar nga grupi sekret i skenareve puçiste të PD-së, grupi i trajnuar dhe financuar nga UDB-ja, grupi që përgjaku Tropojën dhe gjithë Shqipërinë, që rrënoi vëndin dhe ekonominë në periudhën 92-96, që organizoi masakrën zgjedhore të 96-ës, shkatërrimin e shtetit dhe ushtrisë shqiptare në 97-ën, grushtin e shtetit të 98-ës me shtab të armatosur deri në dhëmbë brënda selisë së PD-së, çarjen e bllokadës euro-atlantike antisërbe që i paraprinte spastrimit etnik biblik të Kosovës dhe bombardimeve të Natos, përçarjen e pashëmbullt veri-jug të shqiptarëve dhe me finalen e madhe, përgjysmimin e popullsisë së vëndit që mori arratinë nga sytë këmbët nëpër botë, pasi ja u bënë jetën sterrë dhe ju vranë të gjitha shpresat se ky vënd mund të bëhej ndonjëherë.

      Ky ishte dhe është skenari sërbo-grek kundër Shqipërisë, i zbatuar me cinizëm dhe me dorë të hekurt nga kryeagjenti i tyre Sali Berisha.

      Më në fund, duket, se USA po i hap dritën jeshile fundit të këtij skenari në Ballkan, pas valëve të rrezikut dhe realiteteve të reja që ofron Krimea, Ukraina dhe ekspansioni në rritje i neoperandorise pansllaviste të Putinit.

      1. Bimbash Efendi says:

        It’s me
        Respekte,nje Analize e Sakte e situatave te krijuara nga S.Berisha
        Ka shume idiote ne shqiperi qe shohin vellezrit e tyre nga krahina apo dialekti dhe se kuptojne qe kjo ndarje u be nga komshinjte Shoviniste me Sherbetorin (Qenin) Besnik Sali Berisha
        Ky popull duhet ti vere gishtin kokes se deri tani akoma se kemi kapur Trenin ose me sakte stacionin
        se Treni ka ik me kohe

    2. Skypion says:

      Andi Bushati e nis shkrimin me nje rrufjaneri te padegjuar gazetareske.Ai shkruan,citoj:”Prokuroria shqiptare me ne fund ka marre guximin…”!!Si mund ta thote nje budallallek te tille nje gazetar profesionist?!!
      Po cfare guximi ka marre Prokuroria shqiptare,kur “te forteve” tashme i’u ishte dhene verdikti nga Kryeministri Edi Rama,nga Kryeparlamentari Ilir Meta,nga Qeveria dhe gjithe maxhoranca ne pushtet?!
      Po cfare guximi ka marre Prokuroria shqiptare kur po zbaton pike per pike verdiktin e dhene me pare nga dy me te pushtetshmit ne vend?!
      Analisti Bushati,e shikon gjene permbys;ndoshta ashtu i volit.
      Per te,Tome Doshet jane te fortet,kurse Rama-Metet jane dobetit.Kjo do te ishte e vertete,nese do te flitej per gangstera lagjesh.Por,ketu jemi ne politike.
      Politika eshte fuqi.Politika eshte pushtet ne kuptimin me te gjere te fjales.Dhe pushtetin politik e kane Rama dhe Meta.
      Keta jane dy me te pushtetshmit ne vend.Keta jane dy me te fortet ne vend.Ne te gjitha pikpamjet.
      Po,do te flitej me te vertete per guxim nga ana e Prokurorise,nese ajo do te kishte vepruar e pandikuar nga Rama-Meta,nga dy njerezit me te fuqishem ne Shqiperi.
      Por,eshte krejt e kunderta.Prokuroria po ben pikerisht ate qe duan dy me te fortet ne Shqiperi,Rama dhe Meta.
      Prape e perseris,si mundet Andi Bushati te quaje guxim nje veprim te tille te Prokurorise??!!
      Nje politikan i njohur i se majtes,i njohur per humorin e tij te lezecem,Skender Gjinushi,tha nje batute me shume vend : ne kohen e sotme,nuk jane politikanet qe kane frike nga te fortet,por te fortet jane ata qe kane frike politikanet!
      Kjo eshte fjale me vend.Nuk eshte Edi Rama apo Ilir Meta qe kane frike Tome Doshin,por eshte Tome Doshi qe ka frike keta te dy.
      Eshte kjo frike qe e detyroi Tome Doshin te bente publike komplotin per vrasjen e tij.Dhe,sic po duket sheshit,frika e tij eshte e justifikuar.Pushteti po i ve prangat.
      Andi Bushati,ashtu si edhe kolegu i tij Lubonja,jane gazetaret me te mire qe ka e majta shqiptare;jane gazetaret me te pavarur ne te majten shqiptare.Prandaj nuk i’u falet te etiketojne me epitetin “kriminel” dike qe nuk eshte denuar kurre nga drejtesia.
      Lubonja dhe Bushati e quajne Tome Doshin kriminel.
      Dje ne Opinion,Lubonja,Duke akuzuar Ramen si te lidhur me krimin,meqe ishte lidhur me Tome Doshin,e shpalli publikisht Tome Doshin kriminel.
      Sot,Bushati,me kete shkrim te nxituar,ka nxituar te thote te njejten gje qe tha kolegu i tij mbreme,pra po e quan Tome Doshin kriminel.
      Ani “i forte” ,por kriminel si na qenka Tome Doshi?!
      Si mund ta quash kaq kollaj tjetrin kriminel?!Po me pare pse nuk e kane quajtur te tille?!Pse nuk e kane quajtur kriminel Tome Doshin kur ishte krahu i djathte i Edi Rames,”i forti” i Edi Rames?!Pse nuk e kane quajtur kriminel Tome Doshin ne gjithe ato protesta te dhunshme qe ka bere Edi Rama me shpatullat e tij?!
      Pse nuk e kane quajtur kriminel atehere,kur ishte mik dhe krahu i djathte i Edi Rames,por e quajne tani,qe eshte shpallur armik nga Edi Rama?!
      Andi Bushati dhe Lubonja,me kujtojne ate shprehjen e urte popullore:”i joti mishin ta ha,por kocken ta ruan”…!
      Te pavarur jane Bushati me Lubonjen.I kritikojne dhe sulmojne te gjithe;pozite dhe opozite;te majte dhe te djathte.Sulmojne si Ramen ashtu dhe kundershtaret e tij.Por,Rames ia ruajne kocken.Eshte i tyre.Eshte “toni”.Rama eshte “toni”.AShtu sic eshte edhe Koco Kokodhima.
      E pikerisht pse Kocoja eshte “toni” eshte arsyeja se pse nuk quhet kriminel si Tome Doshi.
      Merrini ne skaner te dy milioneret e PS-se.Kocon dhe Tomen.Cka te paster Kocoja qe e ben imun nga etiketimi kriminel qe i behet kolegut te tij Tome?Asgje.Bile ka te ngjare te jete krejt e kunderta. Mirepo analistet tane e quajne Tomen kriminel,dhe jo Kocon.Por pse atehere?!Sepse Toma eshte ai,”i huaji”, kurse Kocoja eshte ky,”toni”.A nuk po thone dhe shume te majte,politikane dhe analiste,qe Toma e te tjere si Toma jane mish i huaj ne PS?!
      Ne gazeten e Bushatit,dhe ne te gjitha gazetat e majta,shikoj fotot e disa te shenjuarve si te inkriminuar dhe per tu spastruar.
      Te gjithe deputetet e shenjuar nga Veriu.Te gjithe nga Veriu.Te gjithe nga Veriu.Te gjithe nga Veriu…
      Po si keshtu?!Ky Veriu vetem deputet kriminele nga nxirrka?!
      Pse keshtu do ta beni dekriminalizimin ju o pisa?!AShtu sic e bene edhe baballaret tuaj o fare e keqe?!Po e pastroni partine nga elementet reaksionare eee?!

      1. Ilir Hoti says:

        OOOO Rr. K. Pse Doshi e Frroku duhet te jene nga Jugu Lindja a Perendimi????? Kussh e ‘ngacmoi’ Tomen?????? Kush e thuri historine?? Te vertete a jo, e nxjerre gjykata,apo jo???? Te gjithe qe paraqiten ne gjykate, duhet te dalin:a te pafajshem ose te fajshem!! Pritni o trima. Apo duhet ‘pleqnia’ e katundit tend ta ndajne kete ‘histori’? Si do bedej po te ndodhte ne France?? Deri kure do vazhdojme me mendime e veprime primitive! Esshte denuar e shkaterruar Shqiperia e shqiptaret per vite me rradhe nga politikanet, por deri tani nuk eshte denuar asnje politikan!!!

      2. shqip says:

        nuk do rri pa ta dhene nje pergjigje . ty skypion te duket vetja i zgjuar, po nuk kupton ato qe thua. ne te vertete ti e ke nje hall, madje te madh. nga sa kuptojme nuk eshte thjesht hall qe bie mbi ty. eshte nje bela qe ju ka zene bashke me salet e hajvanet e pedes. dhe pa dyshim qe nuk mund te dalesh nga rreshti . ju jeni nje format te tere si pd. po qe te jem me konkret me ty skypion dua te kujtoj vetem nje fraze qe ke cituar me lart. i drejtohesh bushatit ; nuk ju lejohet te etiketoni kriminel nje njeri qe nuk ka marre verdiktin e drejtesise. dakort? po mire o njeri, nese i ke akoma shqisat e nje njeriu, po ata hajvanet qe ju i keni si perfaqsues ne politike( parlament), ata ne çdo tre fjale njeren e kane kriminel e tjetren bande. dhe jua faturojne kete çdo personazhi publik qe nuk eshte denuar apo akuzuar kurre nga drejtesia. si ta kuptojme kete qasje me shume standarte?i futesh thelle e me thelle mizerabilitetit mendor duke sajuar e fantazuar kauza rrenqethese per nje shoqeri. flet per nje persekutim te tomeve m.q.s. jane veriore . apo flet per glorifikim te kokedhimave nga qe jane jugor. une e kuptoj fort mire pse e beni. por shpresoj shume ta kuptojne edhe te tjere qe nuk analizojne por nguten vetem te bejne tifozin e semure, per ramen , apo berishen. ti, ju, ne teresi e keni nje strategji. ate te perçarjes e te dizinformimit. duke hedhur shashka te llojit veriu, jugu, te preferuarit, apo mishi i huaj siç ti e citon, kerkoni te shkepusni ndonje cope elektorat nga ata qe votojne majtas. te them se ti je dora vete sali berisha , kete nuk mund ta them. po e sigurte eshte qe ti flet me gjuhen e perçarjes sikur te ishe ai (saliu) vete. ju ka zene nje panik i papare. sa here mundoheni te ispironi ndonje skenar, gjithmone bini vete brenda. po i beni kaq trashe e kaq te lexueshem , sa edhe njerezit me me pak prokupime per politiken, do i kuptonin pa veshtiresi . une nuk do rri ketu te numeroj se ç’bete ju per ti vene gozhda nen rrote maxhorances. po ç’nuk bete per tia shkurtuar ditet qeverise se shumices . mirpo kurdo here e keni marre reston. nga qeveria e nga shteti me ane te ligjit dhe rendit, si dhe nga populli qe ju ndjek jo pa ironi nga ekranet e tv e gazetat. po ty skypion edhe te falet. fundja ç’pune i prish ti shqiptareve. ti ha nje cope buke qe ta hedh doktor dambllaja, dhe aq. ti je i lumtur edhe keshtu. te mjafton te lidhesh dy germa bashke, per tu paraqitur ne koment me perversitetin shqupqar. pra ty edhe te falet. po si i behet me ate qe sot deklaron, kriminelet ne kuvend. bandat e kokaines, parate e trafiqeve, e te tjera e te tjera si keto. ndersa neser nxiton te thote; burgimet kane sfond polotik, qeveria po pengon hetimet, sa te jete ky apo ai çeshtja nuk zbardhet, e plote idiotesira qe vetem ai mund ti thote. e kupton per ke e kam fjalen . nuk ke si ngaterrohesh, eshte vetem nje, idhulli yt. me thene te drejten nuk eshte se kam ndonje ndjesi per kete paçavure shpellaresh. edhe pa dale detajet, une dhe shume te tjere e dime se ku gatuhen keto çorba te shpifura. por nga ana tjeter nuk dua qe te ndihem i njejte me ca njerez qe bejne qurravecin e sharlatanin para nderkombetareve. eshe ne vazhden e kesaj felliqesie te pa pare edhe menyra se si luli i shqupit informon zyrtaret e p.p.e. ndihem i fyer qe nje personazh i tille te flase ne emer te popullit tim. megjitheqe kohet e fundit si amerkanet ashtu dhe europarlamentaret po çfaqin hapur kundershtite e tyre lidhur me barcaletat e lulit e te saliut. faktet flasin vete. nuk mund te jete e inkriminuar qeveria qe po lufton krimin ne çdo aspekt . se fundmi do te sugjeroja ore skypion te shkruash sa me shume . je nje thesar i paçmuar per njerezine. keshtu po u sherben njerezve te gjejne kahun e duhur. tek ty shohin ate qe kurre njeri s’do kishte dashur ta kishte, hipokrizine e mashtrimin. sherbetorin “ulok” qe ulet ne gjunje te padrinos edhe kur ai e shan apo godet. me te tille si ty dhe kontigjenti i gatshem i shqupit, maxhoranca e majte do rrije gjate ne pushtet. aq gjate, sa do merziten me te qenit shumice. po do zoti e del nje force progresive e djathte qe te mund te kemi nje shtet normal . me ju te pd ky vend do perjetoj vetem anormalitet, pse jo edhe dite si ato qe vetem doktor kafsha i ka ne mendje.

      3. JONI says:

        Avash, avash o skypion skorpionsi se nuk e hane me shqiptaret percarjen very jug qe jeni munduar e mundoheni te futni ju qente e kryeqenit sali ! Po kur u arrestua gjika i vlores pse nuk u degjove fare ti apo ste vinte zeri atehere ty. Prit prit se s’keni pare gje akoma..Do qerohen te gjithe qelbesirat qe nga jugu deri ne very te Shqiperise, pa dallim, derisa te zhduket fare fara juaj e keqe dhe Shqiperia te behet shtet!

      4. Shqiptari says:

        c’hyn ketu Veriu dhe Jugu ??
        Po meqe e nise kete muhabet, coje deri ne fund … pranoje se Sahaleja, e mbushi jo vetem Jugun, por gjithe Shqiperine me “Veri” (ashtu si edhe e kishte mesuar vete dikur nga Enveri qe conte aksionista nga Jugu ne Veri).
        Dhe ishte po Sahaleja qe me vetedije te plote futi percarjen Veri-Jug !! vetem e vetem qe te kishte sa me te sigurte karrigen e vet serbe.

        Kush tha qe Koco eshte i “toni” ??
        Po ne ketu vecse pak nostalgji dhe krenari te mbetur, per Emrin Shqiptar kemi o njeri!! Po ne Burg ore te vene, dore per dore, ashtu sic edhe pijne kafete ne parlament, nderkohe qe ndajne Shqiperine sipas hesapeve ..
        JO, Edi Rames NUK i takon burgu !!! Dhe jo se eshte i paperlyer (se vetem nje idiot mund ta besoje kete), POR sepse eshte zotuar !! dhe ne po e shohim me bisturi ne dore, se do prese mishin e keq qe i ka zene frymen Shqiperise !!!
        Po e beri kete, hallall milionat qe ka vjedhur, seriozisht, hallall.
        E rendesishme eshte, ashtu sic edhe shkruan Bushati, po nuk e di pse nuk u pelqen disave, ti jepet kohe hajmutave (90% e popullsise) te hapin syte, te vetendergjegjesohen per forcen qe kane, dhe te shporrin ne burg ata Hajduta (10% e popullsise dhe 99,99% e Parlamentin Shqiptar) qe i kane zene frymen Kombit.
        Duhet ti jepet mundesia per te vepruar, hajmutave dhe oragneve ligjore – vetem kjo na duhet per ti vene perpara hajdutat !!
        Ilir Kryemadhi, Tosi Kasinoja, Sahaleja, Lulezimja, Zeni dhe shoket e tij …. po pse ore, i pellcet njeriu se cfare radhe do mbajne keta kur te futen ne burg ??? po edhe njeri mbi tjetrin, te gjithe njehereshi le ta hane …, mire u ben.

        Po kam frike se me kete popull tumi qe jemi ne, qe zihemi edhe me lekuren tone …, do ja heqin bisturine nga dora Edi Rames :-(((
        Nuk je vetem ti skypion jo .. si puna jote jemi edhe ne te tjeret, thjesht qorra te dhjerokracise berishiane.

        Dhe megjithate, flm z.Kryeminister, flm sepse per nje moment te vetem, enderrum sikur do i vizitonim ne burg, plehrat e 25 viteve te fundit …

    3. Toni says:

      Bushati te ka paguar edhe ty Berisha, vella? Dje ne opinion mbeshtete variantin qe ka dicka te madhe mbas kesaj ngajrje dhe the se ketu fshihen Meta me Ramen. Tani qe Prokuroria e Berishes e nxorri Tom KaDoshin dhe Mark Ferr-okun si te lagur me shurre nga e gjithe kjo qe sajuan ti na thoke lamtumire krimineli im. E kuptoj qe e thua per te gjithe kriminelet e Parlamentit, por per 20 vjet ne pushtet PD-ja e mbushi kete Shqiperi me UDB-ashe dhe kriminele e trafikante armesh, grash, femijesh, dhe brigante te shkalles me te larte. Bravo Andrea Stefani per mencurine, pastertine ne mendim dhe ndergjegje, vizionin e perkryar dhe objektivitetin qe ke gjate diskutimeve te tua kur the qe dola ne shesh kunder Metes kur pashe video me ze (por Saliu e shpetoj atehere). Tani nuk ka as edhe nje fakt per perfshirjen e Metes vec kesaj intrige te pergatitur ne zyrat e UDB-se nga agjenti i regjur Berishovic. Ky qen bir qeni kerkon ta destabilizoje Shqiperine me revolucione, na ve tritolet rrugeve dhe makinave, dhe ben propagande anti-shqiptare ne Europe. Jam i gezuar qe me se fundi Europa e kuptoj se maskaralleqet qe pergatit Berisha jane plane djallezore per destabilizimin e gjithe rajonit me shqiptare (perfshi Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonin e pse jo edhe Malin e Zi). Jane vegla te UDB-se keta qelbesira qe nuk rreshtin se intriguari dhe genjyeri dhe tritolimi. E kane vendin ne burg per mos kallzim te krimit dhe inkurajim te intrigave dhe bashkepunim. Diku hetuesit duhet te gjejne telefonata te ketij maskaraji me Tom Kodoshin dhe Mark Ferr-okun.

  2. uk says:

    Më bën përshtypje shkrimi juaj i cili i jep merita PD-s kur në fakt gjat 23 vjetëve pasi vodhën dhe vranë tani hiqen si të ndershëm. TURP!

    Merita është e Qeverisë Rama e cila po fillon ti jap fund njëher e mir kriminelave që dje dhe sot fshihen në postet e tyre të larta. Dita e gjykimit dhe drejtësisë është më afër se kurr.

    1. sit back and.. relaks says:

      futja kot o bushat, dmth ti ja fut plot me ate kandarin tend po puna eshte se askush nuk eshte trimeruar o bushat, vetem ju eshte dhene leja per tu trimeruar per mommentin se ashtu duhet, dhe nje nga te trimeruarit me orientim nga lart e proponim nga poshte je dhe zotrote

  3. Kris says:

    Ne koke te Berishes dhe Bashes!

  4. LSN says:

    Mbase ajo cka shkruan Bushati eshte perdorur si retorike se sbesoj qe PD me nepotizmin e vet na solli “Mesine mes nesh”, guximin e prokurorise…..Ose mbase pas dy javesh Bushati do te shkruaj si e do e vrasin “Mesine”.

    Gjithesesi me fjale te thjeshta, besoj cdo qytetari me shpirt te drejte shikon nje drite shprese ne keto veprime te prokurise …shikon drejtesine qe i ka munguar…por vetem kaq..

    Nuk eshte niveli i demokracise dhe nuk ka per te ardhur shpejt ne Shqiperi ne modalitetin ” doulos mundus fiat justitia”

    Cheers

  5. Petro says:

    Po baba Taku me gjithe LSI nga pas?NUk futen tek kriminelet?Perse nuk guxoni ju gazetare t u kerkoni llogari ku i gjeten pronat, ata qe tere jeten ishin armiqe te pronave? Ata tashme na e kane privatizuar atdheun, ashtu mberthyer me kostum dhe pa punuar nje dite ne pune private.Te pakten te kishim degjuar mea culpan e drejtuesve te opozites se sotme qe per karriken e tyre(pasurimin e c gje tjeter) i dhane mundesi kesaj LSI kriminale te uzurpoje shtetin, aq sa te jete e nevojshme edhe per PS per te ardhur ne pushtet.Ka plote drejtues te ndershem edhe ne radhet e PS, lere pastaj bazen e thjeshte qe ka mbetur me gisht ne goje qe cdo dite qe kalon po e kupton kete dhe kur ky proces te kete perfunduar atehere do nis te duket ne fund te tunelit nje drite jeshile.

  6. eli-tiv says:

    …c’na thua …saliu kriminel po shpeton shqiperine nga kriminelet……?? Pd ne vend te ver vetulla po nxori syte e saja….
    Liri ka se sot k/m eshte Edi Rama……e jo se kete liri e solli saliu…pa le ? edhe ne opozite…Jeni gazetare te skaduar…filloni te bebi ndonje pune tjeter e te mos ju shkoje jeta kot.. gjeni edhe ju rilindjen..!!

  7. sali Serbi says:

    Jo kaq lehte mor djale , jo se nuk eshte kollaj ta zbresesh bajraktarin nga kali edhe pse ai eshte deri ne gryke me krime.Kriminalizimi i parlamentit filloj qe ne 91-shin dhe vazhdoj proporcionalisht me kriminalizimin e shoqerise shqiptare ku zene vendin ” e nderit” edhe analista e gazetare qe i kane sherbyer bandave poltike.Po mire, gjene mire qe e nisen nga koka, le te shpresojme se do zbresi deri ne fund duke mos lene menjane masen e kriminalizuar te mediatikeve qe e kane yshtur kete ndotje te shoqerise kundrejt shperblimit nga resurse koruptive.

  8. Angjelin says:

    Jam dokord per ate cfare ke shkruar por nje gje me beri pershtypje nga shkrimi i juaj zoti Bushati. Si ka mundesi qe nuk e ke permendur asnje nga ata deputet te PDs te cilet te gjithe shqiptaret i njofin si hajdute dhe vrases. Berisha, Basha, Mediu, Imami, etj, etj. Absolutisht se eshte kritike per vendin qe keta krimiel te dy krahve politik duhet tu jepet denimi i merituar por pa perfshire te dy krahet (PD dhe PS), asgje nuk do arrihet. FLM.

  9. bukuroshi says:

    Jake futur pordhes o Bushati,gjithmon pa karakter je

    1. bukurania says:

      Te jesh i sigurte qe nuk ja ka futur “p….” Bushati. Prit dhe mund te dalin shume xhevahire te ditet ne vijim. dhe …. Meta do te jape dorehqejen … dhe pastaj do te shkoje ne ….

  10. Durim says:

    Po te jesh emocional nuk gjykon drejte. Bushati ka shkrujt me tifozllek dhe ka harrur logjiken.

  11. lani says:

    Ky shkrimi yt o Andi Bushati …..shume shume dallkauk . Interesant gjithmone ne shkrimet e tua hidhesh dege me dege pa thene asgje .Ju per zotin hani buken kot pa i dhene asgje publikut te gjere . Mjere ne ku jetojme .

  12. leon68 says:

    Shkrim per adoleshentesh. Me dhimbset Bushati dhe te gjizhe analo-gazetaret si puna e ketij

  13. durresi says:

    Optimizem i tepruar.
    Ceshtja e Tom Doshit nuk ka te beje fare me dekriminalizimin.
    Asnje komision dhe asnje vullnet politik nuk mori ndonje nisem dekriminalizimi ndaj Tom Doshit. Ky i fundit e hapi “gropen” e tij me doren e vet. Dhe i DETYROI institucionet te merrnin masa (institucionet ishin te detyruara).

  14. bandillet e politikes shqiptare says:

    Nuk ka rendesi se kush merr flamurin PD apo PS, rendesi ka qe parlamenti shqiptar te dekriminalizohet. Keta njerez kane marre peng te gjitha pushtetet, edhe pushtetin e katert: median. Eshte fitore qe njerezit ngrene zerin ndaj krimineleve qe kane 20 vjet qe bejne te fortin, bejne burrin “e mencur”, bejne ligjin dhe kercenojne edhe me pamjen e tyre prej mafiozi, me pamjen e tyre te frikshme, me duart e tyre te lyera me gjak fatkeqesh shqiptare, me shpirtin e tyre te zi, bloze. U ka dale e keqja ne fytyre. Si nuk kane frike se kane edhe femije!! Zoti ta lan aty ku te dhemb me shume.

  15. lavdosh says:

    Andi,
    Duhet te pranosh gjithashtu qe pa deshiren dhe politikat e Rames kjo nuk do te kishte ndodhur kurre
    A ju kujtohet kur bisha bertiste lavirja e blv?

  16. Mjer shqiperia says:

    Ju ndoqem me vemendje ne panelin tuaj lidhur me dekriminalizimin e parlamentit. Zoteria i PD-se shume i papergatitur. Asgje per nivelin qe kerkon te perfaqesoj, pa nje plan dhe pa ide te qarta. Sigurish atyre nuk u interoson te jene te qarte se jane te gjithe ne vorbull bashke. Te vetmit qe folen tama qene Andrea dhe Fatosi. Ju zoti Bushati doni ta mbani mire me te dy palet. Bej nje zgjidhje permanente dhe i qendro asaj.Ju intelektualet tane keni nje pergjegjesi yte madhe perpara kombit.Mesoni separi te fegjoni me respekt njeri tjetren dhe mos flisni si te paedukate se nuk i permbani inatet dhe emocionet qe keni.Nuk jeni ne kafene por ju shikon nje popull i tere dhe te gjithe perfaqesite e huaja. Cfare imazhi jepni kur ju nuk dini rregullat elementare te diskutimit.Nxirreni vete konkluzionin se ne e kemi te qarrte e treguat shume mire nivelin tuaj.Nuk e kuptojme ate Z.Bylykbashi se ku e gjen ai njeri te drejten morale te kerkoje doreheqjet e njerit apo tjetrit politikan kur ata dhe partia e tij vodhen,vrane plackiten sa munden,perfituan dhe nuk punuan asnjhere ne te mire te vendit.Pd duhet te japi llogari pse jemi ku jemi. Si jane pasuruar dhe ku i gjeten vilat e makinat deputet e tyre kur dihen pagat reale te vendit tone.Nuk i ben pershtypje kjo atyre???!!! Apo ata shkojne me moton sulmi mbrojtja me e mire dhe tym sa te munden. Pse nuk e lene qeverine qe populli u dha besimin te punojne. Po ata nuk e bene punen ne syte ne balle i kemi i heqim. Po le ti leme nje here te tregojne cdine te bejne . Kur do te mesoheni ju te respektoni vullnetin e shumices.Ne e deshem shume demokracine por ju na zhgenjyet aq shume sa ju nuk mund ta imagjinoni. Cfare solli Pd ,rrjedhje te inteligjences kombetare, kriminele pa mbarim te shperndare kudo qe na kane nxire faqen kudo ne bote,rini te shkaterruar vend te shkaterruar.Kujt i intereson kjo vec serbit dhe Saliut qe i shkojne pershtat.Nuk ka me budallenj ne po ju kuptojme dhe nuk ju ndjekim me. Ata te gjithe duhet te dalin e ti japin llogari popullit per mizorite dramat tragjike qe i kane shkaktuar shume familjeve shqipetare e kosovare.Kriminele nuk jane vetem ata qe vrasin. Kriminele jane dhe me keq ata qe vjedhin ,dhe vjedhin hakun e popullit per perfitim personal. Kur te gjithe ata qe jane ne krye te deklarojne pasurite dhe rrugen si i kane vene atehere fillon dekriminalizimi ne parlament nuk ka rendesi te kujt kahu jane PD, PS,LSI dhe kushdoqofte.Cfare shembulli i jepni ju brezit te ri. Zgjidhu perfito mos puno dhe shkaterro gjithcka te del perpara per perfitim personal. Te gjithe ju deputete u pasuruat ne nje kohe rekord ne kurrizin tone. Sikur ato energji ti kishit shpenzuar per te ndryshuar vendin nuk do ishim ku jemi sot.Ju jeni fajtoret qe ne jemi ketu.Dhe qe grindeni e bertisni si ckenj e beni se e kuptoni se po ju ikin te mirat qe kishit nga postet qe populli ju besoi ju djemte e pandershem te ketij vendi te shkelqyer por shume te pafat.Djem qe e keni lene nenen te varfer dhe me fytre ne balte. Turp te kini te gjithe ju.

  17. engie says:

    Keta te SHQUPit vajten per lesh dhe dolen te rruar.

  18. popull says:

    sala ne burg,,sala ne verr te semes,i shoqeruar nga miss bureqeshja lulka.

  19. Teuta says:

    Cumrraku i bushatajve, nje menyre per te mbijetuar, ai te jetoje edhe 500 vjet nuk mund te shlyeje borxhin qe i ka PD-se.

  20. titi says:

    Po si qenka merite e opozites kjo qe po ndodh me spastrimin e elementeve kriminele, kur kjo opozite Berisha, Basha, Topalli, Paloka, e soj e sorrollopet e tyre kriminale, po akuzojne tani prokurorine (e vete) dhe gjykatat (e veta). Me budallalleqe se keto nuk keshem degjuar ndonjehere. Me ket opozite c’nuk po na degjojne veshet!!! Por po bien poshte e me oposhte.

  21. LORA says:

    Eshte i lezetshem ky bushati I vogel,edhe ne diten e deshtimit dhe turperimit spektakolar,me permase nderkombetare, te nahijes shqup-se,ky dridhet e perdridhet te na vertetoje me logjiken e tij te ”hekurt” paritetin historik te aksionit politik te PD-se, per dekriminalizimin e parlamentit.
    Eshte stoik i vogli bushat per te mos e njohur verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit, si hapin e pare,me rendesi historike dhe te fuqishem ne mekembjen e shtetit te se drejtes(zhytur deri me 23 qershor 2013 ne breket e dhjera te dr.tritolit),si hapin e shenjteruar te dekriminalizimit politik,montuar kobshem me yshtjen dhe bekimin 24 vjecar te nahijes kriminale te mortjemadhit brekedhjere.
    Sipas logjikes se ”hekurt” te bushatit te vogel,me lapsin e tij te ndritur,PD-ja na paska kontribuar per te prere degen ku rri ,per dy dekada.Le t’a leme bushatin ne zbulimin e tij te vyer,t’i jete per kete (jo shaka, bushati qe sot na rezulton I cliruar) mirenjohes nahijes kusaro-bandite shqup-se.Urime per clirimin,o bushatlliu I vogel.

  22. Pelasgian says:

    10 vjet ….vetem 10 vjet nen ushtrine Gjermane ose Amerikane dhe shikoni si behen ZAP te gjithe “kriminelet” e KURVAMENTIT SHQIPKAR.

    Duhet perfundu eksperimenti i nisur ne 1912 se ShqipKARIA ka 25 vjet qe eshte ne “EPIC FAIL”.

    1. Shqiptari says:

      si shume jane 10 vjet ….
      Ta garantoj une, qe nje Xhaxhi do i kishte vene ne rresht per nje, dhe jo vetem antaret e kurvamentit te sotem te albansitanit, por edhe gjithe Politiqenet e 25 viteve te fundit, dhe do ti kishte nisur ne kembe!! per ne …
      Ja ketu ngaterrohem une dhe nuk jam me i sigurte .. do ti kishte nisur per ne Plug te Lushnjes apo per ne Cernobil ai Xhaxhi, kete nuk e them dot.
      Se po ti niste per ne Plug, do arrinin atje brenda 2 diteve dhe tre neteve …, kurse per ne Cernobil them se do u duhej goxha me shume .., te pakten nja 4 jave po njehere

    2. shqiptari says:

      Plehre! Funderrine!
      Po perse nuk sheh punet e tua qe i ke si per dreq e po te merr zvarre gjith Europa more fund kavalli qe njehere e njkohe konsideroheshe si kultura e Evropes?

      Ik …

  23. bekim says:

    Mjere SHqiperia shume mire e ke thene saper tipa si ky Bushati me grupin e vetequajtur Opinionista dhe disa gazetare te Tv te ndryshme jane bere si ata qenet qe i shkojne mbrapa gjithekujt vetem ti hedhin ndonje kocke qe ta lepijne .DHe dicka tjeter mos i quani intelektuale dhe ofendoni intelektualet e vertet .Imagjinojeni si jane shtresat etjera me te ulta kur tipa si Bushati na qenkan intelektual

  24. Beni says:

    Kriminelet me te ndyre jane ne pd me ne krye Sali serbin, Lulen e Hollandes, (nuk e kuptoj pse rri ketu , kur fare mire prane familjes ne Hollande), pale me radhe hajdute kalibri si Imami ,Ruli, Bode,Mediu etj, etj pa fund.Po nuk u denuan keta e pas tyre Ilir Meta, te dorezojne gjithe pasurite e vjedhura bashke me Fullanin, nuk do te kete kurre dekriminalizim, i dashur And Bushati, ok ?

  25. alma hoxh says:

    Bushat,merita eshte e shtetit.lexohe dhe nje her e SHTETIT je anailist i mire por nuk para ben.

  26. falcon says:

    Mos u egzaltoni shume! Edhe po te arrestohen do mbahen ca brenda, pastaj arrest shtepie sa te qetsohen ujrat

  27. selim says:

    me sa duket e moren rrugen per janin

  28. isu says:

    mire beri prokuroria per Doshin eFrrokun po per Llallen cfar do te bej pasi e ka vonuar shume kete pune?

  29. safo says:

    Dekriminalizimi mund te behet thjesht vetem nqs ne listen e deputeteve paraqiten me shume kandidate nga sa dalin ne nje zone, duke mundesuar qe kete ta beje populli. Se po te jete per sitemin qe eshte, qe kandidatet per deputetete vendosen nga kryetari i partise, dekriminalizim nuk do kete kurre.

  30. bato says:

    O Bushat!
    O analist! Pse nuk ke trimerine te zesh ne goje disa nga deputetet e kriminalizuar si Berisha qe i ka duarte e fytyren te lyer me gjak shqiptaresh? Po Luli, si vjedhes, vrases dhe shites i trojeve? Po Mediu si vrases i 26 njerezve ne Gerdec? Po Aldo qe komandohej nga Zeni per Gerdecin? Po Ristani si ish i denuar me nje vit burg dhe shkaterrues votimesh? Po shume e shume te tjere qe si gazetar investigativ dhe analist, ti i di me mire se cilido nga ne? Zeri ti ne goje ne analizat e tua qe te te besojme se je vertet analist dhe parimor e jo bythlepires qe flet vetem atehere kur e shikon qe anija e dikujt fillon e merr uje e ti e braktis.

  31. Jam dakort me baton,bushat.

  32. Patriot says:

    Ky deficento-impotenti Bushati,kur flet per krim dhe kriminele,ne kete pike ka te njejtin vizion me gjyshin e tij,cobanin Hysni Kapo.
    Ne nje linje me gjyshin e tij,ky quan kriminel Tom Doshin sepse edhe te paret e Tomes kane qene kriminelet e gjyshit!!! ne fakt gjyshi Hysni,bashke me shoket e tij-monstra,me qejf kishte ti quante te paret e Tomes,ashtu si gjthe veriun,reaksionare !!!! Dhe ja ku jemi perseri!!!—
    —–Kater deputete, nga VERIU i Shqiperise,njesoj si dje,te katert KATOLIKE,njesoj si dje,po kerkohet te goditen,njesoj si dje,nga te ngjashmit dhe pasardhesit me besnike te Enverit dhe Hysniut!!!! Nga ALEANCA E QELBESIRAVE !!! NGA LLUMI I KOMBIT SHQIPTAR !!! NGA FUNDERRINAT E PASHEMBULLTA MORALE TE SHOQERISE SHQIPTARE !!!! EDI RAMA SOT I NGJAN KAPTER RAMIUT TE FILMI “DUEL I HESHTUR”, KUR THOSHTE SE PUNA E “KOMISARIT” ISHTE LOJA !!! POR KJO LOJE E NDYRE,MORE QELBESIRE,DO TA CJERRE MASKEN TENDE DHE NE FUND E GJITHE LIGESIA DHE PABESIA QE TE KARAKTERIZON DO SHPALOSET E PLOTE !!!!

    1. Shqiptari says:

      i vetem ke ngelur patriot …
      Percarjen Veri-Jug e futi Sahaleja, dhe qofte edhe vetem per kete, ai meriton 4 burgje.
      Megjithate, ka llafe, po ka edhe fakte … lexoji komentet, 90% i thone ose bravo Bushatit, ose “lerini llafet dhe mbushni burgjet” …

      Sahaleja po ndjen eren e burgut!! Nuk ka vend tjeter per vicidolsin

  33. uragan says:

    …bravo për kurajon o Bushat. Mjaft ju jargavite armikut më të egër të shqiptarëve, që nga koha e Skënderbeut. Dinstancohu, dhe thuaji edhe ti lamtumirë të adhuruarit tënd, kriminelit tënd dhe tonit bashkë…

  34. shqip hesapi says:

    E dhimbshme.Ky Bushati gjithnje mbeti gazetaruc pa tru,frikacak,kopjac,hipokrit.Ne asnje analize dhe shkrim nuk ka qene vetvetja.Nga nje fjale e Berishe u lagte si femra para k….

  35. ZahoKoka says:

    Me te gjate komentet se sa Analiza e Andi Bushatit. Kjo tregon se dicka eshte analizuar. Banditeve u ka djegur, viktimat, qe jemi shume shume, akoma nuk po shofin fundin e tunelit kriminal. Aresyeja! Ne “Shqiperine demokraturo-tike edhe media eshte e kontrolluar nga bota e krimit,po qe se nuk spastrohen keta kriminele si Aleksander Frangaj etj qe i fryne dhe i hedhin benzine zjarrit kriminal, ky vend nuk bie ne qetesi.

  36. asnjanesi says:

    RILINDJA=shkaterrimi i te gjithave padrejtesive sa lejoi Saliu keto 24 vjeteve si ndertimet pa leje( me qindra vrasje per to) lojrat e fatit(me mijera shqiptare te shkaterruar) lufta kunder droges (me qindra vrasje dhe humbje te karakterit shqiptar) hapja e dosjeve ne proces e siper, mesimi i popullit shqiptar per te paguar taksa e dritat( sa i detyrohemi CEZ per ti paguar ketu mbi 200 milione demshperblim) e shume te tjera … Te gjitha keto po sjellin pakenaqesi ne popull sepse po na duket sikur po vuan populli por ne te vertete shume shpejt do te filloje nje boom ekonomik i papare ne shqiperi si rrjedhoje e ndalimit te shume padrejtesive qe ndodhin ne shqiperi. Mendoj se RAMA po punon drejte. Asnjehere Shqiperia nuk ka nderrmare masa te tilla eshte hera e pare dhe shume shqiptare (jam i sigurte ketu)e ndiejne drejtesine dhe kenaqesine brenda tyre. Rama po e cone Shqiperine ne zero ( 0 ) sepse kemi qene ne -0 . Te behen edhe me shpejt keto ndryshime na duhet edhe bashkimi e dashuria ndermjet shqiptareve dhe jo urrejtje dhe percarje. Tani eshte rasti qe Shqiperia te dominoje ne Ballkan te behemi shtet solid te jemi ata qe kemi enderruar keto dhjetra shekujsh.

  37. Gjoli says:

    “Lamtumire”Bushat.Lamtumire gazetar,pa kellqe.Gjithe Europa po thote se nuk ka drejtesi ne shqiperi,Ju e pergenjestroni.Sa ngjarje te medha kane ndodhur,e cili u denua?Mos u denua fullani? Ilir Meta me vjedhen me ze e figure,Kosta Trebicka,Deputeti i PD,qe heshte zoterote edhe kur Mahmutaj foli para disa ditesh.FRIKACAKE,GAZETARE PORDHACE QE BLIHI E SHITENI SIPAS OROSKOPIT TE DITES.
    NUK MUND TE HARXHOSH KOHEN E TE LEXOSH,ZOTERINE TENDE,PER NJE NGJARJE QE E KA MARE VESH EDHE BUDALLAI QE KA DEGJUAR VETEM DISA MINUTA NGJERJEN.
    SA PO PAGUHESH,APO JE THIRUR DHE TI NGA PROKURORIA E KE PASTRUAR TRURIN.

  38. gjethi says:

    E vetmja mundesi qe Shqiperia te eci perpara eshte ndarja e saj ne kantone vetqeverisese!!…..

  39. Insistoj says:

    Mos vallë, këto arrestime janë një plan djallëzor, për “të mbuluar” kokat e krimit në politikën shqiptare…???!!! (që dihet se kush janë dhe nga kush mbrohen…)

  40. merohumis says:

    komente idiote te njeanshme kur realiteti flet per pjesmarrje majtas e djathtas te krimit ,por nje gje del qarte qe amerika demokratike me mbeshtetjen qe i ka dhene politikes per 25 vjet qe nga ceku i bardhe i gramoz pashkos qe nuk i gjendet as prehja,e deri me sot vendi ka geluar nga prostitucioni politikes,droges,kriminalitetit edhe veprimi i fundit i vendimarjes amerikane eshte mos ma ngisni ilir meten sepse eshte njeriu yne,dhe ky popull qyrravepsur,beson se qyrrat do ti thahen nje dite e do marre fryme lirisht si nje don kishot i vjetit 2015, me dhimbje konstatohet se formati njerzor mungon prej kohesh dhe kjo po i transmetohet brezit pasardhes

  41. CANI says:

    Ne kite proqes ska dretsi ,pore kety eshte qerim hesapesh mes Tomes Rames e Metes ,deshten ta vrasin nuke mujten tashti po deshirone me burgose per interesa personale .

  42. ylli polar says:

    O POPULL IDIOT O POPULL I NARKOMANIZUAR 70 VJET NGA KOMUNISTO–MAFOIZET KUJT JA FALI RAMA TIRANEN PER SA VJET QE QE KRYETAR BASHKIE.?TE GJITHE NE NJE CANAK HANE TE GJITHE PJELLE E LLUMIT SHQIPTAR JANE -NANO -BERISHA-META -RAMA-THJESHTE LUFTOJNE KUSH TE KOMANDOJE KUPOLEN ME NJE FJALE KUSH TE NA I FUT ME SHUME SIC DUKET DHE NE NA PELQEN TI MBAJME KEMBET HAPUR NE KEMBIM TE NJE KOCKE. PERSE SHQIPERIA SOT ESHTE NJESOJ SI NE 1920 ? PERSE SHQIPTARET DUAN TE IKIN NGA SYT KEMBET JASHTE KUDO QE TE MUNDEN.PERSE SOT NE SHQIPERI JETA E NJERIUT NUK VLEN ASNJE LEK.NE SHQIPERI KA NJE SHTET FARSE PER TUA SHITUR TE HUAJVE QE TE NA FINANCOJNE[ 99 -POLITIKA 1-POPULLI ]DHE NJE JUNTE MAFIOZE QE BLEN E VRET NJEREZ SIPAS INTERESIT TE SAJ.25 VJET JANE SHUME PER TE GENJYER DHE TEK NJEREZIT HUMBET CDO DITE BESIMI NDAJ KLIKES SE TYRE NDAJ SOLLEN RAMEN. BERISHA E SOLLI RAMEN OSE ATA QE FSHIHEN PAS BERISHES [KUPOLA?????]SE E PANE QE I DOLI BOJA DHE SOLLEN -RAMEN BOJAXHI PER TI DHENE NJE FASADE TE RE GODINES SE SHKATERRUAR TE SHOQERISE SHQIPTARE!

  43. pro.... says:

    it’sme analize e bukur..thellohu Bushat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje