Deputeti i opozitës, njëkohësisht kreu i LZHK-së, Dash Shehi, thotë se opozita duhet t’iu japë fund protestave për rastin Doshi.
Sipas tij, protestat nuk mund të zgjasin pa fund.
Për më tepër, që sipas Shehit, opozita duhet të respektojë prokurorinë dhe gjykatat, të cilat janë duke bërë punën e tyre.
Shehi shprehet se që nga e hëna, opozita duhet t’i japë fund “tam-tamit” të përditshëm të protestave, pasi po harxhon energji kot.
“Unë gjykoj që protesta në njëfarë mënyre ia ka mbërritur qëllimit.
Protesta e parë e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tregoi se populli i përgjigjet një teze të tillë, që është e lidhur me dekriminalizimin.
Por duke u shtyrë vazhdimisht dhe më tej, unë them që do të fillojë të provojë efekte te tjera, të cilat nuk janë të gjitha pozitive sepse një protestë nuk mund të vazhdojë në përjetësi deri sa të mbarojë procesi.
Unë gjykoj që PD-ja duhet ta mbyllë këtë punë dhe kjo ishte faza e parë.
Tanimë protestat duhen alternuar me ide të tjera, me forma të tjera të protestimit, me prezencë ndryshe në media dhe në Kuvend deri sa institucionet të marrin vendimet që duhen.
Prokuroria të mbyllë hetimet, gjykata të marrë vendimet e saj, sepse njëkohësisht ne si opozitë duhet të respektojmë edhe këto institucione që i konsiderojmë të pavarura, sepse ndryshe ky dyshim permanent që institucionet tona nuk e bëjnë punën, gjykoj që i shërben pastaj varësisë së këtyre institucioneve nga politika dhe qeveria.
Nëse Kuvendi do të vazhdojë të bëjë policin, prokurorin, hetuesin dhe gjykatësin, sigurisht që shumë pak kurajë do të vijë nga institucionet e pavarura, prandaj dhe protestat ishin diçka e mirë, por deri këtu.
Përtej kësaj, unë them se fillojnë dhe prodhojnë efekte negative.
Njëkohësisht dobësojnë institucionet dhe denatyrizojnë funksionin që kemi si parti politike dhe si grup parlamentar, sepse në fund të fundit ne nuk jemi as hetues dhe as prokurorë.
Gjithashtu do ta humbim seriozitetin edhe përpara arbitrave ndërkombëtarë.
Prandaj, unë do të sugjeroja që duke filluar nga e hëna që vjen, të hapim një sezon të ri të formës së protestimit… Se ky “tam- tami” i përditshëm, sigurisht që duke u bërë monoton humb edhe energjitë e veta”, thotë Shehi në një intervistë për Mapo./b.l
Ky Dash Shehu nuk qenka aq gomar sa c’e paskemi ditur. E paska kuptuar qe opozita eshte kthyer ne nje bande rrugacesh qe c’do dite e me teper humbet mbeshtetesit e vet dhe ben thirrje. Makar ta degjonin.
e cilin po quan ti gomar Sufe? Dashi eshte njeri me vlera edhe jo mendjemadh. Si mund ti thuash Gomar nje njeriu te tille sidomos nje qytetar Tirons. Ki icik respect. Edhe pret kulture mbasnej.
Dash Shehu asnjehere nuk ka qene i tille, mos e ofendo.
Dashi iku nga te paret nga PD, sepse nuk e duronte dot Berishen, ashtu sic nuk e duron dot akoma.
Eshte me mire te kesh njerez si Dashi ne PD, se Tropojanet dhe Kuksianet, qe kane marre peng PD, dhe e shkaterruan Shqiperine.
A ka mundesi te mi tregosh kush jane kuksianet me emra te lutem? kuksiane kame shume tek Partia socialiste nese do te dish.
Jo tam-tamet, bre dash, por ham-hamet!
CILEN DREJTESI ORE DASH I KEMBORES? PARA NJE JAVE DEKLAROJE SE S’KA DREJTESI,SOT KE PIRE NDONJE GOTE ME DUKET.
serjoziteti i zotit Dashamir Shehi eshte atribut i politikaninit te pjekur e korrekte nga burrat e mencur fitojne te gjith e sidomos politika
Edhe se nuk heq dore nga pija prap se prap eshte shume here me i kthjellet se te tjeret qe kane ne dore PD-ne.. gjynah per te djathten fatkeqe shqiptare..
Dash Shehi eshte nje nga figurat më me integritet ne Kuvend, jo më në Opozite qe eshte dhe eshte! U be nje muaj qe kopshti zoologjik i politikes nuk shprehet qarte: që droja se Meta ne postin e tij tremb Llallen ne pozicionin e tij,eshte turp per Meten apo per Llallen?! Ne tere boten serioze te ligjeve nje njeri i akuzuar eshte i pafajshem derisa te gjykohet dhe te vendoset e kunderta. Berisha ne vend te beje gam-gam, tam-tam dhe ham-ham, per heqjen e Metes, le t’i beje keto llojet e gam-gameve per heqjen e Llalles! Ky Luani i Zooparkut ka lindur ne 1944 per te zezen e Shqiperise.Eshte kuptimplote kjo. Cdo gje se prapthi ne kete vend!
ky esht i i paafte si gjth t tjeret n politiken shqiptare e dredh si i do bytha dhe ky do pare e pasuri dhe si plas bytha per popullin se po ti kish plas e kish ngrejt zerin me kohe per korrupsionin dhe mafien qe ka politika shqiptare por hesht si ka hesht gjithmon ben rolin e qoftes po ky e ka mir me t gjith dridhe like dhe kshy e shtyn ky miq me t gjth tip fejziu me 10000 ftyra e keni degju nai here t thote qe n shqipri ky apo ai politikan ka vjedh ka bo korrupsion kurre se i ka shoke t gjith kur ja do interesi po t kish dhen rezultat protesta ky do fliste mire e shikon qe spo del gje dhe hedh i shashke e sha kta tipa politikan si ky duhen shporrur nga poltika urgjent se rrine kot aty marrin rrogen kot i ze gjumi n studio televizive kur i ftojne jam bo si grupi pleqve dhe ti hapin rruge rinise e te afteve dhe jo ktyre pleqve parazite e pijanece si ky,habitem si nuk largohen kta lloj mostrash kur shqiperia ka me mijra te talentuar te rinj n amerike e kudo europe qe i vlerson bota e ne mbajme kta pijanec me buke akoma .hane nga taksat tona.
Dashamir Shehi,eshte nje deputet,per edhe nje njeri i mençem.Mendimete tija jane shume te drejta dhe te sakta.E tha drejte,se ne nuk jemi as gjykates e as prokukror te lem drejtesine te beje punen e saj.E tuhua zoti Shehi,por kujt ja thua? Merre vesh Saliu me banden e tij kriminale:Saliut nuk i ka pelqyer deri sote asnje prokuror,te cilet e i ka vene vete nga radhet e pd-ke.
O z. Dash, per mua je i vetmi personalitet i ekulibruar per kete shqiperi. Po te heqesh dore sadopk nga rakia, me plot gojen po ta them qe je i vetmi personalitet qe te takon edhe vendi i kryeministrit dhe mendoj se shqiperia ka per tu qetesuar dhe do ti bashkohet europes se qyteteruar. deri me sot rrall burra gjen si nga a djathta dhe nga e majta si personaliteti juaj. Bravo dhe mendoj se duhet ta tregosh njehere e mire veten se ke shume forca akoma per te drejtuar kete shtet dhe madje edhe Tiranen se ka rene ne dore te banditeve dhe nuk ka me keq ku te shkoje kjo tirane. Vota ime eshte, ka qene gjithmone per ty. Bravo edhe nje here dhe te lumt per mendimet qe ke dhene.
Dashin, duhet ta beje president mazhoranca, ne vend te merhumit te tanishem qe e ka kthyer presidencen ne aneks – wc – te bandes se PD.
kush te beri ty deputet o dash?
ta futen gruan ne pune komunistet , kurse grate e demokrateve i kane hequr nga puna.
Fajin e kane ata qe te ben ty deputet.
cfare ti bejme mazhrances : ti puthim dhe ti themi bravo cuna.
ke mend ne koke ti apo jo.
protestat duhet te vazhdojne me me shume force
HIk o Milo e puthu me Milon tend..Dash Shehi i pire dhe e ka llogjiken se si gjerat duhet te jene..Kurse Sali surrat kuqi me Lulushen tuaj ne krye bertasin si te droguar..E pra Dashi mend ne kok i ka ..Kurse juve ku dreqin i keni oo MILOO
per cilen dejtesi e ke fjalen apo te popullit
Ja the keto more z. Dash Shehu po kujt ja the a ka njeri veshe aty ne p.d.. Aty ka vetem sali Kalif,,,,!
protestat ti marin te keqen luli te shkoj ne prokurori te japi deklarim per vrasjen 4 personave qe ta letsoj denimin
Respekte per z.Dashi Shehi,eshte nje nga figurat politike me te arrira ne Shqiperi.Dallohet per nivelin e larte ne fushen e vet,te ekonomise,por ajo qe e ben me te spikatur nder politikanet e ketyre 25 viteve pluralizem eshte qendrimi politik i tij per shume ceshtje kardinale per ligjet,kushtetuten,per idete e tij per kthimin e prones,per qendrimin ndaj pronareve,per te persekutuarit,per reformat ne teresi dhe per ate te administrate dhe territoriale,per organizimin e protestave dhe te berit e opozites efikase me kauza reale e bindese e jo si kjo e Tomit qe vertet harxhon energji e mundon njerezit duke i hequr nga punet private dhe ato shteterore sic po ben Luli qe s,la punetore e punonjes bashkie pa i cuar para parlamentit qe te duket se po proteston populli i revoltuar.Sa gjera te shemtuara behen ne emer te popull ziut qe s,di nga t,ia mbaje se e heqin nga puna ,po te mos shkoje ne mitingjet e Lulit,ashu sic shpreheshin shume veta te intervistuar nga emisioni “Top cenell” para dy ditesh dhe kur sheh skena te tilla thu se sa te drejte ka Shehi qe distancohet nga protesta te tilla pa buke,qe vetem zvenitin njerezit dhe humbasin qellimet se per se behen mitingje te tilla qe nuk levizin asgje ,por vetem per t,u gjendur ne pune se ja po protestojme,por protesta te tilla ne vend qe te lene rehat ne punen e vet organet e drejtesise,vetem i pengojne.Me te drejte dhe perfaqesues te Gjermanise jane kunder qendrimit te PD qe pengojne prokurorine e s,kane durimin e duhur ,sikur te jene vete te perfshire ne keto skenare vrasjesh.
I Mencur, I sakte, dukes si UFO ne kete kohe,bravo ,bravo. Je sere dhe pike……….
Mire e ke o Dashi, po kush do te degjoje? Sala qe i duket se eshte permbysur bota qe ai nuk eshte me njeshi i Shqiperise apo Lulka qe akoma nuk eshte bere kryetar partie, por thjesht nje marionete ne duarte e nje plaku te rrjedhur? Do jete mire qe ju, opozitaret e tjere te futeni ne parlament, te vijoni me komisionet dhe te mos mbeshtetini cmendurine e nje njeriu qe e futi vendin ne lufte civile ne vitin 1997 dhe kerkon te njejten gje tani!
Largoju nje sekonde e me pare nga Stani I Berishes, pasi je tjeter brume!
Bej opposite, duke mos qene pjestar I berishisteve.
Kjo eshte rruga e vetme per te qene tiranas I vertete, njeri mbi te gjitha.
Ky do te ishte nje
Kryeyar bashkie i
Tiranes packa se ia
Ka ca qejfi te zhvase.
Edhe Dashi mut si Saliu eshte,por tani thote ndonje fjale se e di qe nuk do te jete me deputet se as Luli nuk e pjerdh.E kemi pare Dashin me pozite dhe pa pozite si une,por te pakten ka gjetur nje LZHK qe as vete nuk e di se ku eshte kjo LZHK.
nuk e di pse dhe kujt i duhet ky njeri n politike cfar i ka dhon shoqnis shqiptare ene ky si gjith klasa plotike shqiptare pjes e ksaj klase politike t flliq KJO KLAS POLITIKE mafioze hajdute,parazite llafazane,t ciles ky i sherben sherbetor i saj . t iki t luj domino at pun e bon mir ky DIBRONI PREJ PESHKOPIE lind tirone.