Në ditën Ndërkombëtare të Poezisë “Cati Foundation” ka organizuar një aktivitet në qytetin e Shkodrës, ku në qendër të tij ishte poezia e autorit shkodran Frederik Rreshpja.
Eventi i Cati FOUNDATION, në nderim të poetit Frederik Rreshpja u organizua në bibliotekën e qytetit MARIN BARLETI, me të ftuar Prof. Moikom Zeqo, shkrimtarin Shpetim Kelmendi, artistët e njohur te teatrit MIGJENI, si Bruno Shllaku, Marita Smaja, Agron Dizdari familjarë të poetit etj. Evenimenti u organizua nga Jetmir Shpuza dhe Enkelejda Lacej, nën kujdesin e themelueses së këtij fondacioni znj Keti Bazhdari.
Me këtë rast ishin ftuar figura të artit dhe letrave, aktivistë të shoqërisë civile, filantropë etj, me qëllim që të promovohej një prej figurave më të mëdha të artit dhe kulturës në Shqipëri, sic është Frederik Rreshpja, i cili në qytetin e tij të lindjes është lënë në pluhurin e harresës nga institucionet lokale.
Organizatorja e këtij eventi Keti Bazhdari tha se “Fatin e Rreshpjas e kanë pasur dhe figura të tjera të artit. Kjo gangrenë duhet të marrë fund, pasi nëse ne nuk jemi në gjendje të vlerësojmë vlerat më të larta që kemi të të kaluarës dhe historisë sonë nuk kemi sesi të respektojmë njëri-tjetrin.
Në kuadër të promovimit të kulturës dhe traditave të qytetit të Shkodrës dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, e cila përkon me 21 marsin, ditën e pranverës, CATI FOUNDATION organizoi edhe një aktivitete tjetër kulturore në ambjentet e pedonales Koli Idromeno me Forumin rinor per Shkodren CATI YOUTH me temë Let’s Spring.
Aktivistë të forumit, ofruan për qytetarët performanca me artistë të shkollës së muzikës Prenk Jakova, këngëtarë, violinistë, kitaristë, piktorë që ndanë me të gjithë kalimtarët e rastit jo vetëm art, por dhe biseda e buzëqeshje në këtë fillim pranvere në qytet.
Në këtë aktivitet u shfaq një miniekspozitë pikturash, face – painting, skica të shpejta, pjesë në violinë, kitarë, artistë me numra shpejtësie, lojëra të ndryshme, klouna për fëmijët, si dhe u shpërndanë buqeta me lule për të gjithë. Në mënyrë të vecantë ranë në sy me recitimet e tyre fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve parashkollor 3- 6vjec si dhe fëmijët e “Shoqatës së jetimëve për shpresën”.
Një prej qëllimeve të Cati Foundation” është rigjallërimi i jetës sociale dhe kulturore në vend, demokratizimi i zonave rurale dhe lufta kundër varfërisë ekstreme. Themeluesja e fondacionit Keti Bazhdari njihet në Shkodër si një eksponent aktiv i shoqërisë civile, politikës dhe biznesit. Ajo ka marrë përsipër dhe në të kaluarën shumë projekte mbi të gjitha me karakter social, filantrop dhe politik.
me ne fund nje lajm per qenie humane,bravo tema
ANALIZE : Urime, Frederik Reshpja e meriton teresisht.
Frederik Rreshpja vullkani i shuar, qe ndrit me diamantet dhe perlat poetike.
Edhe Fadil Pacrami ka vend per te kujtuar dhe reabilituar.Si Reshpja si Pacrami jane reabilituar ligjerisht por duhet reabilitimi letraro-artistik.Ndersa reabilitim politik te beje “Zeri i popullit” qe i ka quajtur armiq dhe agjente. tung
Ky poet nderon jo vetem Shkodren, por te gjithe shqiptaret. Ai nderthur hovin e Migjenit dhe ndjenjen e Gasper Palit. Eshte nje fllad Shkodre, qe do te bredhe ne shekuj mes Liqenit dhe Maleve Pellazgjike te Dukagjinit.
F. Reshpja eshte nje mall i perhershem poetik!…
Nderime edhe per ata qe e perkujtojne!