New York, shqipja gjuhë e 3-të zyrtare në një nga spitalet publike

19 Mars 2015, 14:17Kulturë TEMA

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), Spitali Publik Jacobi Medical Center në Bronx të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Profesor, Gjokë Gojçaj i cili ka publikuar këto fotografi me mbishkrimet e këtij spitali shprehet se kjo është një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan.

Gjatë një vizite të rastit në Spitalin Publik Jacobi, në Bronx Gjoçaj ka vënë rë se Gjuha Shqipe ishte gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital!

Edhe pse emigrantë, në një shtet siç janë SHBA-të, ku jetojnë popujt nga çdo pjesë e botës, shqiptarët gëzojnë respektin dhe të drejtat. Shembull që më së miri e vërteton atë, janë shërbimet shëndetësore, përkatësisht spitalet.

14 komente në “New York, shqipja gjuhë e 3-të zyrtare në një nga spitalet publike”

  1. m says:

    Kjo ka vite qe funksionon tek Jacobi, nuk eshte gje e re. Komuniteti shqipetar i Bronksit eshte rritur mjaft dhe shumica jane paciente te Xhakobit, sidomos moshat e vjetra. Aty ka edhe disa mjeke dhe punonjes shqipetare qe i terheq te moshuarit qe nuk dine gjuhen.

    1. Banor i Bregut says:

      Bronksi eshte lagje GETO!!!!

      1. sit back ..and relaks says:

        bronksi ka lagje muti ka dhe lagje te mira si cdo borough tjeter e new york-ut. puna eshte se shqiptaret jane mbledhur ne lagjet e mutit te bronksit si miza mbas mjaltit sepse aty terheqin njeri tjetrin me shpresen se nje dite do ia dalin ti ikin eres se mutit. ca ja dalin ca jo.

  2. Dritan Haxhia says:

    GJUHA SHQIPE NE KETE SPITAL KA ME SHUME 10 VJET QE PERDORET ZYRTARISHT, QE NGA FILLIMI I LUFTES SE KOSOVES. QE ATEHERE EGZISTON BRENDA KETIJ SPITALI DHE KLINIKA “ILLYRIA” QE JU SHERBEN VETEM SHQIPTAREVE. NDERSA NE C’DO TABELE DHE POSTER DHE INFORMACION SHKRUHET DHE NE GJUHEN SHQIPE. E KENI “ZBULUAR” SHUME PAK ME VONESE.

    1. ziku says:

      Na mbyten bronksaxhinjte mer vlla…

  3. true says:

    Amerikanet jane njerez klase e larte dhe me kulture! Ne norvegji nuk mund te ndodhe nje gje e tille pasi si popull jane racista kunder cdo rrace dhe shteti duke perfshire edhe gjuhen angleze,populli me i pa kulturuar-pa arsimuar-mashtruesa-dembela-arroganta-te pa civilizuar dhe te pa gdhendur jane norvegjezet me nje qeveri qe nuk financon ne arsim/kulture dhe art pasi ky popull eshte armik me civilizimin dhe edukaten.

    1. kulmaku says:

      Mire,mire po ato biondet nuk i ka te keqia,apo jo?

  4. Kojshia e spitalit says:

    SHBA ja eshte aleatja dhe miku jone me i madhe dhe me i sinqerte ashtu sic edhe ne jemi krenar qe jemi miq te SHBA se

  5. Rrumpall-hane says:

    Eshte Amerike atje dhe jo Ballkanistan

  6. A says:

    Redaksise se gazetes “TEMA”.
    Te na shkruhet nje shkrim i zgjeruar mbi NORVEGJINE dhe te sqarohet gjendja e tyre e sotme si vend, si shtet dhe popull norvegjez mbi racizmin, pa sistem arsimor dhe shkollor, dembela, injorant, mashtruesa, arrogante, etj.
    Nuk financojne per arsim-kulture-art, ku ky si popull nuk deshiron qyteterimin, emancipimin, etj.
    Ne anen tjeter jane te dhena qe suficiti buxhetor i NORVEGJISE eshte 800’000’000’000 USD dhe mireqenia dhe nivele i jeteses eshte shume i larte. Ne shume statistika boterore del qe jane lexues te rregullt te medias se shkruar dhe zene vendin e pare ne bote. Zene nder vendet e para ne bote ne lufte kunder korrupsionit. Prandaj si eshte e verteta. Tung.

    1. true says:

      se qenkan lexues te medias se shkruar…pastaj? nuk i ben norvegjezet me kulture gazeta. Gjermania,Austria,Zvicra,Finlanda jane vende shume here me te zhvilluara dhe i kane dhene europes art dhe kulture. Norvegjezet nuk njihen per art dhe kulture,jane mjeshtra per te mashtruar-pa moral -te pa bese-injoranta-dhe te pa sjellshem-te pa civilizuar. Norvegjia eshte nje vend me ligje shume te dobta qe bene jeten ta pa sigurte pasi cdo kush mund te kryeje vrasje dhe nuk denohen,sa per korrupsion ka sa te duash por problemi eshte me ligjet qe nuk denohesh. Te gjitha krimet ne norvegji kryhen nga vete norvegjezet qe jane klase e ulet si popull i pa gdhendur! Te gjithe te huajt si merikane,angleze,suedeze,gjermane, ankohen per sjelljen dhe injorancen skandaloze te norvegjezeve,sa per buxhetin qe juve flisni mjafton te shikoni rruget dhe rrugicat qe i kane ku therret qameti.
      Nje keshille: mos beni biznes me norvegjeze se do ju mashtrojne! Norvegjezet jane naziste dhe gomere te europes!

      Vendi me i zhvilluar ekonomikisht eshte Finlanda dhe sidomos ne art/kulture dhe arsim ze vendin e pare ne bote!

  7. alfons says:

    Po nuk eshte shume per tu mburrur po he. mendohuni njehere

    1. Dardanet says:

      Ne Europe,vendi me demokratik dhe miku me i shtrenjet per shqiptaret eshte shteti gjerman dhe populli i saj fisnik,i civilizuar dhe shume punetore.Sot ne kete shtet,aty ku mesojne nexenesit gjerman, zhvilohet mesimi edhe ne gjuhen shqipe.Mesuesit shqiptare paguhen njesoj si edhe ata gjerman dhe te tjere.Gjermania dallon,per se miri,nga te gjitha shtetet europiane dhe boterore.Sot ne kete shtet demokratik,fuqi e trete ekonomike boterore,mesojne gjuhen e nenes me miera bashkatdhetare.Ne kete vend mesojne edhe turqit dhe greket e vegjel,vendlindja e te cileve nuk lejon mesimin e gjuhes te asnje nacionaliteti tjeter.

  8. Toni says:

    Cdo zyre doktori ne Amerike nese punon ndonje shqiptare aty,vendosin dhe mbishkrime dhe njoftime ne shqip.Kjo me teper per reklame qe doktori te terheqi dhe kliente shqiptare.Dhe shfrytezon punojsen edhe si perkthyese kur gjejne paciente shqiptare. Ska te beje as me demokraci as me dashuri.Thjesht pune biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje