TV-të e Sandrit dhe Irfanit akuzojnë Ministrinë e Brendshme për favorizim të A1 Report. Reagon Malltezi: Aleanca e "kasemogazetarisë" kundër profesionalizmit

17 Mars 2015, 17:24Kulturë TEMA

Televizionet informative në Shqipëri nuk janë në luftë vetëm për lajmet, por edhe për pamjet e siguruara.

Tre prej këtyre televizioneve janë ankuar për Ministrinë e Brendshme, duke thënë se ajo po favorizon televizionin e Karlo Bolinos.

ABC News, News 24 dhe Ora News kane konstatuar sot se për të disatën herë, Ministria e Brendshme, ka zgjedhur median e preferuar të Carlo Bolinos, A1 Report, për të shpërndarë pamjet e një aksioni policor në Fushë-Krujë.

Ky trafik i pandershëm është bërë rrugë për Ministrinë e Brendshme, e cila vendos të ndërhyjë në mënyrë arbitrare në tregun mediatik për të favorizuar një media të caktuar dhe prandaj jemi të detyruar të shprehim shqetësimin tonë.

Metodat e ndjekura nga ministri Saimir Tahiri janë një influencë e pastër e qeverisë për të deformuar konkurrencën e mediave në vend, ku profesionalizmi zëvendësohet nga afërsia me qeverinë. Në këtë mënyrë përpjekja jonë për profesionalizëm zhvlerësohet nga preferencat abuzive në shpërndarjen e pamjeve filmike që bën ministria e Tahirit.

Me ketë praktikë, besojmë se Ministria e Brendshme dhe Qeveria shqiptare ndërhyjnë në pushtetin e katërt, për të favorizuar dhe më pas kontrolluar atë, ndaj këtë shqetësim do t’ua përcjellim të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Nga Ministria e Brendshme presim sa më parë të kërkojë ndjesë për këtë rast flagrant dhe qeveria të angazhohet për të ndërprerë këtë fushatë të paprecedentë të ndërhyrjes së shëmtuar në Media. Pamjet e policisë nuk mund të jenë si tenderat e qeverisë, ku fituesi është gjithnjë Bolino”, thuhet në deklaratën e këtyre televizioneve.

Ndërkohë kundër tyre ka reaguar Alba Malltezi, drejtuese dhe pronare e A1 Report.

Në një sqarim ne Facebook, Malltezi akuzon aleancën e tre TV-ve, si shantazh kundër tyre dhe gazetarëve të A1 Report.

“Më falni por nuk mund të lë pa komentuar aleancën e kasemogazetarisë kundër profesionalizmit.

Sot një shantazh mafioz kundër nesh e gazetarëve tanë të palodhur.

Po kështu është kur transparenca dhe ligji nuk njihet nga mediat e alla kasemogazetarisë.

Kjo është Aleanca e trupit dhe zilisë që interpretohet me zell nga ish- gazetarët tanë“, thotë Malltezi në reagimin e saj./b.l

13 komente në “TV-të e Sandrit dhe Irfanit akuzojnë Ministrinë e Brendshme për favorizim të A1 Report. Reagon Malltezi: Aleanca e “kasemogazetarisë” kundër profesionalizmit”

  1. ilo says:

    Me vjen keq per “ora news” qe po bie ne batakun e mediave te saliut…sh. turp qe pranon te behet pjese dhe “ora news”!!

    1. epaska lodhleku says:

      Kjo malltezi vetem profesionalizem nuk ka ne televizionin dhe gazeten e saj ku sajojne dhe shpifin per njerezit per te fituar leke. Malltezi do kishte qe e ndershme po ta quanit televizionin pstv dhe gazeten zeri i populli. Leku si errsoka syte vetem sales po dhe bollino malltezit.

  2. Freedom says:

    Ja dhe te vetmet media te pavarura qe i kan mbet Shqiperise qe luftojne per lirine dhe pavarsine e mdedias…..HAHAHAHAA

  3. i panjohuri says:

    Nuk besoj se ABC dhe Klanit i interesojne lajmet kur arestohen njerez te PD per tritol atyre u intereson ndonje qe nuk ka lidhje me ndonje parti politike qe pasi futet ne burg ta antaresojne ne PS.

    1. Media Zeza says:

      Fix fare e ke thene o “I panjohur”, por duhet te kishe shtuar edhe fjalet qe” pasi te burgosurit per krime, te antarsohen ne PS te behen edhe deputet dhe ministera…”

  4. merohumis says:

    grusht bashkuar rreth partise,te perdoresh termin te pamvarur ne shqiperi eshte blasfemi,kush eshte i pamvarur eshte njeri i rendomte ne shqiperi,i fusin edhe ne kategorine e budallenjeve,virtyti i lepirjes sot eshte maksimal dhe eshte lajmotiv i perditsuar,te jesh lepires bythe sot duhesh te jesh profesionist ne rradhe te pare se konkurenca eshte e larte

  5. SuloKapedani says:

    Po çfarè kèrkojnè ,se kuptojme ?Po konkurenca pèr ç’farè èshtè.?I do gati irfani dhe sandri sepse ashtu jañe mèsuar nga salserbi,lepe peqe sipas interesit politik dhe biznesit.Flisni o gazetarè se kujtoni qè populli eshte budalla dhe e ha ashtu si e servirni ju lajmin.Jo mor zotrinj,jupeshon juve bashkè me lajmin.Qenkeni bèrè treshe braziljane sot pèr sulm,por kujdes se tra la la po bèni,asgjè tjetèr.

  6. Alphade says:

    Kjo ”preference ” e Tahirit ndaj A1REPORT, nuk eshte asgje perpara asaj qe bente Berishovici , i cili
    kerkonte vetem t’i thurnin hymne e hosana, sic benin keto qe tash ankohen per ”preferencat ” e Ta-
    hirit . Me kete rast po u kujtoj ketyre masmediave kengen : Ato maja rripa,rripa….”

  7. Iva Tico says:

    Kasem Hysenbelliu eshte nje coban ashtu si dhe vellai i tij nga Labinot mali Dr. Henri Cili. Mjere ai popull thote Duce, qe provon dyndjen e katundareve ne qytet. Ndaj nuk ke cfarete presesh nga medjayt e tyre. Fuck off.

  8. alma hoxha says:

    sh.keq per ora news.ka elemen sh.te mire ne staf,por faj eshte i bosit..

  9. doni says:

    te treja kto media jane njera me e ndyre se tjetra antishqiptare mjafton t shikosh news24 do tregoj vetem kronike te zeze 24 ore dhe tjeter gje e keqe e ktij kanoli qe me mijra here ka percar shqiptaret eshte stacioni me skandal qe ndodhet ne trojet shqiptare dhe kulmi eshte kur jep njoftim nga bota si psh rra autobuzi ne kine ose u vra nje njeri ne indi dhe lajme t ksaj natyre gjen perdite te ky stacion gazetar te pa pergjegjshme jo profesional ne te gjtha fushat dhe me ekeqja antishqiptar

  10. Hëm.... says:

    po kur flisni ju qe perlate Kinostudio etj etj dhe bete pallate dhe dreqi e di si e filluat biznesin… profesioniste!!!! Ikni e gjeni vete lajmin dhe beni qe tu rritet audienca dhe pastaj te gjithe do ju kene portal sepse duan audience… shihni mos keni ndonje llogari me drejtesine ate beni ju sepse boll i qate hallin popullit hallin apo konkurrences se lire sepse po te ishte e tille, ju nuk do ishit ‘faranone’ sot po medites diku.

  11. Saliu says:

    Ne fakt medjat e mija si ora njuz ABCja e atij Beragozhdarit qe e cova edhe tek Bushi por sidomos NEW24 i kam shume besnike p.sh. kjo e fundit nuk na le germe pa na lexuar tek 55 sa tek pasqyra e shtypit pasi e financojme shume por nuk na shitet fare as 10%. mos u beni xhheloz per flamurin qe ugjet tek tritolistet ne fush-kruje sepse ata ate kane per ALLAH ne fund te fundit nje flamur eshte nuk eshte bombe kaqe per sot e rrini mire mos e kruani shume se kam shperndare shume flamuj qe i ruajne me shume dashuri xhihadistet e mij besnike deri ne sakrilegj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje