Varri i shkrimtari të madh të letërsisë botërore është gjetur pas 400 vitesh.
Kështu pohon ekipi i zbuluesve dhe ekspertëve mjeko-ligjorë, të cilët pas shumë gërmimesh janë të sigurtë se kanë gjetur varrin e gjigantit spanjoll të letërsisë, Miguel de Cervantes, gati 400 vjet pas vdekjes së tij.
Ekipi i studiuesve beson se ka gjetur eshtrat e Cervantes, gruas së tij dhe njerëzve të tjerë të regjistruar si të varrosur bashkë në Manastirin e Barefoot Trinitarians në Madrid.
Megjithatë ndarja dhe identifikimi i eshtrave, të cilat janë të dëmtuara keq do të jetë i vështirë, thanë zbuluesit e tyre.
Autori i romanit të famshëm “Don Kishoti” u varros në vitin 1616 ndërsa Kisha u rindërtua më vonë.
Varri i Cervantes u zhvendos në ndërtesën e re në fund të shekullit 17 dhe për shekuj me radhë eshtrat e njeriut të njohur si “Princi spanjoll i Letrave” rezultonin të humbura.
“Fundi i tij ishte ai një njeriu të varfër. Një veteran lufte me plagët e tij nga betejat“, tha Pedro Corral, kryetari i artit, sportit dhe turizmit në këshillin e qytetit të Madridit.
Miguel de Cervantes ka lindur afër Madridit në vitin 1547. Ai u bë ushtar në vitin 1570 dhe u plagos rëndë në një betejë para se të kapej peng nga turqit dhe të mbahej në burg për pesë vjet.
Servantesi, Dante Aligeri dhe Shekspiri jane triniteiti hyjnore i letrave boterore. Mund t’u bashkohen Gabriel Garsia Markez dhe Kadare, te tjeret jane minore fare. Erenik Doli, Belgjike
Emblema….Nuk e kuptoje se si mund te konceptohet te qenurit minor fare te emrave te till si Tolstoi,Dostojevski,Cehovi,Balzak,Stendal,Flobert,, Hygo,Dikens,etj,etj.,qe arriten nivelet me te larta te letersise ne gjithe historine boterore dhe konsiderohen te paaritshem???? Kur nderkohe qe krahas Don Kishotit ,pa dashur ti ul vlerat, nje nga kryeveprat e mesjetes eshte edhe Decameron i Boccacios,i cili per nga vlerat qe ka qendron shume me lart se Don Kishoti.Besoje se Kadare kur te lexoje komentin tuaj do te buzeqeshi,mbasi ai e di qe eshte nje liliput fare i vogel para emrave te mesiperm.
Dakord me ju @kulmaku !
Poooo, te gjithe keta emra dhe te tjere qe s’permenden sot, …. dhe shume e shume te tjere te padegjuar kurre, jane te medhenj, jane talente, jane tharmi i zhbillimit njerezimit. Lavdi e perjetshme u takon te gjithe homereve te lashtesise e deri ne kohet modrene dhe ato kohra qe do te vine. Dikush njeh me shume njerin e dikush tjeter nje tjeter talent… dhe natyrisht do te flase per ate qe njeh me shume. Duhet te besojme qe ata jane te medhenj te gjithe.
Permua Migeli eshte shume me i dashur se sa Shekspiri etj. Kjo ndodh sepse une jam i tille qe pelqej llojin e Servantesit. Nje tjeter? Ai tjetri eshte tjeter dhe pelqen me shume Homerin. PO tjetri, … ai pelqen Kadarene. Markesin. Drajzerin. Geten apo x,y,z,alfen, beten, gamen dhe pafundesise nuk kemi pse ti kerkojme fundin!
Patjeter qi Kakare dhe surrati vrerosur gGogolli ,
O tru tredhur