Vdes Richard Glatzer, regjisori i filmit "Still Alice". Vuante nga ALS

12 Mars 2015, 16:39Kulturë TEMA

Richard Glatzer, bashkëshkrimtar dhe regjisori i filmit  Still Alice,  fitues i çmimit Oskar ka vdekur në moshën 63 vjeçare.

Glatzer u diagnostikua me sëmundjen e rëndë ALS  në vitin 2011, pak kohë pasi ai dhe burri i tij, Wash Westmoreland filluan punën për filmin Still Alice.

Ai ishte shumë i sëmurë për të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscar muajin e kaluar, kur Julianne Moore fitoi  çmimin Oskar si protagoniste në  filmin e fundit të Richard Glatzer.

Westmoreland tha se Glatzer “frymëzoi  mua dhe të gjithë ata që e njihnin”.

“Unë jam i shkatërruar”, tha Westmoreland, në një deklaratë. “Rich ishte shpirti  im binjak, bashkëpunëtori im, shoku im më i mirë dhe jeta ime”.

“Në këtë moment zie, unë ngushëllohem me faktin që ai e pa suksesin e  Still Alice në të gjithë botën.  Ai ka vënë zemrën dhe shpirtin e tij në atë film dhe fakti se ai preku kaq shumë njerëz, për të ishte një gëzim i vazhdueshëm”, tha bashkëshorit i reghisorit dhe shkrimtarit.

Ndërsa aktorja Julianne Moore thjesht shkroi në Twetter: “Të dua Richard.”

Julianne Moore fitues aktorja më e mirë Moore nderoi-krijues të filmit në muajin e kaluar.

Aktorja në fjalën e saj në Oskar më 22 shkurt tha.

“Kur Richard u diagnostikua me ALS, Wash e pyeti atë çfarë  donte të bënte. A dëshironte të udhëtonte? A dëshironte të shihte botën? Atëherë ai tha se  donte të bënte filma dhe kjo është ajo që ai bëri.”

Glatzer dhe Westmoreland u takuan në vitin 1995 dhe u martua në vitin 2013./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje