Nëse Berlini nuk është aq tërheqës, shkoni në Tiranë

11 Mars 2015, 12:32Kulturë TEMA

Portali “Momondo”, një nga guidat e udhëtimeve më të njohura turistike europiane, ka publikuar një artikull mbi destinacionet alternative verore 2015, ku kryeqyteti ynë Tirana përfshihet si një ndër destinacionet e rekomanduara për t’u vizituar.

Aty bëhet një përshkrim i shkurtër historik i kalimit  të Shqipërisë nga regjimi  i mëparshëm në zhvillimin e sotëm, flitet për ambjentet që mund të vizitohen e mund të pushohet, për muzetë dhe veprat kulturore që rrethojnë kryeqytetin, shëtitoret e gjera e me njerëz, duke përfunduar me natyrën piktoreske të malit të Dajtit, si një destinacion turistik lehtësisht i arritshëm për t’u vizituar.

“Nëse dëgjon njerëz që thonë se Berlini nuk është aq tërheqës sa ishte dikur, atëherë thuaji që i duhet të shkojnë në Tiranë”, shkruhet në këtë portal. “Në fillimet e viteve ’90 kryeqyteti shqiptar konsiderohej si një vend i mbyllur. Vendi ishte i paralizuar si pasojë e shtrëngimit nga dora e fortë komuniste, kriminaliteti ishte i lartë dhe godinat e regjimit shtypës ishin duke shkuar drejt rrënimit”.

Por tashmë kryeqyteti shqiptar është kthyer në një destinacion veror të madhërishëm duke ofruar një eksperiencë të bukur ballkanike. Merr teleferikun përmbi parkun kombëtar të Dajtit ose qëndro në vendet e ulëta dhe shijo gatimet e peshkut me çmime jashtëzakonisht të ulëta, të cilat shërbehen nëpër kafenetë te lagjja e ish-Bllokut. Ose ndoshta dëshiron që ta zësh peshkun vetë? Atëherë qyteti bregdetar i Durrësit ndodhet vetëm 30 minuta larg.

Përveç të madhërishmit Muzeut Historik Kombëtar dhe një gati-në-shembje Piramide, e cila u ndërtua për të nderuar diktatorin e dikurshëm Enver Hoxha, Tirana nuk ka ndonjë veçanti. Në vend të këtyre veçantive, janë banorët dhe ajo ndjesia e veçantë që e kthen këtë vend në një destinacion që ja vlen për tu vizituar. Pi verë të ëmbël shqiptare dhe shplodhu në bulevardin e Dëshmorëve, i cili ofron një përzierje të arkitekturës otomane, italiano-fashiste dhe arkitekturës postmoderne dhe shumëngjyrëshe të cilat janë shembuj të historisë së larmishme të Tiranës”, shkruan portali.

Shqipëria turistike është pasqyruar në disa revista e gazeta prestigjoze botërore këto dy vitet e fundit, gjë që rrit mundësinë për një turizëm të mirëfilltë dhe elitar. Është detyrë e strukturave përkatëse që ta administrojnë me efikasitet këtë prestigj.

13 komente në “Nëse Berlini nuk është aq tërheqës, shkoni në Tiranë”

  1. lumasi says:

    ik more pirdhuni mjaft shitet mend per tiranen e cila eshte kthyer ne gjiriz.

    çfare fotoje keni vendosur ne per reklame!

    keni shfaqur ndertesa te ndertuara ne kohen e diktarures qe jane shpartalluar ne vitet e tranzionit.

    çfare ka per te pare ne tirane qe e krahasoni me berlini.

    1. Ai Shoku says:

      Peshk tek lokalet e ish-bllokut.

      VK.

    2. Adriatik says:

      Cojini te xhamia qe po ndertoni, nje tour nga bathorja dhe sauku te kenaqen turistet.

      1. the Punisher says:

        …dhe kur te kthehen, nje gelbaze Janulles mu ne goje.

    3. mumi says:

      ejani shikoni sesi vjedh Agjensia Kombetare e Turizmit ne emer te promovimit.

  2. Tomorri says:

    Moe harroni pa vizituare edhe panolinesin e Lulezime Bashoviçit qe i jep shume nur kryeqytetit tone .

  3. DEMI says:

    PO KA KRYETAR BASHKIA JO SHAKA …

  4. lulzullap bin bela al bashar says:

    Duket si ironi

  5. Chloris says:

    Mire jeni nga trute apo keni shkare?! Sa popull halucinant qe jeni?! Po Berlini me statistike ka me shume turiste se Roma ne vit!!! Apo kjo nuk ju thote juve ndonje gje?! Degjo, neser na nxirrni ndonje portal tjeter u thote miletit te vizitojne Zallbastarin se eshte me i mire se Milano!
    Kush e vizition kete websit-in dini gje? Mos eshte per drogaxhinjte dhe mafian!

  6. Nora says:

    Un per vete sdo shkoj as ne Paris, as ne Rome as ne Madrid per pushime….do shes por**e ke blloku e do marr ‘telifirikun’ me tu knaq shpirti ca do njeriu me shum….

    Hahaha.

  7. Pelasgian says:

    ej o ruca ……ta kishte bo noj portal shqiptare ju jepja te drejte te bonit shaka por kte e ka bo MoMondo .

    C’keni qe kakarisni si pula te zgjebosme ????

    Juve edhe kur ju “lavdrojne” te tjeret ju duket sikur me ju thon “placsh”

    .

    Popull debil!

    1. Shoku Me Rroba Doku says:

      keta te momondos punojne me kesh ne dore apo mund ti paguash edhe me karte?

  8. kercovari says:

    ne durres me e kap nje rrum peshku eh muti me dor si krejt turistet qdo vite qe kalojn pushimet ne shqiperi.. hööö hoooo höööööööööööö peshku plevejt si peliva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje