Papa Françesku bekon gratë për 8 mars: Ju e bëni shoqërinë më njerëzore. Pa ju bota do ishte shterpë

8 Mars 2015, 16:59Kulturë TEMA
Papa Françesku bekon gratë për 8 mars: Ju e bëni

Papa Françesku ka uruar gjithë gratë në Ditën Ndëkombëtare, ku i cilësoi ato motorrin dhe ngjyrat e dashurisë dhe mirësisë së shoqërisë njerëzore.

“Sot, më 8 mars përshëndes të gjitha gratë, që çdo ditë kërkojnë të ndërtojnë një shoqëri më miqësore dhe  më njerëzore. Një falenderim vllazëror edhe për ato gra që në një mijë mënyra që i janë  përkushtuar Ungjillit dhe  punojnë në Kishë”,  tha Papa Francesku duke kujtuar  Ditën Ndërkombëtare të Grave përballë qindra njerëzve të mbledhur në sheshin Shën Pjetër.

Dhe kjo –  tha Papa përmes duartrokitjeve të  turmës,  është për ne një mundësi për të riafirmuar rëndësinë e grave dhe nevojën për praninë e tyre në jetë.

Në një botë ku gratë janë të margjinalizuara, është një botë shterpë, sepse gratë jo vetëm sjellin jetën, por na transmetojnë  aftësinë për të parë të mirë, sepse ato  shohin përtej.

Ato na mësojnë  ta kuptojmë botën me sy të ndryshëm, t’i ndjejmë  gjërat me një zemër më krijuese,  me më shumë durim, me më shumë mirësi.

Një lutje dhe një bekim të veçantë për të gjitha gratë e pranishme këtu në shesh dhe për të gjitha gratë në botë”, tha  Papa Françesku./j.h

 

2 komente në “Papa Françesku bekon gratë për 8 mars: Ju e bëni shoqërinë më njerëzore. Pa ju bota do ishte shterpë”

  1. nxenesi says:

    A do kete shkuar ndonjehere me femer Papa?

  2. Zef Kallami says:

    Jy Pape jeni i zgjuar.
    Kur merreni te zgjidhni problemet shoqerore me argumentin e sex-it bini ne gabime ne trashalukllek.
    Nuk mjafton vetem Toka(grueja) duhet edhe fara(mashkullit) e shendoshte qe te mbije jeta.Te mos kena shterpezim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje