ISIS shkatërron qytetin 3,300 vjet të vjetër

6 Mars 2015, 09:52Kulturë TEMA
ISIS shkatërron qytetin 3,300 vjet të vjetër

Qeveria e Irakut ka bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë nisur të demolojnë mbetjet e qytetit antik asirian, Nimrud, në veri të Irakut.

Ky është sulmi i fundit i tyre në trashëgiminë historike të vendit.

Ministria e Turizmit dhe Anitikiteteve ka bërë publik lajmin, duke thënë se militantët kanë nisur shkatërrimin pas lutjeve të mesditës, të enjten.

Zyrtarë të ministrisë kanë thënë se nuk e dinë ende shkallën e shkatërrimit të qytetit historik, i cili është themeluar 3,300 vjet më parë me emrin antik Kalhu dhe ka qenë njëri nga gurët e çmuar të epokës asiriane.

Shkatërrimi i mbetjeve të Nimrudit – që është emri i mëvonshëm arab i qytetit – vjen një javë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video, e cila i tregon ata duke thyer artefakte të vlefshe asiriane në muzeun e Mosulit.

Zyrtarët irakianë druajnë se xhihadistët do të vazhdojnë të shkatërrojnë vende të tjera të trashëgimisë së lashtë të Irakut verior, përfshirë edhe qytetin Hatra, i cili është më shumë se 2,000 vjet i vjetër dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Pjesa më e madhe e Irakut verior është nën kontrollin e IS-it qysh nga vera e kaluar.

Nimrud është konsideruar si një nga gjetjet më të mëdha arkeologjike të shekullit 20. Më 1988, një ekip i arkeologëve ka gjetur atje një koleksion të bizhuterive të lashta.

Bizhuteritë janë shfaqur për kohë të shkurtër në muzeun kombëtar të Irakut, para se ato të zhduken nga sytë e njerëzve. Megjithatë, ato u kanë shpëtuar plaçkitjeve të muzeve, që kanë pasuar pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara, më 2003.

Koleksioni i çmuar është gjetur më pas në ndërtesën e bankës qendrore të Irakut.

Shumë prej artefakteve të vlefshme të Nimrudit janë zhvendosur në muzetë e Mosulit, Bagdadit, Parisit, Londrës dhe gjetkë.

Por, gurë të gdhendur dhe statuja në formën e demit me kokë njeriu kanë mbetur në vendin e rrënojave të qytetit.

Pasi Nimrud ka ekzistuar për rreth 400 vjet, qyteti është bërë kryeqyteti i dytë i Perandorisë së lashtë Asiriane, në vitin 879 para erës sonë.

Ai ka qenë kryeqytet asirian për rreth 170 vjet, derisa kryeqyteti është zhvendosur fillimisht në Dur Sharrukin dhe më pas në Nineveh.

Nimrud ka vazhduar të jetë qytet i madh asirian dhe rezidencë mbretërore derisa është shkatërruar gjatë rënies së Perandorisë Asiriane në shekullin 7 para erës sonë.

Rrënojat e Nimrudit kanë mbuluar një zonë prej 360 hektarësh.

Zona është ende qendër e madhe e popullsisë asiriane të Irakut, por që nga vera e kaluar, banorët e krishterë asirianë kërcënohen me ekzekutim nga militantët e Shtetit Islamik, nëse ata nuk konvertohen në Islam.

13 komente në “ISIS shkatërron qytetin 3,300 vjet të vjetër”

  1. B. says:

    Ky fondamentalizem fetar, qe ne thelb eshte vetem vegel e njerezve (krereve te tyre) qe duan pushtet, eshte tamam nje kanccer per njerezimin! E i tille si e ka emrin kafshon e shkaterron pak nga pak cdo gje qe njerezimi e ka krijuar ngadale a me mund ne kohera!

    Edhe ne kendveshtrimin fetar, nuk mund te respektosh Zotin, duke neperkembur e shkaterruar vepren e bijeve te tij, njerezve! Cdo “besim” ne Zot qe bazohet ne urrejtje e jo dashuri, eshte ne thelb veper e Djallit!

  2. ismeti says:

    qfar din shtazet qka asht kultura veq qitu taxhi si derrave

  3. zefi( ish dulla) says:

    Feja muslimane eshte nje fe shum e vonuar,kjo trashegimi nuk u takon kultures muslimame,pranda edhe shkaterrojn q’do gje qe u dele perpara..

  4. eye of london says:

    o tema, po cdo te thote te ‘demolojne’, kur kemi fjalen shqipe te ‘shkaterrojne’.eshte qesharake.terhiqjani veshin perkthyesit/es

  5. eye of london says:

    te demolojne mbetjet/demolish the remains duhet te jete ne anglisht.po c’mbetje more perkthyes mavria.te shkaterrojne ‘rrenojat’ e qytetit.

  6. Doules yeeftos says:

    Mounopanot shkateruan nje qytet te lashte me prejardhje greke !

  7. Antonio says:

    Cherchez Mossad & CIA… !

    A. Minga

  8. buce qekeni te gjithe says:

    eye of london , maybe the right line must be (demolish the ruins)

  9. gy says:

    Të demolofsha trutë!

  10. ajn says:

    Iraku dhe vende te tjera kane qene edhe me heret ne shekuj nen qeverisjen e shteteve islame,por asnjera nuk I prishi ato trashegimi.Kjo tregon se sa shtet islam ky I fundit,sidomos tani qe kane edhe ndihmen e perendimit qe vete i krijoi,pastaj nuk eshte e thene ti kene shkaterruar per se verteti,por mund edhe te jene shitur,perendimi nek te fal. tung

  11. Mark Gjonaj says:

    Si perseritet historia, si kryengritja e cartisteve ne Angli, ne vend qe te shembnin sistemin e kalbur kapitalist shfrytzues, pa vizion qe i pjelle keto monstra, po shkatrrojne objektet e kultures, origjinen e tyre. Ku e ka ushtrine Iraku i shkatrruar, po Siria, komandant mbret Bashari pse nuk i fusin ne mes dy zjarreve ushtarake te dy shteteve, cfare ushtrie jane ata, pse nuk lidhen vendet arabe, apo jane dakort me keta kemishzeze?!!! Kush e mbron Irakun dhe Sirine, apo jua kane hequr kete te drejte te kene ushtri? Apo ushtria e Irakut dhe Sirise na jane bashkuar bashke? Kryetarja e shteteve te Botes(OKB-ja) eshte formalisht, ajo nuk e luan funksionin eshte e kompromentuar me interesat dhe lidhjet e shteteve Perendimore me fije te dukshme dhe te padukshme me kete vullkan befasues mu ne qender te lidhjes arabe!het te jete rruge e arsyeshme, kjo lufte vetem vetasgjeson resurset e tyre njerzore. Mendoj se me shtrirjen e tyre guerrilase neper Bote, keta si shaka qe po e marrim, do ta fusin Boten ne luften e saje te 3-te! Territoret e Shqiperise se coptuar rrezikohen dhe ka gjase se secili shtet do te futet tek pretendimet e tyre. Duhet te kete nje plan Rus-ISIS qe ta kethejne perseri Ballkanin ne nje Gerdec dhe qeveria amerikane ka paralajmeruar, po kush ta degjoje, lideret tone qe jane thirrur si para te pandehur nga prokuroria!

  12. Apollon says:

    Ky eshte konkluzioni I luftes per Gas qe bombardojne dhe varin Kryetar shtetesh se mbrojne interesat e tyre.

  13. Apollon says:

    O shoku jo vetem demolojne por nuk ka as edhe nje fjale shqipe.
    Mushkonje, Mrekulli,Prift, Mendje, Pidhi, Syri, Pjeshke, Rruge, e shume te tjera pervec 80%te gjuhes Latine keto perkthehen keshtu.
    Miracle, Moscito, Pusy, Priest, Pjeshke, See you, etj.
    Nuk behet nje komb me peralla politike se keshtu tha filani.
    Ketu nuk ka as edhe nje fakt qe te tregoje qe ka patur nje shtet apo komb me nje gjuhe “shqipetare” pervec Greke d.m.th Epiros, Ilyrios djali I Kadmos dhe Evropit, Maqedhonasit etj.
    Sa per keta Talibane njesoj edhe Sali Butkacqe rrafshoi qytetin e Moskopolis qe me vone Tuekoalvanosat e quajten Voskopoje.
    Eshte punne m….I te jesh kafshe me fytyre njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje