Pse i quajmë serbët “shqa”

27 Shkurt 2015, 11:28Kulturë TEMA

I bindur për titullin provokativ, që se ka pasur qëllim në vetvete, Demiraj ka dashur të përfshinte një fashë të gjerë lexuesish në leximin e një teksti, që davariste shumë pasaktësi, shndërruar prej mjegullave të historisë. Me një fjalë, ka dashur që për herë të parë, shqiptarët t’i shmangen këtij përcaktimi dhe të shkohet thellë në zgafellat e kohës kur dy popujt ndanin ende shumë me njëri tjetrin.

 

Nga Ben Andoni*

 

Ka disa kohë që profesor Demiraj nuk ka qenë “shumë prezent” në median shqiptare, por jo sepse ka qenë në periudhë prehje, por thjesht sepse nuk preferon tw duket shumw. Këto ditë gjendet i zhytur në Bibliotekën e Vatikanit, fiksuar në punë kërkimore, që do t’i marrin javë tw twra pune. Kjo i mjafton për punët e tij dhe llogaritjen e kohës së vet. Pak ditë më parë, ka qenë i ngacmuar nga një aktivitet albanologjik dhe një personazh i njohur i gjuhësisë shqiptare, por me elegancë është shmangur. Tek e fundit, i mjafton mali i punëve që mbart me vete dhe angazhimet.

Gjithsesi, në këtë numër, po paraqesim një libër të tij, të botuar pak javë më parë, me një titull tejet provokativ: Shqiptar dhe shqa. Emri shqa në Shqipëri dhe viset shqipfolëse është përdorur gjithnjë në një kuptim krejt absurd, që nënkupton armikun sllav. Ai që të shqyen. Bisha. Në fakt, kjo monografi mëton të sqarojë bash këtë koncept gjuhësor me argumentimin se fjala “shqa” apo “shkja”, përdorur për të emërtuar popullsinë serbe nuk është e saktë. Botimi i studimit të profesor Demirajt është bërë në Shtëpinë Botuese “Naimi”, që është shumë e dhënë pas botimeve albanologjike, duke na marrë në një udhëtim historik për të shkuar direkt e te rrënjët e këtyre fjalëve, e duke zbritur pastaj deri në konotacionet e sotme.

I bindur për titullin provokativ, që se ka pasur qëllim në vetvete, Demiraj ka dashur të përfshinte një fashë të gjerë lexuesish në leximin e një teksti, që davariste shumë pasaktësi, shndërruar prej mjegullave të historisë. Me një fjalë, ka dashur që për herë të parë, shqiptarët t’i shmangen këtij përcaktimi dhe të shkohet thellë në zgafellat e kohës kur dy popujt ndanin ende shumë me njëri tjetrin.

Ideja e shpalosur në libër është zhvilluar në tre seksione që respektivisht janë: Emri etnik shqiptar, i dyti është Shqau ndër shqiptarët dhe i treti është Dy popuj në kontakt. Përmes çështjeve të ndryshme, qoftë studiuesi i fushës por edhe lexuesi i zakonshëm përgatitet ta marrë sa më të plotë idenë e profesorit dhe ai të përcjell me një argumentim shumë profesional tutje në shekujt e  XIII-XIV, kohën e shpërnguljeve masive të shqiptarëve diktuar prej Bizantit drejt Jugut, në zonën e Atikës, Peloponezit dhe ishujve të Greqisë apo atë valë që më vonë do të ndryshonte rrjedhë drejt Italisë së Jugut dhe Sicilisë, ku edhe sot e kësaj dite flitet arvanitisht, përkatësisht arbërisht. “Folësit e shqipes e bartën me vete këtë emër etnik në formën arkaike shkla, skla dhe pagëzuan me të, në mjedisin e ri etnik-kulturor grek, popullsinë vendase joarvanite, thënë më saktë shënjonin e shënjojnë me të“tjetrin”, domethënë “fqinjin grek”, pikërisht ata që nuk i takonin e nuk i takojnë bashkësisë së tyre, që përdorte e përdor të folmen arvanite si mjet komunikimi brenda bashkësisë. Po kështu edhe ndër arbëreshët e Italisë, të cilët me shkla shënjojnë atë person që flet në mënyrë të pakuptueshme për ta”.

Për ta sqaruar më saktë, dhe për ta bërë publikun mëndjehapur, që të futet i plotw në argumentin e tij, ai përdor një nëntitull: për të thënë se kemi një analizë të historisë së kontakteve ndëretnike përmes dy etnonimeve. Dhe gjuhëtari këtë herë është më shumë se historian-gjuhësie. Hetimi i këtij emri e shtyn autorin që të hetojë në zhvillime historike-shoqërore, ku nuk e ndih shumë dokumentacioni historik, sigurisht jo vetëm ai i shkruar në gjuhën shqipe, por thjesht edhe dokumentacioni historik, që lidhet me të. Në një kuptim më të hershëm, që lidhet me ngjyresat e emrit dhe që sot ruan një konotacion negativ, ka të ngjarë, duke iu referuar argumentimit të tij, se emri ka hyrë në kohën e ardhjes së fiseve sllave të Jugut prej shek. VI Erws sonë, kohw kur u shpërthyen krejt kufijtë veriorë të Perandorisë Bizantine. Fjala greqisht sklavoi, esklavoi dhe fjala kaloi shpejt edhe në latinishte në formën sclavus (shumës sclavi). Fjala në shqip, sipas profesorit, nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i fjalës latine mesjetare. Me kalimin e kohës fjala ka fituar një shumëkuptimësi, siç e njohim ende sot në situata të caktuara gjuhësore Fillimisht popullsia sllave ishte p.sh. pagane; sllavët nuk ishin kristianizuar një element që ata e rrokën në shek. IX. Deri në atë periudhë emërtimi shqa përdorej jo thjesht dhe vetëm për të shënjuar fqinjin, pjesëtarin e bashkësisë sllavishtfolëse, por edhe besimtarin pagan, d.m.th. jokristian. Me kalimin e kohës – pas kristianizimit të popullsive sllave (gjysma e dytë e shek. IX) – u identifikuan me këtë emërtim jo vetëm ata që flisnin gjuhë sllave, por edhe ata që ishin pjesëtarë të Kishës Ortodokse Sllave, duke iu kundërvënë kështu bashkësisë shqiptare që i takonte sipas rastit Kishës KatolikeRomake (Veri) dhe/ose ortodoksisë greke (Jug).

Kurse, në konkluzionin e veprës së vet, përfundon se: “përgjithësimi i emrit tonë etnik shqiptar është sendërtimi gjuhësor i reagimit vetëmbrojtës që zhvilloi vetë etnosi shqiptar gjatë shekujve XVII-XVIII, në të cilin besimi fetar (disallojësh, por aspak sipërfaqësor) dashur pa dashur i la vend gjuhës amtare, e cila – krahas hapësirës jetike kompakte dhe traditës jetësore shqiptare – u shndërrua në identifikatorin themelor brenda matriksit të kulturës etnike shqiptare. Kemi të bëjmë pra me një proces etnogjenetik që paraqitet jo vetëm si ndër më të hershmit në Europë, por mbetet edhe sot e kësaj dite i pashoq në bashkësinë e popuj”. Libri është një ndihmë e madhe për studimet shqiptare, por edhe dhuratë e mirë për të pasionuarit. Nuk mund të thuhet se grafikisht është shumë i arrirë, por duket se është bërë në kufijtw e shpenzimeve, që për fat të keq për botime të këtij lloji mezi nxirren.

61 komente në “Pse i quajmë serbët “shqa””

  1. Gjauri says:

    Ja ke fut kot si ti edhe ato gjoja-studime te Demirajt. Futjini thelle dhe me llogjike professionale dhe jo nga kendveshtrimi i realizmit socialisto-nacionalist.

    https://en.wikipedia.org/wiki/Giaour

    Thellohuni ne kete drejtim dhe do te gjeni disa nga pergjigjet qe ju mungojne

    1. Injoranca says:

      Une nuk e kuptoj qe, per te then budallalleqe duhet me marr mundimin e te vizitosh bibliotekat e botes. Thjesht mund te rrinte ketu ne Shqiperi..te pakten thonim qe nuk ka lexuar gjekundi. Jo jo…nuk qenka me te then ky muhabet!
      O zoti autor! (B.Andoni) Merre mundimin vet e shfleto ndonje liber sepse ate detyre ke o i uruar! Leri profesoret dinosaur te shekullit te kaluar se nuk han pyka as me nje qosh.

      Termi “shqa” apo “shkia-shkja” rrjedh me te vertet nga latinishtja (e jo nga greqishtja e vjeter sic pretendon profesori yne i nderuar, por, nuk do te tregoj “sklavet” si rrac apo etni. Ky eshte nje budallalek me ok! Termi “shkia” apo ne latinisht “scia” do te thot gjurme, ose ne ket rast te gjurmosh apo te ndjekesh dike ne ato gjurme…dmth te gjurmosh. Ne rastin e serbeve apo sllaveve ne pergjithsi (duke perjashtuar Kroatet), ky term u atribohej ngaqe shkan nga ajo qe quhej universalizem i kishes Romake (katolike). Kaq gje profesor Demiraj duhet ta kishte perceptuar nga studimet e shumta qe ka bere ne Vatikan..apo ka figurat e kopertinave te librave?!?

    2. Mbreti i Epirit says:

      Te djeg me duket realiteti ti pordha e Janullatosit edhe e Millosheviceve!!!

    3. demo says:

      O gazetar ‘enciklopedik’ a mund te na thuash pse serbet u thone kosovareve shiftare?

    4. Korabi says:

      Po mire more z. erudit, po ky linku i wikipedias qe shpjegon se c’eshte ajo qe ne shqip e quajme “kaurr” c’lidhje ka me temen? Termi shkja eshte me i hershem se turqit, keshtuqe nuk mund te pretendosh qe ka lidhje mes “kaurr” dhe “shkja”. Apo e pate dhe ti nje llaf per te thene dhe e the.

  2. Hamza I says:

    Do isha kurioz te peysja profesorin se a gjen te perbashket te fjala shkja, prejardhjen nga italishtja schiavo. Eshte e ditur qe fjala ciao nga sa permenda me lart e ka prejardhjen. Schiavo do te thote skllav dhe ne kohet e lashta pershendetja ishte “schiavo tuo” pra skllavi yt. Shkja ka shume afrimitet me kete shprehje.

    1. demi says:

      fjala schiavo,apo skllav vjen nga etrusko iliret qe do te thote ska llaf, pasi robi i luftes nuk ka te drejte te flase.

  3. niko says:

    Nuk shkruhet( SHQA )por shkruhet SHKJA.Vet ky shkrues I ketij shkrimi; nuk e shqipton dot shqipen,me vjen shum keq qe gjuha shqipe ne te folme dhe ne te shkruem po reduktohet per keq, kjo po duket ne chdo menyre.Ne mesin e te gjithve qe e flasin dhe e shkrujn gjuhen shqipe me embelsi dhe frazologji te gjane shqipe respekte per shkrimtarin P.ZOGAJ.

    1. refugjati says:

      O niko po kete nuk e ka shkruar Perç zogaj . nuk e di se çfar lidhje ka preççii ketu apo je ndonje i aferm i tij. Ai gjithe jetes sahanlepirs ka qene

    2. ♣ preshevali ♣ says:

      Sa për informim; n’Prshevë i thojmë:
      shka njëjës dhe shkie shumës-gjini mashkullore dhe
      shkinë njejës e shkina shumës-gjini femnore.
      E me që e shqipen e flasim më pastër se çdo pjesë tjetër,
      kështu duhet edhe të jet ma drejtë ☺☺☺

    3. elektroniku says:

      Niko
      Varet nga dialekti krahinor. Veriu i Shqiperise thote shkjau ndersa Kosova thote shka pa j ne mes.

      1. Ilir Hoti says:

        Veriu ne pergjithsi thote ‘shkja’ Kruje Lezzhe Skoder e Malesi, ndersa Puke Tropoje dhe pergjithsisht Kosova ‘shka’ per femroren shkine ne te dy rastet!!! nuk mendoj se paraqet ndonje rendesi te madhe …Fishta i Madh ssllavet dhe greket i ka quajtur si ‘tenxherja me kapakun’..persa i takon qendrimit te tere ndaj ceshtjes tone! Ne duhet te forcojme bashkpunimin mes vehtes,formimin e shtetit dhe ne bashkpunim me Ameriken dhe Europen e Civilizuar.

  4. Luluko says:

    Na cat astaret, skeni gje tjeter te merreni pervecse ta kruani cdo dite me Serbet. Shikoni problemet qe ka Shqiperia e lerini nacionalismat e bythes se sna japin gje.

    1. refugjati says:

      Ti luluko qenke nje filo serb. Mos je lulushi i sali vuçidolit?

      1. Luluko says:

        Llogjike prej Alvanozi. Kur njeri thote te shikojme problemet qe kemi ne Shqiperi e te mos merremi me te tjeret, kthehesh e i thua qe eshte filoserb. Hajde mendje, Sipas teje gjith diten duhet te flasim se per car bejne serbet, car hane, car thone, car pine kur dhjesin qe te na quash patriota.

        1. elektroniku says:

          Ti luluko do jesh shkerdheni i sali vucidolit ose je pensionist i eladhes 300 evro.

          1. Luluko says:

            Po ti pensionist i kujt je ? I injorances ? Me kan car mender bythen patriotat e leshit ne Shqiperi qe vetem dine te fryen si gjeli duke gjoja poshterua bosh shtetet e tjera ne vend te ndertojne shtetin qe eshte katandisur si nje hale pa fund.

  5. Kokëboshi says:

    Një shkrim, që nuk thotë asgjë (siç ma ha mëndja dhe libri i prof. Demirajt)…përveçse hamëndësime e lodra fjalësh, me “parapëlqim patriotik”, i denjë për një studim “të Realizmit Socialist”…(???!!!)

  6. kuq e zi says:

    shkja asgje tjeter e emrit skllav qe ju dha sllaveve te jugut kur erdhen ne ballkan sepse nuk ishin tjeter vec se skllever te larguar nga lindja pastaj i njejti emer ju dha gjithe atyre qe flitnin nje gjuhe te perafert me ta
    pra fjala shqa me shqiptar eshte sikur te krahasosh llozin me llazin
    shqa thuhet ne dialekt gege ashtu si thuhej per italine taliku ne te kaluaren kemi pasur problem me shkronjen q ne disa vende kjo perdoret k edhe ne kosove ku shqipja ka qene me e ulet ne nivel
    pra shqa=shka
    gjithe ai shkrim per nje gabim ne drejtshkrim qe te duket me serioz fut ne valle dhe demirajn gjoja ka shkuar ne vatikan per me kerku fjalen shqa apo shkja

    1. Shefqet says:

      O tarzan, s’ka as nevoje profi te shkoi ne vatikan per polatolet (“k dhe g”) te shendrruara ne ( dhe gj), kete e dine ç’do gjuhetar.
      Termi-Emri SHKA,shkja,shkini egziston para dyndjeve sllave ne gadishullin ilirik.
      Une kame te dhana te plota per kete emer SHKA, se q’kuptim ka dhe si u formu…

  7. alfred says:

    shtremberim ie dashakeqesi I termit (shka) ne (shqa)!Turp per autorin dhe ata qe tentojne te shtremberojne historine! Serbet ne gjithe historine kane sulmuar vrare e plackitur popullsine shqiptare.Shkrimi ne fjale I bashkohet propagandes prosllave e progreke qe sot po na demton shume

  8. Klimax says:

    Me sa duket arsyetimi i llogjikshem dhe shkencor po largon kete mjegull te vet-mbivleresimit deri ne mite qe kapercejne dhe fantazite me extreme te njerezimit.
    Jemi si gjithe popujt e tjere pjese e evolucionit te vazhdueshem njerezor, te ketij evolucioni qindramijra vjecar ne Afrike prej ouranopithecus tek format pro-njerezore dhe i vazhduar tek emigrimi i njeriut modern drejt Euopes dhe Azise deri 40000 vite me pare.
    Nuk mund ti dedikojme vetvetes as meriten e civilizimit te pare te Europes, as te gjuhes se pare ne kete kontinent dhe sigurisht as si pasardhesit e pellazgeve!!!! Ndoshta e vetmja gje e sigurte eshte qe jemi pjese e nje grupi fisesh te vjetra te perqendruara diku ne Ballkanin veri-perendimor duke krijuar nje civilizim te nderthurur dhe me civilizime te tjera qe ishin, vinin apo venim ne keto rajone te virgjera te Ballkanit shekuj e shekuj me pare.
    Sot si komb i formuar, kemi te perbashketa dhe te vecanta me popujt dhe kombet e tjere te rajonit, i ndjejme miq apo armiq ashtu sic ndihemi edhe vet si popull e komb me njeri-tjetrin, por ashtu si i gjithe njerezimi boteror eshte se kemi 98.4% te ADN-se te njejte me ate te shimpazese. Ndoshta per kete duhet te ndihemi krenare!

    1. Black Athena says:

      Ashtu eshte.
      Jo vetem me komente teorike,
      Por edhe me surrate praktike,
      Nje pjese e grekeve te sotem e ka prejardhjen nga Afrikanopiteku.

      Literature Internacionale : “Black Athena”

  9. refugjati says:

    Sipas meje ky shkrim eshte i shkruar jo qarte. Une asgje nuk kuptova. Ky shkrim duhet te shqiptohet.

    1. joel shkodra says:

      Ke te drejte. Por nuk thuhet “duhet te shqiptohet”, por “duhet te shqiperohet”.

      1. Albann says:

        hahahaha…per nje germe edhe ti ? .

  10. demokrat says:

    Shka-shkizmatic, nuk ka te beje me sllavet si etnos por me skizmen si proces ndarje te krisianizmit me dysh.

    1. Nje shqiptar says:

      Kini te drejte @Demokrat! Sipas disa studueseve,Shka,shkije Jane quajtur Shqiptaret skizmatike(qe Humben gjuhen shqipe dhe muarre ate sllave)dhe Jo serbet.

  11. prel Kola says:

    Të nderuarë,asgjë konkrete nukë gjeta në këto shkrime.Kam pytë me kohë për origjinë të këti termi sidomos ne zonat veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Pa résultat të sigurtë. Para disa vitësh isha në Egjiptë dhe hôteli afër neve ishte specifik për Rusët. Plazhi ishte i ndamë me grila. Burra të vjetër me fëmra të reja. Ime shoqe duke i parë çdo ditë,më thotë:”shiko edhe një grupë RUSHKINA-shë paska arrdhë”. Lapsus,Ruskina ishte dashtë me thanë. Unë thash EUREKA.Nga Ky Gabim shprehëje u zbulue si pas mendimit t’im shkina dhe shkja pë mëshkullë

    1. pjatalarsi says:

      Interesant ky fakt i rastesishem. Po ta lidhes edhe me hipotezen e lidhjes etimollogjike me “skythet”, duket e vijueshme. S.d.q., ngelet hipoteze, por me rendesi.

  12. titi-ny says:

    une kam lezuar qe fjala _shka_ rhjedh nga fjala shqipe – me shkite, me u rrezu, me u largu. me kete emer shqiptaret e veriut I quajten te gjithe ata vendas shqiptare qe u kthyen nga besimi katolik( perandoria romake) ne besimin ortodoks qe jane serbet. mbretria e Karagjorgjeviceve ishte me origjine shqiptare, pasi pushtoi Beogradin ai u be sundimtari I serbeve, ai fliste shqip. me vomne breznia e dyte e tije -djali- mesoi serbisht e ata u kthyen perfundimisht ne serbe- shkije- qe SHKITEN, u larguan nga besimi katolik e nga gjuha shqipe.
    ne jug te vendit. Ndersa ne jug te vendit shqiptaret qe u kthyen nga katolike ne ortodokse u quajten -KAURRE te cilet sot jane pjesa me e madhe e greqise se veriut,
    Fakti qe qofte shkijet( serbet) e qofte kaurret ( greket) na urrejne NE TE SHQIPERISE kaq shume, duan te na hane me dhembe, shpjegohet e me faktin e pakundershtushem se ne shqiptaret jemi nje popull I ndare, ate qe I bejme njeri tjetrit nuk na e ben armiku ( fjala greke X shqiptare u be me grek se grekerit) Kjo mendoj se jetesohet dhe sot me ndarjen veri jug.Esdhte nje urrejtje patetike e jugut ndaj veriut me rrugehapes, me pak qejfmbetur, me liberal ne drejtim te jugut> ne cdo lajm, ne cdo gazete, ne cdo qoshe ku ka shqiptare te jugut degjon nje cmire, nje revansh, nje fyerje te spikatur ndaj veriut. kjo ndasi pra eshte e kahershme, Le te kujtojme qe me shpalljen e pavaresise- rrezikohej kosova te ndahej, sic dhe u nda e jo vlora. kolonjari Konica ishte I pari qe perdori fjalen-malok-, kjo per te fyer zogun, apo fjalet “brilante te nolit per zogun” o I zhyer I dhier I vyer per hy, zog” etj etj, qe ne thelb kishin urrejtjen krahinore dhe aspak ideologjike( qofte noli, qofte Konica me vone kur ishin ne amerike kishin pension nga maloku zog.
    ne jemi nje popull I madh, jo I vogel, thuhet se jemi rreth 10 million e me teper, pra jemi faktore ne ballkan. duhet te jemi te bashkuar ne idete kombetare pamvaresisht se urrejme njeri tjetrin…
    me duhet te theksoj dhe nje gje, gazetat e sidomos comentet neperto tu ndalohet me ligj qe te publikojne comente me ndasira veri jug.

    ky eshte mendimi im
    mos harrojme se jemi shqiptare e cdo njeri prej nesh ve nje “tulle” ne historine tone, ne ardhmerine e vendit tone,kulturen tone, brezat qe vijne.

    faleminderit

  13. elektroniku says:

    Ti beni i andoneve bere gjithe kete carcaf dhe nuk na the asgje.

  14. Lulezim Basha says:

    Hodhi nje budalla-i mencur nje fjale ne nje leter qe e lexuan te tere dhe me qindra te mencur-budallenj perpiqen ta kuptojne.

    Ta zeme se ka te drejte budallai-i mencur,po pastaj? Ju te mencur -budallenj,me mua bashke,nuk keni pune tjeter?

    Meqe nuk keni,po ju pyes une se kam qene kudo e kam bredhur boten:
    Takohen dy shoke ne rruge. Po themi tek pedonalja ne Tirane. Te dy veshur e ngrehur dhe jane duke ecur,pra veprimi eshte: duke ecur kundruall njeri tjetrit. Njeri pyet.
    -Ho me,c´a bo ti ?

    O te mencur-budallenj. E spjegoni ju dot kete pyetje.
    Po ai budallai-i mencur e ben dot kete ?
    Dhe nuk ka nevoje te shkoje ne Vatikan me parate e shtetit.

    Sa Patriot jam. Mora vetem teme shqiptare…pa pa pa. i papare jam.

  15. KOZi says:

    Me e sakta duhet te jete -percaktim per ato qe u larguan,u shqyen nga Kisha Katolike Romane.!

  16. Skllav, slav, sclave, servia, serviant vijnë nga shqipja s’ka+laf, pra s’ka të drejtë fjale dhe si rezultat është skllav. Gjithashtu edhe shka është e njëjta fjalë.

    jugoslavia, skllevërit e jugut…

  17. Torollaku Rilindas says:

    Nje fjale e urte popullore thote: “Hedhe nje budalla nje gur ne lume dhe 100 te mençem nuk e nxjerrin dot”. Mua kjo puna e librit te profesorit te nderuar Demiraj me duket pak ndryshe: “Nje i mençur esht munduar dhe ka nxjerre nje gur nga lumi dhe 100 komentues te Temes i bertasin, ç’pate qe e nxorre gurin nga lumi mor ti? A nuk e di qe ket gur e pat hedh budallai ne lume”?

  18. kuq e zi says:

    kjo eshte propagande serbe qe shkja ta shtremberoi nga origjina e saj skllav (duhet te jete tej mase poshterus te mbartesh ket emer)
    ne italisht schiavi-skja-vi dhe jemi te origjina shkja
    shqa eshte thjesht gabim drejtshkrimor q=k
    gazetar leshi

  19. pirro says:

    i Nderuar Ben ANDONI,
    fJALA SHQA eshte numuri njejes ifjales shkie. Ne se ke lxar dy shkrimet e e mia : `E vërteta e Ndarjes së Madhe Fetare nga Arbër në Shqiptarë` dhe nje shkrim tjeter imi per probblet e serbise dhe shqiperise mund t e tregojne qarte se fjale shqiptar u be e njhur pas Koncilit te Arberit 1703 kur u permend kjo fjale per here te pare per te treguar arber folesit myslimane me emrin shqiptar si pjese e ndarjes se shkieve apo arberve qe u bashkuan me serbet (duke lene atdhene per fene ortodokse) me shkeptaret apo ata te shkeurit ap te shqepurit te cilet nuk u orthodoksizuan , por o quajten shkepetare ap shqiptare.

  20. Opinionisti says:

    Këtu më sipër kanë komentuar plot 25 akademikë shqiptarë nga 3 milionë që janë gjithsej.

  21. Shahisti says:

    PO ZHVILLOHET NJE BETEJE ONLINE TEAM TIRANA TEAM BEOGRAD 1-0 DERI TANI PER TIRANEN http://www.chess.com/groups/team_match?id=498870

  22. Akili says:

    Termat per prejardhjen e emrit te popullsive sllave e me vone te asj serbe jane studiar dhe jane percaktuar megjithse asgje nuk eshte e sakte 100%. Sllavet ose skllavet (schiavo) ose serb ose sherbetor(servo) jane te huazuara nga perandoria Romake kohe ne te cilen popujt e uraleve silleshin si skllave e me vone serbet si sherbetore. Nuk ka asnje lidhje skizmna e e shekullit te 10-te mes Kishes Lindore dhe asj Perndimore pasi serbet jane vendosur ne ballkan ne fillimshekujt 6-7 -te te eres sone. Nese di ishte keshtu SHKA do quanim edhe sot jo vetem sllavet por edhe Ruset,Greket,Arvanitasit apo edhe shqiptaret ortodokse. Me i prnueshem dhe me afer te vertetes eshte termi SHKA (SHKAVI ne shumes afrohet me teper me SCHIAVI)-SHKJA(SHKAU)-SHQA(SHKAVI). Ndersa une kam edhe nje hipoteze tjeter qe sipas mendimit tim popullsive te veriut te ardhura si barbare atyre sllave ngaqe Arberesht e veriut kishin kontaktin e pare ngaqe nuk i kuptonin u benin pyetjen -Shka ? C’fare ? Veriu yne dhe vecanerisht Kosova perdorin ndajfoljen C’fare? ne variantin dialektor Shka ? Megjithate emrat e kombeve duhen marre me rezerva pasi edhe sot e kesaj dite nuk dihet me saktesi absolute prejardhja ose kuptimi i tyre. P.sh edhe emri i vonshem qe moren Arbereshte ose me mire nje pjese e tyre (shqiptar) pas renies nen roberine Osmane akoma nuk eshte sktesuar.Emrin Shqiptar nuk e njohin si term as Arbereshet e Italise por as Arvanitasit e sotem qe u ndane nga Perandoria Osmane juridikisht ne vitin 1821-24 kur u themelua shteti Grek gje qe tregon se emri Shqiptar u perhap me shume te shqiptaret e konvertuar ne islam dhe nuk me duket te kete lidhje me kohen e Skenderbeut si rrjedhoje e termit Shqytar(ushtari qe mban mburojen) por me emrin Shqiponje si simbol i deres princerore te Kastrioteve qe nga koha e Bizantit.

    1. Komenti yt ka “sens” se te tjeret jan rroma per toma .

      Ne fakt ndarja e “Arberve” ka ndodhur pikerisht me ndarjen e fes . Ne luften e Kosoves mes Austrise dhe Perandorise Osmane Arberit e Krishter quheshin (Arber ose Alban ) ndersa ata qe ishin mysliman quheshin Arrnaut .

    2. miku says:

      Akili une nuk jam studiues, por me pelqen dhe e studjoj gjuhen tone shqip. Mendoj se ndoshta fjala shqiptar e ka prejardhejn nga fjala qe u perdor per te indetifikuar gjuhen tone. Ne flasim shqip dhe jemi shqiptar ( shqip + prapashtesa tarë). Gjuha jone eshte e vjeter. (me origjine indeoevrpoiane, por pa derivate).

  23. pjatalarsi says:

    Me duket se Beni do kete qene i pire kur ka shkruajtur kete artikull, ose e ka nxjerre nga arkivat e veta. Sepse nuk kuptohet per ke profesor Demiraj flet ai, kur njihet vetem nje i tille, Shaban Demiraj, i cili u largua nga jeta vitin qe shkoi, keshtu qe i bie se nuk ka si te ndodhet ne arkivat e Vatikanit. Me duket se profesori ka dhe nje djale, po per gjuhesi, por un nuk di te jete i njohur. E dyta, ky emertim “shkja”, sipas profesorit (apo Andonit) vjen nga shqipja jugore (!?) “skla” apo nga latinishtja “sklavi”? Sepse ne artikull na jepen dy variante krahas njeri-tjetrit! E treta dhe e fundit ka te beje me kapitullin e fundit te shkrimit, ku na sillet nje paragraf permbylles i vete librit te profesorit mbi emertimin shqiptar apo vete kete etnos, (nuk kuptohet qarte kjo), pa lidhje, po thjesht me ca fjale te bukura si mbyllje! Nuk morrem vesh asgje! E s.d.q., cdo kosovar po ta pyesesh mbi emertimin “shkja”, ta shpjegon fare mire e bukur se ky eshte kuptimi i shqipes “dicka” apo “dikushi”, por paksa si me perbuzje. Kaq!

  24. naimi says:

    Zoti Ben Shqau ne ne Maqedoni themi shkau dhe shkina ,ne Kosove thuhet po ashtu shkau dhe shkina,e ti pa tregon pallavra dushku.Ti profesorit Demitaj sun i afrohesh as te gishti i kembes.Shkau behet shqa por shqitare jo.

  25. billy says:

    Sa i mencur qenka ky. Emertimi shkja vjen nga ilirishtja e lashte dhe rrjedh nga rrenja scythos. Skithianet jane paraardhesit e sllaveve. Sllavet e sotem jane perzjerje e skithianeve me protogjermanet dhe me “pak” ndotje mongole (prej nga kane marre prirjet nomade)

  26. CANI says:

    Qfar profesorash budallenj ka poplli shqiptar merren me pune te kota njerzit po shkone ne planete tjera e ne merrem pse serrbi eshte shka .O profe a e dine pse serrbi quhet shka pse eshte i biri i shkines o trullan .

    1. Torollaku Rilindas says:

      Po shkina pse quhet shine or mjeshter? Apo se osht nona e shkaut? Hej ma rrofsh…

  27. Ujk Dukagjinit says:

    Dihet se serbt kan asimilue shume arben mesjetar ne serbine e poshtme e kosov, kurse ne serbin qendrore e nhercegovin ka me ton vlleh te asimilum, vlleht e zi, gjysvllehet, vlleht kodrinor e disa mini etni tjera vllehe, do kishit mu u cudit prej fakti se xerbt jan shum ma te perziem se kroat, si serbt si grekt jan shum te perziem se kta tfunit kan asimilu edhe joevropian si magjyp, asirian, arab etj..si serbia si greqia jan shtete qi i ka bashkue ortodoksia, feja para etnis i ka perzie shum.

    Popujt fillojn me u dallue nkroaci e nelt ku ka sllav pothuj tpaster, kurse knej posht ka popullsi para sllave te paromanizueme.

  28. Scandal says:

    Kushe deshiron me e kuptu fjalen SHKA-qe do te thot SHKIZEM le ta lexon hulumtusin nga Kosova FAHRI XHARRA lypni ne GOOGLE se e gjoni me detalisht,fjala Shka ne shqipen e sodit d.m.th SHKYMJE-NDARJE,edhe sot ne te folmen e katolikve te vjeter Gjakovare e perdorin kete fjal Shk(j)a qe s’don me than Shka-Serb por “koka shkja krejt mor burre” d.m.th”qenka shkyer krejt mor bu..”kjo eshte perdor per shqiptaret e Dugagjinit te cilet u ndan(i ndan)ne Mut..islam dhe Ortodoks e me se shumti kjo vrehet tek MANASTIRI I DEQANIT tek IKONAT ku shifen shume bukur ne oborrin e Manastirit Shqiptaret Ortodoks tuj qendru etj etj etj lexoni FAHRI XHARREN dhe e kuptoni me se miri prejardhjen e kesaj fjale dhe TRAGJEDIN E SHQIPTAREVE ORTODOKES TE KOSOVES lexon lexoni dhe e kuptoni

    1. Ilir Hoti says:

      E njenjta shprehje perdoret ne zonen mbi Shkoder deri Hot Grude Plave e Guci

  29. lala says:

    Nje dit u takova me nje serb 18 vjeçar ,kur ky me tha qe jam serb mu drodh mishi i trupit dhe me hypi gjaku e permbajta veten dhe u largova.
    Mendova pse me ndodhi kjo gje e kujtova tregimet e ndryshme qe Shqiptaria ka vuajtur nga keta shkaj te pa bese e ne menure sistematike keta nuk ndryshojne.
    Pabesia e tyre eshte fakt i pa mohushem per bashkjetese .
    Ne stadium te Beogradit ata dolen hapur se nbase na quajne miza e duan te na vrasin si popull.Serbia beri genocid ne Kosove.
    Kurse teorite e filoqylesave jane lepirje politike me pagese.
    Per te vertetuar keto qe them shifni satistikat e helmimeve dhe vdekjet e bardha
    Bejne gjithmon aleate e bejne lufte preventive .Rusi i shkon mbrapa per zona inflyence ne Europe .Ballkani dhe Shqiptaria vuajne nga keta pushtues kete strategji e ka pas edhe Turku .
    A do të ishte më e drejtë të pyetet populli Shqiptar e të mbahet një referendum për bashkim kombëtar të trojeve etnike ? bashkim Kosovë -Shqipëri? Luajtët Shumë me kombin Shqiptar e coptoj , gjakosi dhe kerkoi me çdo kusht ta asimiloj.Kjo ishte politika e Europës së vjetër antishqiptare .BE tashme duhet të tregojë me vepra se është demokratizuar dhe e pergjegjeshme.
    Studiuesit tonë e hajnë sapunin për djathë.

  30. beni says:

    Turqit i quajten arberet e arvanitasit shkij e me pas u emertua nga ta shkiperi e njerzit akoma te krishtere i quajne edhe tani qe kan kaluar 634 vjet nga dyndja e tyre ne arberine e dikurme shkij!
    Pra jo vetem serbet e kroatet por edhe arvanitasit e arberoret i quajn shkij te krishteret ortodoks apo katolike!
    Al …bania esht nga arabishja ashtu shkruanin turqit!
    Ar banon,……ar…beresh ar …vanit…as kjo e fundit as ose os ka ardhur nga perzjerja me epiriotet natyrisht shkipetaret jan perzjerje e serbis jugore italise dhe epirit kurse verjoret katolike prej dalmacise e hungarise!

  31. drini says:

    Kjo shkronja Q eshte bere si kripa e budallait, qe perfundonte edhe ne gjelle edhe ne embelsire, pa karrefare dallimi…
    Shkja, ose shka, quhen e jo shqa.
    Dhe eshte karakteristike e katundareve te jugut edhe kur flasin greqishten ne Greqi, ku shkronjen greke K e ”shqiptarizojne” ne Q…

  32. Uji i ftohte says:

    Fjala ,shqa,rrjedh nga fjala,shqera,qe nenkupton shqerat apo delet(dhente).

  33. Gattamelata says:

    Shkja dhe Shkije quhen ortodokset e veriut nga osmanet…nuk ka ndarje etnike por fetare ne kete rast!

  34. Albann says:

    Me sa duket qeveria pas mesuesve,mjekeve e policeve I duhet te testoje gazetaret per “Drejtshkrimin e shqipes dhe aftesine ne organizimin dhe ndertimin e nje artikulli apo lajmi”….
    90% e shkrimeve pa rrjedhe logjike ,te paqarte…dhe shterpe…

  35. Ai qe di shum gjera qe ju si dini. says:

    Te gjitha trevat qe kan luftue me SHKIJE(shumes) i thon SHKA (njejes) kurse pjesa tjeter qe ka ndigjue vetem historin e SHKIJEVE ja fut (j)-in ne mes SHKJA, une mendoj se ka shum rendesi se si thirren SLLAVET E KARPATEVE QE ZAPTUAN TOKAT SHQIPTARE NE shek 8-9 dhe 11-12.Shumes (shkije),ne njejes – he Shka e i biri Shkin’s.Duhet kujdes se nje shkrojn gabim i jep tjeter kuptim fjales, studius qe shohin filma dhe bejn histori vetem ne Shqiprin ton ka.

  36. patrioti says:

    SHka,shka,shka,i shkare,te shkare,shkite,te shkaret,te cmendurit.
    Shkau-i cmenduri,i shkari.
    shkite- te cmendurit.
    shkinat-te cmendurit,te cmendurat.

  37. Ai qe di shum gjera qe ju si dini. says:

    Patriot ja ke fut si kau pel’s hahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje