Clint Eastwood, i zhgënjyeri i madh i Oscar dhe 8 momente pikante

23 Shkurt 2015, 11:10Kulturë TEMA
Clint Eastwood, i zhgënjyeri i madh i Oscar dhe 8 momente pikante

Edicioni i 87 i ndarjes së Çmimeve Oscar është mbyllur me triumfin e komedise së zezë Birdman, film i cili ka fituar katër statujëzat më të rëndësishme: filmi me i mire, regjia, fotografia dhe skenari.
4 Cmime Oscar ka fituar edhe Grand Budapest Hotel, por kanë qenë tituj teknikë: kostumet, truku, skenografia dhe kolona zanore. I zhgënjyeri i madh është Clint Eastwood: nga 6 kandidime ka fituar vetëm montazhin zanor. Italiania Milena Canonero ka fituar Oscar-in në kategorinë “kostumet më të mirë” për filmin “Grand BUdapest Hotel”.

 

1.  Neil Patrick Harris, fillon me numrin muzikor dhe vënien në lojë të edicionit nr. 87 me të gjithë kandidimet që janë të gjithë të bardhë. “Sot ne nderojmë më të mirët dhe më të bardhët e Hollywoodit. Më falni, më të mirët”. Pak më vonë përmend një prej skenave më të famshme të Birdman dhe paraqitet me të mbathura në skenën e Dolby Theatre.

 

2. Ngushëllimet e Benedict
Benedict Cumberbatch nuk ka fituar si aktori më i mirë por skena ku shfaqet duke pirë nga faqorja është e paharrueshme. Këtu ngushëllohet në praninë e Sophie Hunter.

3. Fjala e J. K. Simmons
J.K. Simmons i paralajmëruar që herët si fituesi i aktorit më të mirë joprotagonist për rolin e mësuesit shumë të keq të muzikës në filmin whiplash ka dhuruar fjalimin më të ndjerë. “Telefonojini nënës, babait tuaj, nëse jeni aq me fat sa të keni një prind, apo të dy mbi këtë planet, telefonojuni. Mos u dërgoni një sms, një email, telefonojini. Thojini që i doni, falënderojini, dhe dëgjojini deri sa të kenë dëshirë të flasin me ju”.

 

4. Statuja e Emës
Emma Stone, kandidate për cmimin e aktores më të mirë joprotagoniste, të cilin e fitoi Patricia Arquette është ngushëlluar me statujën e drunjtë të Oscar, dhuratë e ekipit të The Lego Movie, me një pamje entuziaste fëmijërore në fytyrë. Oscar-i i drunjtë ka qenë objekti më i dëshiruar i mbrëmjes, i shfaqur si trofe edhe nga Oprah Winfrey.

 

5. Feministja Patricia
Patricia Arquette, që ka marrë cmimin për rolin e nënës beqare tek Boyhood, provokon entuziasmin e Meryl Streep dhe Jennifer Lopez me një apel pasionant për barazinë mes burrave dhe grave. “Për cdo grua që ka sjellë fëmijë në këtë botë, për cdo kontribuese të këtij kombi, kemi luftuar për barazinë dhe të drejtat e të gjithëve. Eshtë radha jonë të kemi barazinë në paga dhe të drejta të barabarta për gratë në SHBA”.

6. Lavdia e Johnit
Ka patur ovacione për John Legend, i cili ka kënduar këngën Glory, e cila më pas ka marrë cmimin si kënga më e mirë, nga filmi “Selma”, me regjisore Ava Duvernay që kujton rolin e Martin Luther Kingut në marshimin e 1965-ës. Një goxha fjalë falënderimi, një himn për liritë dhe të drejtat, me Common dhe Legend që kanë sjellë në Dolby Theatre shpirtin e Fergusonit, kanë cituar Nina Simonen, dhe kanë kujtuar se sot ka më shumë zezakë në burgje, se sa kanë qenë në skllavëri në vitin 1850.

7. Flokët e Travoltës
John Travolta vitin e kaluar prezantoi Idina Menzelin si “Adele Dazeem”. Këtë herë paraqitet me të në skenë por nuk kanë pritur komentuesit as të hapë gojën për të filluar nga gjykimet: ngjyra e pamundur e flokëve, brilantina si lustrues këpucësh. Më xhentilët thonë se tani ngjan me Liberace.

8. Të gjitha bashkë, të apasionuara
Të gjitha bashkë, të apasionuara, përqafimi mes Lady Gaga dhe Julie Andrews pasi këngëtarja pop ka kënduar (shumë mirë) një përzierje të këngëve të muzikalit të Robert Wise që dje ka mbushur 50 vite. ( bota.al)

 

2 komente në “Clint Eastwood, i zhgënjyeri i madh i Oscar dhe 8 momente pikante”

  1. dulla says:

    Le t’a drejtoje snaiperin nga Korea e Veriut,mbase fiton…..

  2. Ina says:

    American sniper eshte nje kryeveper me nje aktrim te perkryer te Bradley Cooper qe interpreton Chris Kyle, sniperi me i mire i ushtrise amerikane. Skenat e luftes jane mrekullisht te realizuara dhe tensioni eshte i ndjeshem kudo. Clint Eastwood eshte nje zoteri i madh i kinemase amerikane dhe mosmarrja e cmimit nuk ul vleren e filmit te tij, perkundrazi ne box office e mbare botes American sniper eshte ne krye si filmi me i ndjekur me numer rekord recetash… Chapeau grand maître!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje