Fituesit e çmimit Nobel i kanë shkruar një letër, Presidentit të Komisionit Evropian duke i bërë thirrje, që të ndryshojë planin e tij për të zvogëluar shpenzimet e BE-së mbi kërkimin dhe inovacionin me 2.7 miliardë euro.
Jean-Claude Juncker dëshiron të transferojë 2.7 miliardë euro në një drejtim të ri, që synon të rritë shpenzimet e infrastrukturës së BE-se në 315 miliardë euro, si pjesë e propozimeve për të ndihmuar ekonomitë në agoni të eurozonës.
Por në një letër, 27 fituesit e çmimit Nobel kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë plan dhe paralajmëruan se reputacioni i Europës në fushat e kërkimit të profilit të lartë do të dëmtohet rëndë.
“Duke prerë këtë financimin, Bashkimi Europian do të dërgojë një mesazh se Europa nuk është vendi për të bërë shkencë të nivelit të lartë dhe idetë që ne do duam të zhvillojmë, do të shkojnë në pjesë të tjera të botës”, thuhet në letër.
“Horizon 2020 dhe Këshilli Europian i Kërkimeve janë një investim i domosdoshëm afatgjatë për të ardhmen e Europës. Ato janë mjetet kryesore për gjenerimin e njohurive që drejton mirëqenien tonë ekonomike dhe përmirësimin e shëndetin tonë dhe cilësinë e jetëve tona.
“E ardhmja ekonomike e qëndrueshme afatgjatë e Europës, mund të ndërtohet vetëm në kërkimet e vazhdueshme dhe risitë – një pikë e njohur mirë nga industritë europiane. Nëse ne nuk do të bëhemi më të zgjuar, ne do të bëhemi më të varfër “.
Një memo e brendshme e Komisionit Evropian, pretendon se shkurtimi i buxhetit për kërkime shkencore ka “mbështetje unanime” nga zyrtarët e 28 shteteve anëtare. Me lekët e shkurtuara nga buxheti për Kërkimin Shkencor Europian, janë planifikuar të ndërtohen stacione të reja energjie, rrugë dhe skema të tjera të mëdha në të gjithë Europën.
Firmat për kundër këtij vendimi të Presidentit të KE, Juncker u mblodhën nga fituesi i Nobelit për gjenetikën, Sir Paul Nurse, njëherësh edhe President i Royal Society.
Letra për Juncker u firmos nga këta gjeni të shkencës dhe kërkimit në Europë:
Paul Nurse, Christiane Nüsslein-Volhard, Christopher Pissarides, Kostya Novoselov, Jules Hoffmann, François Englert, Venkatraman Ramakrishnan, John Sulston, Kurt Wüthrich, Tim Hunt, Claude Cohen-Tannoudji, John E Walker, James A Mirrlees, Paul Crutzen, Richard R Ernst, Robert Huber, Jean-Marie Lehn, Serge Haroche, Andre Geim, Gerhard Ertl, Jean Tirole, Ada Yonath, John O’Keefe, May-Britt Moser, Edvard Ingjald Moser, Klaus von Klitzing, John Gurdon, Aaron Ciechanover, Michael Atiyah, Timothy Gowers, Alain Connes, Simon Donaldson, Jean-Christophe Yoccoz, Cédric Villani, Maxim Kontsevich, Martin Hairer, Artur Avila, László Lovász, Endre Szemerédi, Wendelin Werner, Alain Aspect.
Përgatiti: J.H
Me vjen keq per deklaraten e nji mendje nobelisti.Qe kerkon t’ia imponoj Europes qe te mos prekin fondet e shkences se nji Europe “injorante” asht nji Europe e varfer.
Nuk asht e “vertete”.
Si do e vlersoi Nobelisti vepren e diktatorit qe shkolloj mbare nji popull injorant mbretnis Zogut.Qe ishte e gjitha e varfer e keputur ne kryq,ne kulm.
Enver Hoxha mori shqiperine injorante per nga shkollimi i zogollianit halabak malok.Dhe ndertoi nji Shqiperi te shkolluar nga 6 vjec e deri ne 100 vjec.
Demokracia qe nguli vend mbi varferine e monizmit te shkolluar me akademi shkences e quajti ne ekstrem te varfer popullin e shkolluar ne periudhe gjyse shekulli.Ku per 25 vjet populli iu rikthye analfabetizmit dhe Berisha rrejti se jemi Kine e vogel dhe ia kemi kalue Zvicrres,Gjermanis e gjithekujt qe i nxirrte andrra e netve te rehatshme ne gjume me Lirine shkije serbe.
mire e ke more nobelist por puna eshte se kudo pushteti do njerez te varfer dhe injorante!
E kuptoni del nje aparatcik si Presidenti i Komisionit Evropian JEAN CLAUDE JUNCHER me propozimin qe te zvogeloje shpenzimet per kerkime, inovacione dhe shkence.
Ore keto lloj plehrash politikan si nuk dalin njehere per te ulur dhe zvogeluar pagat, shpenzimet dhe privilegjet e tyre marramendese. Dikasteret dhe Institucionet e tyre kane shpenzime absurde dhe marramendese. Qe per nje llaf goje udhetojne me shpenzimet e taksapaguesit sa here qe ti teket dhe ne fund hic asgje.
Gjithcka qe ka lidhje me shumicen e popullsise, me shumicen e shoqerise, kemi propozime, inisiativa, vendime per ulje pagash, kursim ketu, kursim atje, ulje te buxhetit per arsimin, kulturen, shendetesise, arrijne deri atje qe njeriu te dali ne pension 70-te vjec ose me mire ME DALE ne PENSION PAS VDEKJES.
Vetem amani politikanet dhe pushtetaret ti leme rehat sepse “PO COPTOHEN DUKE PUNUAR PER NE” duke bertitur “THANAS ore THANAS shtrengo rripin”. Rrace e poshter, rrace horrash, rrace maskarenjesh dhe pisash, te papergjegjshem per gjithcka. Tung
ANALIZE : Po ç’ka i duhet shkenca nje pijaneci si puna e Zhan Klod Junker ??? BE eshte ne nje rromuje totale ku shpenzimet politike ja kalojne edhe atyre te futbollit.
Teshti po bajne si praktike.
Mire eshte me ju a nderpre mandatet sa nuk e kane hedhe ne greminen e ndonje lufte gjithe Europen.