Objekte antike me vlerë të rrallë dhe që kushtojnë deri në miliona dollarë, janë një burim i rëndësishëm i financimit të ISIS, ku disa prej tyre mund të kenë përfunduar deri në Britaninë e Madhe.
Kështu pohon BBC, e cila ka kryer një investigim lidhur me trafikimin e objekteve të çmuara përtej kufirit sirian, të cilat duket se janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave të Shtetit Islamik.
Ky zbulim erdhi disa javë pasi kryeministri britanik paralajmëroi koleksionuesit në shtetet e Gjirit janë duke nxitur tregtinë multi milionëshe.
Një burrë sirian shpjegoi se si ai bënte kontrabandë objektesh të çmuara nga Aleppo në kufi, ku ai do të paguante një taksi për transportuar fshehtazi mallrat në Turqi dhe Liban.
Një tjetër, i identifikuar thjesht si Ahmed tha se ISIS ka një rol aktiv në kontrollin e tregtisë së objekteve me vlerë të çmuar të cilat janë vjedhur në Siri.
“Ato vijnë nga lindja e Sirisë, nga Raka, të gjitha zona te kontrolluara nga Isis,” shpjegoi ai.
Objektet antike të grabitura përfshijnë statuja te kafshëve, vazo, monedha ari dhe syze dhe një artifakt që thuhet se vlen 1.1 milionë dollarë. Ahmed pohoi se objektet i përkasin vitit 8500 para erës sonë.
Polic libanez Nicholas Saad, i cili ka mbikëqyrur bastisjet e mëdha në Liban, tha se objekte e rralla siriane zakonisht përfundojnë në një vend. “Libani është një stacion tranzitë, është një nga dyert që shkon për në Evropë”, shpjegoi ai. “Paratë e vërtetë bëhen në Evropë.”
Ndërsa Dr Maamoun Abdulkarim, arkeologu në krye të departamentit të antikave në Damask, shtoi: “Ne jemi të sigurtë përmes të gjitha burimeve, se shumë objekte të lashta, mijëravjeçare shkojnë nga Siria për në Evropë, në Zvicër, në Gjermani, në Britani të Madhe dhe ne vendet e Gjirit si Dubai dhe Katari.
Isis imponon taksat në çdo shtëpi, në çdo dyqan dhe në çdo makinë në zonat që janë nën kontrollin e tij dhe për kalimin e mallrave në zonat e kontrolluara nga qeveria e Irakut./j.h
E tille eshte gjendja dhe te ne ne mos me keq.Na rropen banditet e Sales, tani edhe kata te kaposh gjatoshit.
po ca i keni keto more…po e dine te gjithe qe financohen nga Arabia Saudite, nga Omani, Qatari e gjithe Emiratet e tjera. Luftojne me arme te prodhimit amerikan e perendimor… Jane aq te forte sa nuk arriten dot te mbanin Kobanen, e cliruan kurdet te armatosur me pushke antike. Jane 5 barbona qe i intereson botes te mbajne konfliktin ndezur aty ku ka nafte….
Profeti gjeja e pare qe beri kur hyri ne Meke ishte thyerja e idhujve. Po te ishin muslimane te vertete (ose ndryshe ne rruge te drejte/rrugen e Profetit/Sunnah) kete do te benin dhe jo ti shisnin dhe te ncjerrin perfitim nga kufri dhe harami.
U lodhet shume qe e perkthyet fjale per fjale kete artikullin?
…dhe cdo artikull tjeter qe permban analize per ngjarje jashte Shqiperise?
Për këtë, e për shumë gjera të tjera, e gatoi “këtë çorbë”, nga Afganistani në Libi, Amerka dhe Perëndimi…!