Një letër e shkruar nga Princi Filip tregon zhgënjimin e tij lidhur me pretendimet, se ai ishte i pandjeshëm pas vdekjes së Princeshës Diana.
Letra, të cilën ai ia ka dërguar mbesës së tij, Princesha Margarita e Badenit pesë ditë pas aksidentit të ndodhur me 31 gusht 1997, është blerë së fundmi pasi kishte dalë në ankand.
Letra ka vetëm mbishkrimin e Filip, por ajo është shkruar edhe në emër të Mbretëreshës Elizabeth II.
Në letër, princi Filip tregon për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë ndaj Princ Charles për të ngushëlluar dy djemtë e tij William dhe Harry pas lajmit se nëna e tyre, Princesha Diana kishte vdekur.
Princ Philip shkruan se ajo javë ishte një “makth i tmerrshëm” për Familjen Mbretërore.
Ai tregon pikëllimin e tij mbi perceptimet se Familja Mbretërore nuk ishte në zi, duke shpjeguar se vdekja e Dianës tashmë i kishte shqetësuar mjaftueshëm.
Një pjesë e letrës së Filipit, shkruar më 5 shtator, thotë: “Ne madje jemi kritikuar edhe se kemi “‘detyruar” djemtë ( Williams dhe Harry) që të shkojnë në kishë të dielën, ditën e aksidentit“.
Pastaj thekson se kishat janë për tu lutur.
Kritikat ndaj Mbretëreshës dhe familjes mbretërore në ato ditë, u përqëndruan në dështimin e saj për të folur publikisht ose për të ulur flamurin në gjysmë-shtizë mbi Buckingham Palace për vdekjen e Dianës.
Letra, nga një koleksion privat i relikeve mbretërore, u shit për 2.300 paund britanik në Colchester, Essex.
Tregtari, i cili e bleu atë për një klient tha se e ndjeu se ajo ishte një letër “historikisht domethënëse”./j.h
E di mbare bota se priceshen Diana e vrau Intteligjent Servisi,Pa dyshim,me kerkesen e madherise se Saj.Te tjerat jane bar e kashte per “bagetine”.
hipokrizi.