Kush do ta fitojë betejën për Oscar, Boyhood apo Birdman?

22 Shkurt 2015, 13:32Kulturë TEMA
Kush do ta fitojë betejën për Oscar, Boyhood apo Birdman?

Mbrëmjen e së dielës ndahen çmimet prestigjoze Oscar në kinematografi. Filmat pretendentë që dominojnë listën janë të zhanrit dramë, komedi dhe biografi historike.
Dy filmat qe kryesojnë secili me nëntë kandidatura janë filmat “Birdman” që tregon historinë e një aktori që përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij në Broadway, dhe The Grand Budapest Hotel, qe rrëfen historinë e një portieri evropian që kërkohet për vrasje ndërkohë që përpiqet të provojë se është i pafajshëm.
Megjithatë duket se beteja finale do të zhvillohet mes filmit Birdman dhe Boyhood.
Dy filmat e tjerë kandidat janë drama biografike britanike, The Theory of Everything dhe The Imitation Game, që portretizon jetët e shkencëtarëve Stephen Hawking dhe Alan Turing.
Për aktoren më të mirë per Oscar duket se favorite është Julianne Moore. Michael Keaton po ashtu është i nominuar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin Birdman. Edhe aktori Bradley Cooper pret një çmim për rolin e tij në American Sniper.
Akademia e cmimeve Oscar këtë vit organizohet nga Neil Patrick Harris dhe do të zhvillohet në Dolby Theatre të Hollivudit me 3,300 vende.
Harris ka premtuar “një mbrëmje magjike”,  ndërsa  këngëtarët që do të performojnë në ceremoninë e këtij viti  janë  Lady Gaga, Rita Ora, Jennifer Hudson dhe Anna Kendrick.
Po ashtu edhe siguria është mjaft e sofistikuar me rreth 100 policë. Ndarja e çmimeve Oscar do të ndiqet nga afro një miliardë njerëz në të gjithë botën./j.h

 

3 komente në “Kush do ta fitojë betejën për Oscar, Boyhood apo Birdman?”

  1. dori says:

    Ky qe e ka perkthyer kete lajm nuk ka haberin nga Oscars dhe bota e kinematografise. NPH eshte prezantuesi, jo njeriu qe organizon Oscars. Hudson dhe Kendrick jane aktore, jo kengetare. The theory of everything merr Oscar per aktorin me te mire ndersa Immitation game filmi me i mire. Whiplash merr aktorin jo protagonist, Immitation game aktoren jo protagoniste. Birdman dhe Boyhood jane tmerresisht te mbivleresuar.

  2. mirel says:

    E mori Birdman, dhe ky kafka me syze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje