Julianne Moore është vlerësuar për rolin e saj në filmin Still Alice si aktorja më e mirë në ndarjen e çmimeve Oscar.
Ajo luan rolin e Alice, e cila përballet me sëmundjen e Alzhemierit.
Moore ishte fantastike në këtë rol që i solli çmimin prestigjoz Oscar.
Ndërsa aktori Eddie Redmayne fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol kryesor.
Ai luajti rolin e fizikantit Stephen Hawking ne filmin The Theory of Everything.
“Jam i vetdijshëm se jam një njeri me fat, jam me shumë fat. Wow” , tha aktori gjatë marrjes së çmimit.
Ai ia dedikoi çmimin çdo njeriu që vuan nga semundja ALS dhe familjes së shkencëtarit Hawking.
Ncncncncncncncncnc,sidomos ai me pampers……i papare……