Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë me një këngë të re në Eurovizion. Ky njoftim është bërë publik nga vetë këngëtarja, në rrjetin social Facebook, por është konfirmuar edhe nga një deklaratë për shtyp nga Martin Leka, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.
Sipas Lekës, ky vendim për krijimin e një kënge të re për Elhaida Danin erdhi pasi kompozitori i këngës fituese “Diell” në festivalin e RTSH-së, është tërhequr nga pjesëmarrja në Eurosong, pasi nuk ka pranuar kalimin e të drejtave RTSH-së dhe Eurosong, nëse kënga shpallej fituese.
“RTSH njofton tërheqjen nga pjesëmarrja në Eurosong 2015 të kompozitorit të këngës fituese të Festivalit të 53 – të të Këngës në RTSH, rrjedhimisht këngës përfaqësuese në Eurosong 2015. Arsyeja e tërheqjes së kompozitorit z. Aldo Shllaku ka të bëjë me mos pranimin nga ana e tij të kalimit të të drejtave, kusht i domosdoshëm për pjesëmarrjen në Festivalin Evropian të Këngës. Kompozitori ka njoftuar zyrtarisht me shkrim për tërheqjen e tij. Këngëtarja Elhaida Dani dhe autori i tekstit Sokol Marsi kanë nënshkruar kontratën përkatëse me RTSH – në duke pranuar kështu kalimin e të drejtave dhe duke mundësuar kësisoj përmbushjen e kushteve për kalimin e të drejtave. Në këto kushte, në konsulencë me EBU – në, Bashkimin e Transmetuesve Evropianë, RTSH, nw pwrmbushje tw misionit tw rwndwsishwm pwr pwrfaqwsimin e Shqiperise ne eventin me te madh te kenges evropiane, ka vendosur të dërgojë një këngë tjetër për të përfaqësuar Shqipërinë në Vienë, kenge qe do do të këndohet nga Elhaida Dani me tekst te Sokol Marsit. Kënga e rë është kompozuar nga grupi kosovar Zzap’n’Chris”, thuhet në njoftimin për media të RTSH-së.
Ndërsa i pyetur nga TemA, Leka tha se “Bërja e një kënge të re ishte e detyrueshme, në kushtet kur kompozitori nuk pranon të kalojë të drejtat e këngës! Për të mos polemizuar dhe në kushte shumë të disfavorshme për ne, për efekt të kohës së shkurtër në dispozicion (më 14 Mars duhet të dorëzohen gjithë asetet që lidhen me këngën) u desh të ruheshin komponentet e tjerë të këngës (këngëtarja Dani dhe autori i tekstit Marsi) dhe pas shumë konsultave, u vendos, me pëlqimin e këngëtares, të kompozohet kënga nga djemte e grupit Zzap’n’Chriss.
Pyetjes nëse ky vendim penalizon konkurruesit e tjerë të festivalit, pasi çdo kush mund ta bënte tani një këngë të re më të mirë, Martin Leka u përgjigj se “kjo gjë nuk penalizon konkuruesit e tjerë, pasi rregullorja e festivalit, në mënyrë eksplicite dhe e krijuar traditë tashmë, përcakton qartë se në Eurovizion shkojnë fituesit e vendit të parë, pra kënga fituese me të gjithë komponentët e saj! Nuk ka klauzolë tjetër!
“Autori i këngës Diell, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai, e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015.
Duke respektuar këtë zgjedhje te tijën personale dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , më është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësojë vendin tim në Vjenë me një këngë të re.
Urimi dhe deshira ime është, që ky vendim i papritur që më është bërë i ditur të mos sjellë pakënaqësi dhe polemika; Qëllimi, mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do punojmë sa më shumë për ta arritur”, theksoi Elhaida në Facebook.
Festivali i kenges ne RTSH,eshte spektakli me i dobet i kenges.
Reforma per ngritjen cilesore te kenges shqiptare,me muzik shqiptare,eshte detyrim i Ministrise se Kultures.
Festival medioker. Merrni ndonje pike pasi premtoni qe do te jepni pike. Kenge te shperlara. plus dhe kete skandal. Mire do te ishte qe Edi Rama t’ju nderpriste financimin ose tua kushtezonte me rezultatet ne eurovizion. Vjen Kosovarja dhe ju jep leksion pa patur tradite. Turp te kini
O daku , nese e ke per Elhaiden eshte shkodrane , nese e ke per tradite degjo festivalin Akordet dhe flasim nderkohe qe grupi rock Mak eshte kriju qe ne 60. Flm
Martin Leka kelysh i Saliut,akoma vazhdon te jete drejtor i RTSH-se,TURP!
EMRI i këngës së re????,,
Po pse a prap quhet festival edhe pse me katapultim?.
turp rtsh vk
Tani ky festival duhet te fshihet nga kujtesa si festivali 11, sepse votimi qe eshte bere per kengen fituese bie dhe kenga qe ze vendin e dyte duhej te shpallej per ne festivalin europian. Kjo do ishte afer normalitetit, por te kompozosh nje kenge te re do te thote: pirdhu ti juri qe bere vleresimin, pirdhu ti publik qe votove dhe pirdhuni dhe ju shqiptare te tjere se keto pune i vendos une Martin Leka. Skandal si shume skandale te tjere ne te gjitha fushat e jetes.
Nuk besoje,qe eurosongu pranon nje kenge te re.por automatikisht,shkone kenga e dyte fituse.mos beni marrina,ju lutemi,nuk besoje kurre qe kjo kenge e re do te lejohet.nuk eshte ky festival shqipetare ,pore europjane.
Festivali i RTSH, eshte festival i kenges apo i interpretuesve?
Ne se eshte i interpretuesve, i uroj suksese Elhaides, nese eshte i kenges, i uroj suksese M.Lekes.
Martinit i duhen leke per te pire!!!!!!!!!!
shume e thjesht. kompozitori e ka pare nivelin e kenges se tije krahasuar me ato nderkombetaret dhe per mos t’u turperuar ka bere terheqjen. rtsh eshte festivali me nivel me te ulet deri tani. uroj qe drejtuesit ne te ardhmen te nxjerrin mesime….