Shkencëtari Stephen Hawking uron fituesin e Oscar: Kujtoja se isha vet në film, qava kur e pashë

23 Shkurt 2015, 14:34Kulturë TEMA
Shkencëtari Stephen Hawking uron fituesin e Oscar: Kujtoja se isha vet

Fizikanti Stephen Hawking ka shprehur kënaqësinë e tij për fituesin e çmimit Oscar,  Eddie Redmayne, i cili u vlerësua si aktori më i mirë pikërisht në rolin që portretizonte jetën e shkencëtarit të njohur.

“Urime për Eddie Redmayne, i cili fitoi çmimin Oskar  duke luajtur mua në filmin ” The Theory of Everything”,  ka shkruar Hawking në Facebook, duke vazhduar,  “Të lumtë Eddie, jam shumë krenar për ty.”

Në fjalimin e tij gjatë marrjes së Oscar,  aktori Redmayne ia dedikoi çmimin të gjithë atyre njerëze që  ashtu si Hawking, jetojnë me sëmundjen ALS.

Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se jam një njeri me fat, me shumë fat,” tha ai.

Ky Oscar  u takon të gjithë atyre njerëzve rreth botës që luftojnë me sëmundjen  ALS. I përket një familjeje të jashtëzakonshme. Unë do të jem kujdestari i tij dhe  ju premtoj se do të kujdesem për të”, tha aktori gjatë marrjes se çmimit.

Filmi, “The Theory of Everything” tregon jetën e fizikantit Hawking në rininë e tij dhe luftën me sëmundjen ALS. Filmi  gjithashtu fokusohet shumë në marrëdhënien e tij me ish-gruan  Jane Wilde, luajtur nga Felicity Jones.

Hawking madje tha se portretizimi Redmayne ishte aq realist saqë ai e ngatërronte aktorin me veten e tij.

“Mendoj se Eddie Redmayne më ka portretizuar shumë mirë”,  tha  fizikani i shquar, i cili pranoi se kishte derdhur lot kur kishte parë filmin. “Disa herë mendoja se isha vet unë në film. Përkushtimi i Eddie do ketë ndikim të madh emocional”.

Stephen Hawking u diagnostikua me ALS (Amyotrophic lateral sclerosis) në moshën 22 vjeçeare dhe iu tha nga mjekët se ai nuk do të jetonte deri në ditëlindjen e tij25-të.

Kundër të gjitha shanseve  profesori i Universitetit te Kembrixh jo vetem qe mbijetoi, por u bë  një nga shkencëtarët më të njohur.

Hawking është autori i librit  shumë të shitur “Një histori e shkurtër e kohës”. /j.h

3 komente në “Shkencëtari Stephen Hawking uron fituesin e Oscar: Kujtoja se isha vet në film, qava kur e pashë”

  1. Lumi says:

    Gjenial,
    as une nuk gjej fjale te them per kete rol te te veshtire te luajtur nga nje aktor i ri.
    Urime, per kete loje te shkelqyer nga ana e tij.

  2. nn says:

    film i mrekullueshem

  3. Mark Gjonaj says:

    Filmin nuk e kam pare, por per Stefanin sa here del ndonje shkrim e lexoj me respekt dhe me shume se e kaloi parashikimin mjeksore dhe festoi dhe 70 vjetorin shkencetari i fizikes kuantike! Jete e paralizuar, por te pakten i jepet mundesia te shikoje parashikimet dhe vazhdimin e punes se tij ku e la. E meritonte kete film dhe mbi te gjitha dhe mundesite financiare per ta ndihmuar. Para do kohe paralajmeronte shkencetari se ndoshta per nja 1000-1500 vjet, Tokes do t’i mungojne elementet jetes dhe duhet eksploruar per ndonje planet tjeter te jetueshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje