Mumiet më të vjetra në botë, të varrosura prej më shumë se 7000 vitesh në shkretëtirën e thatë të Atacama në veri të Kilit po shndërrohen në bitum të zi.
Sipas shkencëtarëve shkak kryesor për shkatërrimin e mumjeve është ndryshimi i klimës.
Shkencëtarët zbuluan se lagështia në rritje mund të shkaktojë një shpërthim të baktereve që jetojnë në lëkurën e ruajtur të mumjeve të popullit Chinchorro.
Bakteret pasi ushqehen në lëkurën e lashtë të mumjeve, shkaktojnë kthimin e saj në bitum të zi.
Qindra mumje të ruajtura dhe të varrosura në lashtësi nga njerëzit e Chinchorro janë gjetur në rërën e thatë të shkretëtirës Atacama në veri të Kilit, të cilat besohet se janë vetëruajtur natyralisht për shkak të kushteve tepër të thata në shkretëtirë.
Dhjetë vitet e fundit disa gjurmë të zeza dhe të lagështa janë shfaqur tek disa mumje dhe vetëm tani shkencëtarët zbuluan bakteren që po i shkatërronte.
Edhe pse tenkina e mumifikimit u përsos nga egjiptianët, populli Chinchorro përdorte teknika shumë të ndryshme dhe të sofistikuara në ruajtjen etrupave të të vdekurve të tyre.
Së pari, Chinchorro-t hiqnin nga trupi i të vdekurit trurin dhe organet e tjera para se të rinisnin rindërtimin trupit me fibra. Ata e mbushnin kafkë bosh me kashtë ose hi.
Shpesh ata i kushtonin rëndësi të veçantë trupave të fëmijëve dhe foshnjave, duke lënë të kuptohej se ky akt kishte një kuptim të thellë./j.h