Panairi i Turizmit në Berlin/ Shqipëria përfaqësohet nga 18 operatorë. Ahmetaj: Rritje me dy shifra të numrit të turistëve

8 Mars 2015, 17:18Kulturë TEMA

Në Berlin u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ITB Berlin , Panairi më i madh i turizmit në Europë dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.
Shqipëria u përfaqësua këtë herë me 18 operatorë turistikë ose dyfishin e një viti më parë, si dhe me një imazh të përmirësuar nën logon “Europe’s last unturned stone” (Guri i fundit i pazbuluar i Europës).
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit, Ministri Ahmetaj u shpreh se “Panairi i Turizmit në Berlin është një nga panairet më prestigjiozë në botë përsa i përket kësaj industrie. Ne jemi të prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe me dyfishin e numrit të operatorëve turistikë në krahasim me vitin e kaluar. Dhe imazhi është tejet i përmirësuar dhe besojmë që interesi i shfaqur është shumë herë më i madh dhe besojmë gjithashtu që numri i turistëve këtë stinë do të ketë një rritje me dy shifra. Jam i bindur që duhet të bëjmë më shumë për imazhin e Shqipërisë, për të afruar sa më shumë turizëm nga vende si Gjermania, Sllovakia, Çekia, Italia, Franca, apo vende të tjera që kanë një numër të madh turistësh dhe kanë një potencial shumë të madh për tregun shqiptar”.
Stenda e Shqipërisë, e ngritur nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ‎Agjencisë Kombëtare të Turizmit AKT, e vendosur pranë shteteve të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Kroacia, por edhe Italia, tërhoqi vizitorë të shumtë të interesuar për mundësitë që ofron vendi ynë në këtë sektor.
Panairi i Berlinit është një platformë shumë e rëndësishme për prezantimin e vendeve pjesëmarrëse, përcjelljen e imazhit dhe promovimin e vlerave turstike, por edhe një mundësi shumë e mirë për agjencitë e turizmit nga e gjithe bota që të shkëmbejnë eksperiencat dhe të vendosin ura të reja bashkëpunimi, si dhe për operatorët turistikë për lidhjen e kontratave të reja me homologë nga vende të ndryshme.
Këtë vit Shqipëria pret të shënojë një hap cilësor në sektorin e turizmit, duke e shtrirë vëmendjen jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në rritjen e cilësisë së tyre dhe zgjerimin e hartës së shteteve nga të cilët do të mirëpresë turistë gjatë një sezoni që do të zgjasë të gjithë vitin, duke promovuar lloje të ndryshëm turizmi krahas atij bregdetar.

22 komente në “Panairi i Turizmit në Berlin/ Shqipëria përfaqësohet nga 18 operatorë. Ahmetaj: Rritje me dy shifra të numrit të turistëve”

  1. ben says:

    Ky lajm dhe kjo ide per promovim turizmi ,fiks si ne te kalumen komuniste,ate berishiane,dhe tani alla rilindse.Nuk ka turizem pa asnje lloj investimi.

    1. Shoku Mali says:

      Shqiperia ne kete panair eshte perfaqesuar me dyfishin e operatoreve turistikë krahasuar me nje vit me pare, shpresojme qe edhe numri i turisteve te huaj qe do zgjedhin vendin tone te jete akoma me i madh se nje vit me pare.

      1. Lagunari says:

        Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit, zhvillimi i tij shkakton impakt te drejteperdrejte ne ekonomi. Duhet lobuar sa me shume ne menyre qe numri i turisteve ne Shqiperi te rritet.

      2. Shullazi says:

        Operatoret e shumte te stenda e Shqiperis jane jo profesioniste dhe perfaqsojne agjensi te lodhura. Keta operatore i prishin imazhin Shqiperise dhe i prishin pune Operatorve serioze qe jane aty. Per me teper ministrja Gjermeni dhe AKT ne nje vit nuk kane bere asgje per turizmin dhe tani te shohim se cdo ofroi Z. Ahmetaj por edhe ky ka akoma stafin militant te ministres Gjermeni.
        Si behen Promovimet pa statistika? A jemi te gjithe turiste kur hyjme dhe dalim si ne kohen e Berishes? Sa eshte ROMI per keto aktivitete “Promovimi” ?

        1. Shullazi says:

          Se jo per gje po dhe me cunat kemi zhvilluar nje strategji te plote marketingu bazuar jo ne 4 po ne 7P dhe ne baze te analizes PEST kemi ca probleme ne politik po jemi optimist. DAP-i jone eshte me i mire se ai i shtetit dhe kemi talente te reja cdo dite qe na cojne para me ekperiencen e tyre ) ? ?

    2. Adolf says:

      Marrja pjese ne kete panair permireson imazhin e vendit tone dhe nxit ardhjen e turisteve. Veç kesaj edhe investimet ne sektorin e turizmit ndikojne ne shtimin e numrit te turisteve. Ka akoma per te bere gjithsesi e rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur.

    3. holta says:

      Pjesemarrja ne panaire te tilla do te rrise numrin e turisteve qe do te zgjedhin Shqine si destinacionin e tyre

  2. Janaq says:

    Lajm i mire. Pjesemarrja e Shqiperise ne panairin e zhvilluar ne Berlin eshte e rendesishme pasi lobohet per turizmin ne Shqiperi. Ky lobim veçse permireson imazhin e vendit tone rrit edhe numrin e turisteve qe vizitojne Shqiperine.

    1. BUFFON says:

      Si vend me potencial ne fushen e turizmit e kemi te nevojshem promovimin e tij. Kjo mundeson thithjen e sa me shume turisteve te huaj ne Shqiperi, numri i te cileve ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit.

  3. andia says:

    Turizmi eshte nje nga sektoewt kyc te ekonimise shqiptare. Edhe si i tille ne kto panaire duhet perafqsuar ne menyren me te mire ne thithjen e turisteve te huaj.

    1. UG says:

      Kto lloj panairesh ndikojn shume ne zhvillimin e turizmit. Duke ndihmuar n3 arrdhjen e turistave te huaj edhe pse jo ne sjelljen e investitorve te huaj per investime te reja ne turizem.

  4. aldo says:

    Filluan edhe ridhimja duke folur per dy shifra si Berish dikur

  5. guerril says:

    Pontenciali i shqiperise per te berr turizem eshte shume i madhe duke pare edhe bukurite natyrore qe i ka fal zoti. Edhe Promovimi qe po i behet vendit tone ne kto panaire eshte me se i duhuri.

  6. A says:

    Ne rradhe te pare duhet mbrojtja dhe permiresimi i mjedisit, ambjentit dhe natyres shqiptare qe fatkeqesisht ka 25-se vjet qe eshte shkatarruar nga te papergjegjshmit si zyrtar dhe privat, nga individi dhe grupimet e injoranteve te “shkathet” dhe “te zgjuar”.
    Prandaj nuk ka si te vije turisti me hotele me gropa septike ose ku ujrat e zez derdhen direkt ne dete.
    Pasi rregullohet kjo gjendje katrahure, me strategji dhe parametra shkencor dhe nga eksperienca me e mire e zhvillimit te turizmit behen hapat e duhura.
    Pastaj duhet zhvilluar bujqesia, blegtoria, frutikultura dhe industria e lehte dhe ushqimore. Keto jane masat te tjerat jane brockulla e rastit. Tung.

    1. Pelasgian says:

      Shume i sakte A ! Respekte , brockullat e Ripjelljes.

  7. artan says:

    Vetem pjesmarrja e shqiperise ne panaire nderkombetare eshte nje plus i madh per turizmin e vendit tone,kjo do te sjelle turista te rinj dhe me numer shume me te madh tek ne.

  8. endi says:

    Promovimi i shqiperise ne panaire nderkombetare do te sjelle rritje te numrit te turistave qe vizitojne shqiperine. Kjo do te sjelle perfitime ne rradhe te pare per ekonomine e shqiptareve dhe me pas te shtetit

  9. landi says:

    Shqiperia e perfaqsuar kete vit me 2fishin e operatoreve. Kjo do te thote qe rendesine e turizmit po e vleresojme dhe ne shqiptaret vete se deri tani nuk kemi patur promovime te turizmit vendas,ata qe ishin ne krye vetem te shkaterronin vendin dinin

  10. soli says:

    Me ne fund po degjojme lajme te mira per turizmim e vendit tone. Panaire te tilla jo vetem sjellin me shume turista ne vendin tone por edhe investitore te rinj qe e shohin shqiperine tashme me nje sy me te besueshem

  11. nesti says:

    Shqiperia i ka te gjitha kushtet e nevojshme per zhvillimim e turizmit,madje territori jone eshte i pershtatshem per shume lloje turizmi. Thjesht ne nuk kemi patur personat e duhur ne krye per te promovuar turizmin tone

  12. Pjesmaria ne kete panair eshte levizia e duhur e cila prezanton vendin tone edhe si prioritet e strategjia kryesore e zhvillimit te vendit , e cila do sherbeje edhe si Lokomotive per ingranimin per te gjithe sektoret e tjere te ekonomise , Energjitiken , Ujin , infrastrukturen rrugore , mjedisin , prodhimet bujqesore , blektorare ,peshkimin , hotelerine , sigurine e rendin etj , duke mundesuar me pa tjeter nje dyfishim te punesimit ne sektoret perkates si rrjedhoje normale e rritjes se ketij sektori strategjik te shume mire menduar dhe perqendrimi i investimeve ne kete fuksjon , shume shpejt mbase per 1- 2 vjet do jape frutet e duhura ne kete vend te begate , por te shkateruar nga sundimi e drejtimi nje rregjim kriminal , dallaukesh , mafjozesh pa vizjon e strategji zhvillimi por vjedhjesh , shkaterimesh , piramidal te drejtuar nga Satrapi Berishe e lakejte e tij .Te shpresojme dhe besojme se shqiperia dobehet shume shpejt Fuqi Turistike me ballkan e ne mesdhe ,Qeveria eshte ne rrugen e duhur .

  13. BRITISH says:

    Ne ANGLI shqiperia ka imazhin e vendeveve te botes se trete NO ONE ITS INTERSTING ABOUT ALBANIA THE MOST UNWELCOME FOR BRITISH -TOURIST TO GO OVER THERE THE MEDIA ITS WARNING THE TOURIST ALBANIA ITS UNSAFE COUNTRY TO GO FOR HOLIDAY. EVEN ME NEVEREVER GO BACK OVER THERE GOD BLESS ENGLAND

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje