Fan Noli: Si u bëra shkrimtar

13 Mars 2015, 18:55Kulturë TEMA

Sot është 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit, udhëheqës i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm të letrave shqipe. Noli erdhi për herë të parë në SHBA në vitin 1906, organizoi kishën autoqefale shqiptare me qendër në Boston, themeloi bashkë me të tjerë Federatën Vatra, shkoi në Shqipëri për të ndihmuar në forcimin e shtetit të brishtë, jetoi për një kohë në mërgim dhe u kthye përsëri në Amerikë në vitin 1931. Në këtë jetë plot peripeci, Noli u bë edhe një penë e fuqishme – shkrimtar, shqipërues, historian e vjershëtor. Për fillimet e rrugës së tij si letrar është folur shpesh, por sot do t’ju sjellim një dokument të rrallë zanor, ku Fan Noli tregon me fjalët e tij se si u bë shkrimtar.

Disa shirita të vjetër manjetikë, të regjistruar mbi gjysmë shekulli më parë në Boston, na sjellin me gojën e vetë Fan Nolit një dëshmi të pazakontë – rrugën e tij për t’u bërë shkrimtar. Është një ligjëratë e mbajtur prej tij në Boston në vitin 1961.

Fan Noli erdhi në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20, pasi kishte punuar si sufler në teatrot shëtitëse greke.  Në vitin 1908 ai u shugurua prift në Boston dhe kjo e lidhi ngushtë me shqiptarët e Amerikës.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, mu desh të predikoja përpara shqiptarëve. Ata vinin nga fshati, shumë pak prej tyre kishin bërë ndonjë shkollë dhe unë përpiqesha shumë të afrohesha me ta. Mënyra e vetme për t’u lidhur ishte t’u flisje atyre në një shqipe shumë, shumë të thjeshtë. Ata ishin mësuesit e mi më të mirë, sepse më mësuan se si t’u flisja dhe të kuptohesha prej tyre.”

Noli tregon se duke filluar nga viti 1908, iu desh të përkthente libra kishtarë nga greqishtja në shqip. Me ardhjen e Faik Konicës në Amerikë në vitin 1909, ata të dy hartuan një listë librash që duheshin përkthyer në shqip, me dëshirën për t’u dhënë shqiptarëve vepra të letërsisë botërore.

“Metoda ime ishte kjo: për shembull, kur fillova të përkthej Hamletin, unë përktheja pjesët më të bukura të tij, siç ishte monologu i famshëm “Të jesh a të mos jesh”, po kështu me Makbethin dhe Otellon. Më vonë plotësoja pjesët që mungonin. Ngurroja t’i botoja këto përkthime sepse nuk më pëlqenin aq shumë, por gjithmonë përpiqesha t’i korrigjoja.”

Noli tregon për një episod të vitit 1915, kur për arsye financiare kishte mbetur i bllokuar në Vjenë.

“Një ditë takova Norbert Joklin, studiuesin e famshëm të shqiptarëve, profesor në Universitetin e Vjenës dhe i thashë se po përpiqesha të përktheja Hamletin, Makbethin, Jul Qezarin e vepra të tjera. Ai më tha të shkoja e t’i lexoja disa nga përkthimet dhe një mbrëmje ne u mblodhëm në grup disa njerëz bashkë. Veç dr. Joklit ishin edhe dr. Gjergj Pekmezi, Ismail Qemali, njeriu i famshëm që ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli pavarësinë në vitin 1912, Fazil pasha Toptani si dhe Faik Konica. U lexova disa pjesë që kisha përkthyer. Dr Jokli foli me entusiazëm dhe më kërkoi që t’i botoja patjetër këta libra.”

Rasti për t’i botuar përkthimet erdhi kur Noli u kthye nga Vjena në Shtetet e Bashkuara. Ai iu lut Vatrës t’i paguante shpenzimet e udhëtimit me premtimin se do t’ia shlyente ato me libra.

“U thashë atyre se nuk mund t’ua shlyeja ato 500 dollarë me para në dorë, por u premtova se, si shpërblim, ata do të merrnin libra prej meje. Kështu, ata morën Otellon dhe Kasollen e Blasko Ibanjezit, romancierit spanjoll të shekullit të 19. Otelloja u botua në vitin 1916, një vit pas ardhjes sime nga Vjena. Libri i Ibanjezit u botua pas pesë vjetësh.”

Më vonë Noli botoi Jul Qezarin, Makbethin, Hamletin dhe Armiku i Popullit nga Henrik Ibsen, Zonja Inger, përsëri nga Ibsen, Don Kishotin e Servantesit dheRubairat e Omar Khajamit.

“Në vitin 1921, Koço Tashko, i cili në atë kohë ishte kryetar i Shoqërisë korçare “Arësimi”, mu lut të shkruaja një histori të Skënderbeut. I thashë se do të më duheshin rreth 12 muaj për ta mbaruar dhe ata pranuan. Por pata konkurrencë nga miku ynë i vjetër Kostë Çekrezi, i cili  premtoi ta shkruante librin për tri javë dhe jo 12 muaj. Tashkoja shprehu mendimin se askush nuk mund të shkruante një histori serioze të Skënderbeut për tri javë, kështu që kjo punë mu la mua.”

Noli tregon se kur puna po i afrohej fundit, ai mësoi se në Vjenë kishte dokumente arkivore për Skënderbeun, sepse deri atëhere ishte mbështetur vetëm në burime letrare dhe në vepra biografike, si ajo e Barletit. Por atij iu kërkua ta mbaronte librin shpejt, kështuqë nuk mund t’i përdorte arkivat. 20 vjet më vonë, kujton ai, mu desh ta rishkruaja këtë libër bazuar në material arkivor.

“Në vitin 1947 botova librin “Bethoveni dhe revolucioni francez”, që ishte shkruar si tezë për masterin tim në muzikë në Universitetin e Bostonit. Ky libër dhe një përmbledhje vjershash u botuan me paratë që më dhuroi Vatra me rastin e përvjetorit të ditëlindjes.”

Fan Noli erdhi në Shtetet e Bashkuara me një shqipe të thjeshtë, të mësuar në komunitetin shqiptar të Ibrik Tepesë, në Trakën lindore, për t’u bërë më pas njëri ndër lëvruesit më të mëdhenj të gjuhës së tij amtare.

“Mësuesit e mi ishin shkrimtarët e mëdhenj, veprat e të cilëve kisha përkthyer: Shekspiri, Edgar Alan Poe, Servantesi, Ibseni, Omar Khajami dhe nuk duhet të harroj Faik Konicën, një shkrimtar i klasit të parë.”

28 komente në “Fan Noli: Si u bëra shkrimtar”

  1. Pelasgian says:

    Shyqyr qe kan qene Ortodokset (qofshin ata Vlleh apo Shqiptar) te cilet kan bere shume per arsimin e Shqiptarve se t’ishte per te tjeret akoma Arabisht do flisnim!!!

    1. Wendy-B says:

      SA sakrifica e lufte u eshte dashur ketyre patrioteve te medhenj ne mergim per te krijuar shoqata (Vatra e te tjera) ku CESHTJA SHQIPETARE dhe promovimi i vlerave te verteta artistike shqipetare te ishte prioritet.
      Sot keto shoqata jane kthyer ne mbledhje kafeneshe me muzike tallava , raki e duhon , ku burrat “mustaqelli” qajne hallet e shqyen syte kur aty hyn ndonje femer simpatike.Zihen me tregu “xhentilese” kush ti paguaje porosine e saj e ti ofrojne dicka tjeter nga ata…

    2. arjan says:

      @pelasgian,

      I ndjeri Amik Kasoruho ne nje artikull te titullaur “Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe” (Mapo:08 Janar 2013 11:27: http://www.mapo.al/2013/01/kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe) shkruan:

      1) “Sidoqoftë, del në shesh një fakt: të parët që e shkruan shqipen kanë qenë priftërinjtë katolikë”.
      2) “Tërësia e veprave të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazit, Lekë Matrangës, Nikollë Ketas dhe të tjerëve që i ndoqën, tregon dukshëm lidhjen me vlerat e kombit të këtyre të mëdhenjve të kulturës shqiptare”.
      3) “Në studimin e saj mbi historinë e shkollës shqiptare, Fehime Pipa niset pikërisht nga viti 1861, vit në të cilin u themelua shkolla françeskane e Shkodrës (e thirrur zakonisht shkolla e Fretënve).Në shkollën e Shkodrës, për herë të parë në histori, gjuha bazë është shqipja, sepse ajo ishte një shkollë e hapur dhe jo ngushtësisht fetare: ajo hodhi themelet e shkollës publike në Shqipëri. Ky primat, në një farë kuptimi, është pika e mbërritjes ku çuan përpjekjet e bëra nga klerikët katolikë në këtë drejtim, pa i hequr asgjë kontributit të dhënë nga laikët apo nga eksponentët e besimeve të tjera fetare (dhe duhen marrë në konsideratë edhe përpjekjet e diasporës shqiptare, në radhë të parë të arbëreshëve të Italisë)”.

  2. Zigur Qarri says:

    I mrekullueshem,universal.
    Nje nga guret me te rendesishem(per mua me i rendesishmi)ne themelet e
    kombit shqiptare.
    Pa kontributin e tij,jugu Shqiperise do te ishte(ndoshta) i Greqise tani.

    1. GAMORI says:

      shume e sakte

    2. tfgs says:

      Zigur kulaku,kur te zesh emerin e Nolit te Madh duhet te lash gojen……….ptuuuuuuuuuuu,paliotourkoalvane.
      I paharruar qofte orthodhoxi shqiptar nderi i kombit Fan Noli!

  3. butrinti says:

    respekt per shqiptarin emadh fan noli dhe ti ngrihet nje bust ne mes te tiranes

    1. plaku i mocem says:

      I shenjte i pa vdekshem.

  4. Hut Ab says:

    Lavdi gjithe vepres se ktij Njeriu te Madhe F.S.Noli ,
    i cili i dha aq shume kombit , Shqiperise dhe kjo jo vetem ne ate te literatures ,por ne gjithcka ,si nji qytetare i denje me kulture ,
    ,mendimtar,Atdhetare (si shume pak ne ate vend) politikan, shkrimtare etj ..pra nji Prijes i Dijes Kultures,Kombit ,qytetarise .

  5. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Edhe ne te tjeret mburemi dhe ja dime per nder, qe Noli eshte pjestar i popullit tone.Ne gjithashtu mburemi me vellezrit e Krishtere qe kane qene te paret qe luftuan per nxjerrjen nga hici te shqiptareve,e qe terhoqen pas edhe muhamedanet.I kerkojme ndjese per fajin qe kemi bere,duke e detyruar te largohej ne mergim,e duke i mohuar sakrificat e meritat,per prosperitetin tone.
    -Gjithashtu dituria dhe pervoja e Nolit,u pasqyrua edhe ne distancimin e tij prej regjimit gjakatar te E.Hoxhes,pavarsisht thirrjes e ndjelljes se tij per te ardhur ne Shqiperi.Po te kish pranuar oferten e Hoxhes,do kish perfunduar ne varreza kushedi se ku.I PERJETSHEM KUJTIMI I KETIJ GJENIU te ralle.

  6. dragani says:

    Fan Noli i Madh per shqiptaret eshte njeriu me i urryer nga Kisha Greke, Janullatosi dhe Janullateria grekofile qe pertypet e ripertypen ne stallat e Janllaqit.
    Shihni ku ra kisha jone nga drejtimi i nje kollosi ne ato te nje koloneli xhuxh te Asfalise.
    Kur e shikoj kete qe ndodhi dhe ku eshte strukur kerma uzurpatore qe po kuterbon Shqiperine me kujtohet nje fraze e shkurter nga perkthimi Nolian i Hamletit “Qymez prej thiu”.
    Fan Noli rron ne zemrat e te gjitheve ne shqiptareve ortodokes (jo te atyre orthodhokseve). Ai do te kthehet shume shpejt qe ta shporre kermen.

    1. tfgs says:

      O beqir,po pse mer korrak fshihesh pas nje identiteti[orthodhox] kur nuk je nje i tille,era jote turkoshake vjen der ketu……..
      A mundet mer beqir te me sqarosh fjalen ORTHODHOX e jo ortodox!!!
      Jam i bindur mor korrak i baba Mondit se nuk e di,nuk ka sesi ta dish se [ORTHOS+DHOXA] shqiperohet besim i drejte,ose fe e drejte.
      o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,jeni te peshtire………….

      https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

  7. IP says:

    I perjetshem qofte kujtimi i tij. Perulem me nderim sot para varit te tij ne varrezat Forest Hill, ketu ne Boston Masacuset. Perkthimet, poezite, fjalimet e tij ne Lidhjen e Kombeve, kontributi per njohjen e pavaresise dhe pranimin e Shqiperise ne lidhjen e kombeve, per nje shtet shqiptar demokratik, per krijimin e kishes ortodokse autoqefale, per pranimin ne Kombet e Bashkuara dhe dashuria e tij per kete vend dhe kete popull, qofshin frymezim per brezat e ardhshem per vepra te medha. Te jemi mirenjohes o njeri i madh, dijetar i ndritur dhe shqiptar i rralle.

  8. Brug says:

    F.Noli eshte pa dyshim nje nga figurat me te medhaja te Historise Shqiptare. Nje patriot i shquar,atdhetar,poet,shkrimtar,perkthyes ,militant i epur ne Amerika ku ai me Faik Konicen formoi shoqaten e pare Shqiptare Vatra.Me fondet e Vatres te mbledhura nen drejtimin e tij u derguan ne Paris dhe Londer delegate shqiptaro-Amerikane per te promovuar njohjen nderkombetare,- pamvaresine e Shqiperise!Faik Konica citon per F.Nolin:-Do te mbetet ne historine e Shqiperise si burri qe arriu i pari me hir te vullnetit dhe te hollesis se tij,te flasi gjuhen shqipe ne meshe.As e harrojme as mund te lejna te tjeret ta harrojne.

    1. U-Bot _Prise says:

      Citimi Konices ne rreshtat e fundit te komentit tuaj ,nenkupton ndryshe
      Certifikimin e Kombit Shqiptare ,qe deri ne ate kohe ishte nji iluzion i mjergullt. Fan Noli ishte ajo rreze e fort dielli qe thyeu cdo mjergull cdo akull qe deri ne ate kohe ,rrethonte identitetin e te qenit Shqiptare ,me fene e vete dhe padyshim gjuhen e vete

  9. Anastas janullatos says:

    T’i ngrihet monumenti dhe te vendoset aty ku Sale Maloku vuri malokun Matjan te Burgajetit.

    1. KOZi says:

      Ne rast se e kini seriozisht ne diskutimet tuaja atehere duhet te kembengulim ne nje pike-
      Fan Noli ne gjithe veprimtarine e shumeaneshme te tij ka njeren per te cilen mund te identifikohet. Krijimi i Kishes Ortodokse Shqiptare ,perpjekje qe ne vitet 1912, pastaj ne vitet 1922 dhe qe puna e tij u realizua ne vitin 1936 kur u arrit krijimi zyrtar i Kishes Ortodokse Shqiptare,dhe kjo ne saje te perpjekjes se Mbretit Zog per te realizuar aspiraten e Fan Nolit.
      Keshtu perseris po te jini serioze atehere Monumenti i Fan Nolit duhet te vendoset ne Tirane perpara Kishes Ortodokse. Keshtu respektohet themeluesi i Kishes. tung

  10. butrinti says:

    sa shum kemi nevoj sot per keta gjiganta si fan noli si at negovani gjergj fishta dhe shum ortodoks dhe katolik te tjer jan nderi i atdheut ton vetem respekt

  11. jkoreshi says:

    fan noli kollos I kombit shqiptar pa dallim feje. tmerri I kishes greke dhe serbe dhe injorances otomane.
    ti ngrihet monument ne te gjitha qytetet e shqiperise.

  12. koco kota says:

    Shkrimtar,poet,perkthyes,historian,muzikant,politikan,poliglot,themelues i Kishes Autoqefale Shqiptare,dhe mbi te gjitha Patriot i kulluar.Ky ishte Noli i Madh qe shume pak njerez mund ti afrohen sot.
    Vetem me keta njerez mund te mburret Shqiperia.
    Lavdi vepres se tij.

  13. arkivistja says:

    Meqenese ka ca tipa qe kerkojne te neperkembin fene orthodhokse nepermjet denigrimit te figures numur nje te saj sic eshte K/Peshk.A.Janullatos,une po sjell nje fragment te nje shkrimi,ne gazeten “SHQIP”,dt.13/3/2015,me autor Dhimiter Qosja,profesor ne shkollen teologjike ne “Shen Avlash”.
    -“K/Peshk. A.Janullatos,ne fjalimin e tij,me rastin e kremtimit te 100,vjetorit te krijimit te Kishes Ort.Shqip.te amerikes cileson si;-Noli personalitet qe jetonte me shqetesimet e kohes,dinamik,me horizont te gjere,ide krijuese dhe nisma te guximshme per perparimin e popullit”(gazeta “Ngjallja”,nr.1,Janar 2012).
    -Mirpo respektin per kete figure,qe e lartesoi kete popull mosmirnjohes,e kane fare pak shqipfolsa,ndersa shumica qe popullojne e vegjetojne ne kete toke qe quhet Albania Jo,-sepse nuk ju gezohet shpirti qe Albania u shkeput, nga gjiri i zjarrte i Turqise si popujt e tjere te Ballkanit.Keta frymore shqipfolesa kane deridiku te drejte sepse,humben mbeshtetjen e priviligjet politike, ekonomike,gjuhesore,vellazerore,administrative e ushtarake,me nje fjale e ndjenin veten si peshku ne zall,por ama i futi ne gjirin e kombeve te qyteteruara EUROPIANE.-Aq e vertete eshte kjo, sa bie menjehere ne sy edhe te nje njeriu te zakonshem,por te deshiruar per respektimin e figurave te ndritura e qe e meritojne glorifikimin dhe mirnjohjen e perjeteshme.
    -Vetem nga numuri i paket i komentuesve,te cilet shkruajne carcafe te stergjate per tema bajate e pa interes mbare popullor,si ne gazetat “TEMA”,”DITA”,”SHQIP””SHEKULLI””PANORAMA”etj.etj.,per kete pervjetor perkujtimor,tregon katerciperisht ate fakt qe une konstatoj,MOSMIRNJOHJE !
    I PERJETSHEM KUJTIMI I FAN S.NOLIT te MADH.

    1. tfgs says:

      SAKT,dhe te gjithe keta mosmirenjohes kane nje identitet:
      -Korrake shqipfoles soi i Zike marmides,ok!
      Ketu lind pyetia:
      -A ka nevoj Noli i Madh,Fishta,Asdreni,Rilindasit,Tereza etj gjithe mendjet e ndritura[totalisht xristiane shqiptare] per ”respektin” e gyzeleve shqipfoles,pasardhes te sulltan muratit ne Shqiperi e me gjere!!!???
      ASSOLUTAMENTE,NO!
      Kshq,st’arxidia mas,mjafton ti respektojme ne xristianet!

      1. Musliman i konvertuar, besimtar i sektit Janullatos says:

        tfgs,

        Meshat e kishes suaj jane fenomenale, por une vetem nje kerkese kisha:

        “Ato rreshatat e pare mbushini me goca te reja dhe te bukura, jo vetem me pleq dhe kalamanj”

        1. tfgs says:

          Muzuluman i prishur[kurrsesi xristian],mund te sjellesh tin ginaika sou,tin aderfi sou i tin mana sou po qe se jane te bukura normalisht………..

          1. Musliman i konvertuar, besimtar i sektit Janullatos says:

            I kam thene une plakes te vi po ajo beson me shume ne Zot sesa ne sektin Janullatos.

            Ti ato gocat he mbesat e tuja i ke te shpifme qe nuk i nxjerr ne rreshatat e are apo si?

            Degjo…para Zotit te jgith njelloj jemi, nd

        2. Zigur Qarri says:

          Dhe kalamajt,jan lypsat rom qe shkojn kundrejt lemoshave,kurse pleqt ata qe nuk kan Leke te paguajn(karrigen) nje kafe,apo pertojn te shkojn e te ulen ne stolat e parkut(kjo edhe sipas stines).
          Keshtu katandiset nje Kishe kur mbledh rreth vetes antishqiptare si Janullapos dhe debila si mutofagos,qe kur ishte kapterr ka shkelur kryqin per te treguar besnikerine ndaj Partise.

  14. xhateli says:

    A u organizua ndonjw pwrkujtimore pwr kwtw 50-vjetor tw largimit nga kjo bote tw njw kryetari tw njw qeverie tw Shqipwrisw, se s’kam dwgjuar gjw?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje