Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u çel sot ekspozita e gazetarit Armand Plaka, “Princ Vidi dhe Shqipëria në shtypin austriak të kohës”, ku morën pjesë historianë, studiuesë dhe studentë të shkencave politikë.
Studiuesi dhe koleksionisti, Artan Lame, i cili ishte i ftuar për të përshëndetur këtë ekspozitë, e cilësoi atë të rëndësishme për faktin se sjell një Shqipëri të para 100 viteve, për të na treguar se sa pak kemi ndryshuar në këto 100 vite.
Ndërkohë Lame e cilësoi periudhën e Princ Vidit si një simbolikë të hapjes së parë të portës perëndimore për Shqipërinë pas shekujsh qëndrimi në Lindje.
“Princ Vidi është varrosur në Bukuresht, por për një moment mund të imagjinojmë sikur të ngrihet nga varri dhe të vijë prapë në mbretërinë e tij, në Shqipëri. Jam i bindur se, përveç veshjeve, do të gjente po ata shqiptarë, me apo ato probleme, me po ato debate, me po ato luftëra politike kundër njëri- tjetrit, njësoj siç e la para 100 vitesh. Vidi me kaosin e Shqipërisë së asaj kohe pati një treshe figurash që ia luajtën mendjen deri në fund, Esat Pashën, që komandonte Shqipërinë e Mesme, Ismail Qemalin që pak a shumë komandonte Jugun dhe Preg Bib Dodën, që komandonte katolikët. Në këtë treshe figurash u sorollat gjithë kohës dhe u mundua të pajtonte interesat e tyre. Kam frikë se edhe sot do të gjendte tre figura politike që rivalizojnë njëra-tjetrën që shtyjnë, që tërhiqen, e kështu me radhë”, tha Lame.
Më tej ai shtoi se periudha e shkurtër e Vidit ishte dhe hapja e parë e dyerve të Europës për vendin tonë.
“Le të pranojmë se nuk është ndonjë meritë e madhe që në 100 vjet të mos kesh ndryshuar. Kemi 100 vjet që ecim drejt Europës dhe periudha e shkurtër e Princ Vidit është hapi i parë i Shqipërisë, që po dilte nga një epokë e gjatë lindore, dhe këtu qëndron dhe rëndësia më e madhe e Vidit në raport me Shqipërinë, hapja e dyerve të Europës ndaj nesh. Duhet parë si simbol i hapjes së Perëndimit në Shqipëri megjithëse sot përsëri mund të na gjente Princi duke u munduar për të arritur në Europë”, theksoi Lame.
Por Lame përfundoi duke u kërkuar studentëve të pranishëm që të punojnë për një Shqipëri më të mirë në mënyrë që siç perifrazoi ai “ta zhgënjejmë Princin kur të vijë”.
Historiani Prof.Dr. Ksenofon Krisafi e cilësoi punën e Armand Plakës një punë “arkeologjike” dhe vlerësoi pasionin e tij për të risjellë në vëmendje një nga periudhat më të rëndësishme historike të vendit tonë.
Gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka, është autori i ekspozitës mbi marrëdhënien e Princ Vidit me shqiptarët, e cila u çel sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, me mbështetjen e Shtëpisë Botuese UET-Press dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë.
Ekspozita ka një përzgjedhje grafikash, karikaturash e artikujsh të ilustruar, të cilat na japin një ide më të qartë mbi atë se si trajtohej dhe ç’vend zinte Princ Vidi dhe Shqipëria në faqet e shtypit austriak të kohës.
Shumica e materialeve janë nxjerrë nga arkiva e revistave satirike e atyre të ilustruara, por edhe gazetave të kohës, veprim të cilin Plaka thotë se e ka bërë qëllimisht, duke iu nënshtruar një përzgjedhjeje sa logjike, aq edhe tematike e kronologjike.
“Mesazhi apo teza me të cilën unë kam tentuar të shpreh me këtë iniciativë, është ideja se edhe pas celebrimit të 100-vjetorit të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, për të cilën u organizuan shumë aktivitete e sesione shkencore, sërish shumëçka ende ka mbetur e pashfaqur në publik dhe e padokumentuar edhe për vetë studiuesit e fushës”, tha Plaka.
jo tash 100 vjet ma vone ka ma shume legena se atehere.
Kam mendimin qe ketij princ Vidit, pas te cilit eshte kaq shume i dashuruar Lame, t’i jepet shtetesia shqiptare dhe ta vendosim ne vend te Skenderbeut.
artan lame dhe kolaboracionistët e konsumuar a që pretendojnë për të tillë,kanë mbetur po në atë nivel!!
“…. por për një moment mund të imagjinojmë sikur të ngrihet nga varri dhe të vijë prapë në mbretërinë e tij, në Shqipëri.”
e kush ja polli princ vidit mbretërinë,mor debil lamja??
atëherë i bie se pasardësit e viktor emanuelit duhet të bëjnë luftë me ata të princ vidit!!dhe ata janë mbretër të shqipërisë mor debil!!bile janë dhe më të besueshëm se vidi!!kurorën ja dhanë shqipot!!e mor e,disa beqirë si puna tënde o artan lame!!
pisllëk i politikës shqiptare je dhe ti,pavarsisht se çove ca vazo me lule falas në ditët e para të hypjes në fron të atij trap tirone!!
Princ vidi ngel nje nga figurat me enigmatike te historise shqiptare ,mori persiper nje detyre shume te veshtire ,dhe pranoi te vinte aty ku nuk do te pranonte kurre njeri .Por ardhja e princ vidit ne shqiperi per mua ngel nje nga faqet me te turpshme ne faqet e historise shqiptare ,nje faqe per tu grisur ,djegur apo menjanuar thjesht per faktin qe nje tufe dembelash te percare, nuk arrinin dot te uleshin rreth nje tavoline pa u share apo ofenduar ,ne vend qe te krijonin nje shtet .TURP !!! dhe asgje tjeter
enigmatike apo jo për mua ishte thejshtë vazhdimi i lojës së 1820!
atje,në gërqi u vendos,pranuan një mbret gjerman,në shqipëri jo!!
ashtu si atëherë ne jemi të përçarë,por që dhe sot nuk do të pranoja ndonjë princ vid të ri!!
që duhet ti thërrasim mëndjes dhe të vëmë dhe pak interes të përgjithshëm/shtetëror në atë të përditshmin!?kjo do të ishte mirë bile do të na bënte shtet,por për fat të keq shumicën e politikanëve i kemi egoistë dhe individualistë!!nuk shohin më larg se interesi privat,maksimumi familiar!!për pasojë grumbullojnë rreth vetes të ngjashëm me tonelata!ky mentalitet është përforcuar dhe më shum në popull!!
kështu o web unë urrej këtë përçarje dhe interes privat të politikanëve tan,por që për fat uk na la një padron të huaj!!