Nga Agim Shehu, poet
Poetja Albana Lifschin më shkruan nga Njujorkupër një lodhje e sëmundje të studjuesittë shquar Petro Zheji nga Zagoria! Aq më tepër për heshtjen ndaj një figure të tillë si në diktaturë dhe në ‘demokraci’. Ndjeva pikëllim të veçantë trazuar me nderim të madh për të.
E njihja disi kur e kisha pak kohë pedagog në gjimnaz. Po aq pak ia njihja dhe krijimin shkencor. Por kish mjaftuar një trokitje te vepra dhe karakteri i tij që të ndjeje adhurim për të, dhe po aq dhimbje për ikjen e tij.Ai i ngjan lisit madhësia e të cilit duket kur bie përdhe pasi më këmbë lartësinë e ndan me qiellin. Atë e bëjnë më të madh mundimet që ka hequr duke gdhëndur veprën shumë të çmuare duke përballuar kundërshtitë e ndërgjegjëshme të shtetit antikombëtar. Kolegët e tij të vegjël gjer në mjerim strehuar ngrohtë në kolltukët zyrtarë, në më të voglën janë aq të vegjël sa nuk arrijnë të kuptojnë madhështinë e Petro Zhejit. Për më tej, nuk kanë dëshirë pasi ai u hedh hije.E për më tej, dashje pa dashje ata u shërbejnë zërave antishqiptarë e antishkencorë të fqinjëve shovenë në çvlerësimin dhe fshirjen e kulturës shqiptare.Zhurma shovene greke atë e sulmonte dhe e kërcënonte që të heshtëte për madhështinë e gjuhës shqipe me rrënjët pelazgjike, kurse çirakët e saj plot Pr., Dr., e Vc…para e pas emrit heshtin të kënaqur pasi, siç thotë Konica«atdheu për ta është obborri i shtëpisë së tyre» me përmasat e kolltukut dhe firmat e shpërblimeve!..
Vepra e Petro Zhejit qëndron në harmoni dhe me karakterin e tij. Aq sa e gjykoj,nuk më del nga kujtesa ngjarja: Isha nxënës gjimnazi në Gjinokastër, klasa e 2-të. Na vjen mësuesi i ri, Petro Zheji. E pamë me kureshtje pasi u hap fjala se ai nuk ia dha dorën e mirëseardhjes pedagogut më të moshuar ngaqë ai kish qënë në dërgesën zyrtare kur i dhuruan kurorën Mbretit të Italisë në Romë! Nuk ia dhadorën me dinjitetin e zagoriotit krenar e atdhetar se nuk donte ta ndotëte – siç u tha nga mësues patriotë që u kënaqën nën zë. Ai ishte bir i oficerit të afërt besnik të Mbretit Zog, Spiro Zhejit, dhe të atin e nderonte me dashuri të veçantë. Jo rastësisht veprën e shquar, monumentale në gjininë e vet « Shqipja dhe Sanskritishtja » do ta hapte: «I kushtohet tim Eti, Spiro Zheji që më frymëzoi, më tepër se me çdo gjë tjetër me heroizmin e heshtur të jetës së tij tragjike, dashurinë e vërtetë për Atdhenë ».
Si nxënës, e ndiqnim me sy tek ecte i menduar koridoreve të gjimnazit e kalldrëmeve të qytetit. Ku ta dinim ne se në rrugicat e ngushta prej guri ecte një mëndje e gjerë dhe e thellë në kërkim të vazhdueshëm, se mbi vete aikish ngarkesë enciklopedish që i bluante për të bërë më pas veprën e madhe të tij! Unë rrija me shokun e shkollës Ksenofon M. Dilo, familje nacionaliste dhe antikomuniste e persekutuar.Petro Zheji kish adhurim dhe si krahinar për gjyshin e tyre, dijetarin e shquar Ilia Dilo (Sheperi) të cilit, kundër traditave të njohura shqiptare e njerëzore të popullit zagoriot, eshtrat ia kish nxjerrë nga varriorganizata bazë e ia flaku udhëve. Mësuesi i ri më dalloi që rrija ngushtë me nipin e tij, Ksenofonin, nënqeshi përzemërsisht: «Ti je lab» më tha lehtë e iu drejtua mikut tim të shkollës: «Rritu e vetëm kaq t’i kujtosh gjyshit tënd, nderit kombëtar të Zagorisë sonë kur u tha plot dinjitet shovenëve grekë që e kërcënuan: « Dhe po më therët fyti im do shfaqë formën e gërmës ‘a’ të shqipes’».
Që ahere s’u takova kurrë me të. Shoku im gjimnazistqe një i ri i thjeshtë e hallemadh si i persekutuar familjarisht, por pedagogu Petro Zheji tek ai nderonte të parët e tij ‘Dilaj’ me emër (te ‘degët’ nderonte ‘rrënjët’ siç i kuptonte dhe i çmonte ai edhe në diktaturë).Është mbresëlënëse dëshmia tjetër: I biri i gjuhëtarit Ilia Dilo-Sheperi, Jani Dilo, nacionalist e antikomunist i vendosur, qe komandant i Ballit Kombëtar në krahinat e Korçës. Pas Lufte mërgoi në Amerikë. CIA kohët e fundit publikon se në planin për rëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës, pas Mid’hat Frashërit më i denjë e i aftë për drejtimin e misionit qe Jani Dilo. Mid’hat Frashëri befas para aksionit u gjënd i helmuar në Hotelin e Njujorkut. Më pas po ashtu edhe Jani Dilo. Si atdhetar e shkencëtar, mbi gjithë punët e hallet e tij Petro Zheji gjurmon jetën e krahinarit të shquar dhe gjen e përkthen një dokument të cilin e publikon. Qe një Letër që Lord Bethel i dërgon mikut të tij dhe Petro Zheji e publikon ta dine të gjithë: “10 prill 1984. I dashuri Zoti Mujo, i telefonova Jani Dilos dje për ta pyetur nëse kishte qënë në lidhje me ju, lidhur me letrën që ju shkrova muajin e kaluar. U trondita dhe u pikëllova së tepërmi kur mora vesh se ai kishte ndëruar jetë! E kujtoj Zotin Dilo si një njeri të hijshëm, si një njeri që më dha një ndihmë të madhe lidhur me çështjet shqiptare. Do t’ua dija për nder po të jetë se do t’i përçonit familjes dhe miqve të tij përshtypjet e mia më të mira e më të ndjera për të! Sinqerisht juaji, Lord Bethel”.
Nuk do koment më tej.Në gjimnaz Petro Zheji na erdhi mësues si ylberi e u largua pa gjurmë si era. S’e morëm vesh pse e ku e çuan!
Sot miku K. Dilo më dërgon për ta lexuar veprën që ia ka dhuruar vetë shkencëtari i shquar. E kam lexuar disa herë e jam mrekulluar nga thellësia shkencore e analizat krahasuese, me logjikë e bukuri zbulimi që të habitin. Kredhur brënda faqeve të studimit m’u kujtua thënia e Gëtes: «Kur lexoj veprën e Kantit më bëhet se jam në një dhomë me dritë».Vepra e tij ngrihet në një lartësi me dijetarë të shquar të huaj apo tanët si Sami Frashëri e të tjerë. Autori është i ndërgjegjshëm se studimi në lartësi të veçantë shkencore, në fund të fundit është «i dobishëm për kombin ton»; se gjuha shqipe, siç gjykon autori «është një çelës që ndihmon në zgjidhjen e një sërë problemesh etike, gjuhësore, europiane e joeuropiane». Se një gjuhë sa më e lashtë të jetë aq më shumë është e ngarkuar me të vërteta të pakundërshtueshme.Qysh në vitin 1809 dijetari i njohur Malte Brun te ‘Analet e Udhëtimit’ vlerëson: «Gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë prejardhja e së cilës shkon gjer në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin, secila në sferën e vet edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutone dhe gale”.
Është kjo arësyeja që ideologët shovenë çvlerësimin dhe pushtimet e atdheut tonë i kanë shoqëruar me çvlerësim e fyerje të gjuhës, historisë dhe heronjve të saj, me mohimin e lashtësisë së saj. (Studjuesi i çmuar Niko Styllos, çam ortodoks sot në Gjermani, tregon nga fëminia se në Çamëri, mësuesi grek për çdo fjalë shqip që thoshnim me njeri tjetrin si shqiptarëna fshikullonte nga një shkop secilit). Për t’i marrë Europës zyrtare miratimin e prerjes së Shqipërisë, Deklaratat e tyre si sllave dhe greke shënojnë në krye:«një popull pa histori, pa gjuhë, pa kulturë…». Sigurisht, siç thotë Çabej është një kontradiktë në të cilën kemi një gjuhë dëshmuar mjaft vonë me të shkruar, dhe një popull tepër të lashtë autokton në Ballkan që në kohët më të mugëta, që e flet këtë gjuhë!Petro Zheji thotë paradoksin e disa studjuesve grekë (siç i tregon në studimet e tij edhe Enver Hadri për ata sllavë) : shpesh kur shkruajnë si shkencëtarë objektivë, shqipen e vlerësojnë gati pa ndërgjegje se bëhesh qesharak po t’i kundërshtosh të vërtetën. Kur ndodhen para politikës e nën frymën e shtetit e të kishës, kthehen në të pacipë e thonë të kundërtën e atyre që kanë thënë më parë!
Duke vërtetuar më tej lashtësinë e shqipes si ‘lingua primeva’ (siç e cilëson De Rada), studjuesi Petro Zheji shton dëshmi në sqarimin e kësaj kontradikte. Autori citon gjykimin brilant të De Radës në Kongresin Ndërkombëtar në Romë, 1899: «Gjuha shqipe rri mënjanë si gjuhë origjinale, e pandryshueshme dhe jo e përzier në trung të saj me gjuhë si sanskritja, greqishtja, latinishtja e gjuhë të tjera që rjedhin syresh…E unë nuk di as pak as shumë nëse nga shumë e shumë gjuhë të tjera në botë ka ndonjë që mund t’i afrohet». E më tej po aq saktë e bukur siç flet De Rada: «Fondi i saj leksikor përbën një dëshmi prehistorike mbi lindjen e të folurit njerëzor, dhe gramatika e saj hedh një dritë të papritur të mahnitëshme mbi procesin e të folmeve…Ajo përmban emrat zanafillorë të idhujve fetarë të botës helenike-latine të cilat tek ajo (shqipja) janë emra të zakonshëm fenomenesh të natyrës paraqitur nga këta idhuj».
Tanimë është e qartë se për çdo gjë, lufta bëhet -kush të fitojë ‘rrënjët’! Me këtë ndërgjegjësim shkencor e atdhetar, dijetari Petro Zheji ballin e studimeve e ul te rrënjët më të lashta të gjuhës shqipe. Ai i çmon mendimtarët e jashtëm, megjithatë bashkohet me Eqrem Çabejin se ndodh që dijetarë të huaj në analizë të shqipes, duke mos e njohur në thellësi e imtësi gjer në frymën e saj, në studime të tyre «kapen nga degët e jo nga rrënjët». Dhe autori ynë shkruan me dinjitet: «Duke lexuar këto studime bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqiptarët». Me këtë frymë ai hyn guximshëm në studimet e tij, pa pyetur psikologjinë fatkeqe të shumë studjuesve tanë fatkeqë nga mëndja e karakteri, që kanë kompleksin siç e përcakton shkencëtari Jung: «horror novis» (të trëmbesh nga e reja).
Petro Zheji studimin e vet e vendospra së pari te rrënjët. Shqipen e vë përballë me më të lashtat gjuhë si hindusen, sanskriten e hititët…Ai nuk hutohet nga mjegullat e kohrave me të cilën ato rrinë të mbuluara. Krahason fjalë rrënjëse të afërta e zhvillime fonetike të tyre…e pas argumentesh gati matematike gjykon se gjuha shqipe është më e lashta, gjuhë pa borxhe që jep e në fjalërrënjë nuk merr hua.
Studimi i tij është bindës jo vetëm nga argumenti shkencor por dhe ngaqë ai ngrihet si vazhdimësi logjike e historike mbi gjykimin e dijetarëvetë mëdhenj të huaj e vëndës. Harmonishëm dhe dritëdhënës për veprën e tij autori citon gjeniun Sami Frashëri: «Shqiptarët flasin një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut…Pelazgët kanë folur kaq mijë vjet më parë këtë gjuhë që flasim ne sot, po thua pa ndryshim sa po të mund të delte sot një Pelazg, do të mund të flasim me të si flet një Gegë me një Toskë e një Çam me një Gorar».
Me sa duket, për këtë vlerë të çmuar që superonte shumë shkencëtarë e linguistë tanë me emër të fryrë, ai nuk është përfillur. «Në do që ta vrasësh sigurt një krijues, thotë një dijetar europian, krijoni heshtjen për të»! Megjithatë gjuhtari Petro Zheji është i brumit tjetër. Duke e njohur e lexuar atë, të del përpara vizioni se asnjë mjegull, sado ta veshë malin, nuk e çduk dot atë nga vëndi që i ka caktuar Perëndia dhe ia ka miratuar historia. Ai vazhdon gërmonte rrënjët e shqipes që janë rrënjë edhe të kombit shqiptar.Tërë jetën punoi heshtur duke të kujtuar fenomenin e natyrës se një pemë që pritet bën më shumë zhurmë se një pyll i tërë që rritet. Duke qënë ‘pyll’ diturie, ai dëshmon më tej me fakte bindëse se shqipja e afërt në cilësi e kohë me greqishten, latinishten, sanskriten, është siç thotë Samiu, «mëmë e tyre» apo «motra më e madhe», se mes të tjerave ajo ka «prani mbretërore». Fakt i patundur – perënditë e lashta pellazge që Greqia synon t’i përvetësojë spjegohen në rrënjë vetëm me shqipen e lashtë parahomerike.
Studjuesi Petro Zheji këtë e vërteton bindshëm sidomos me sanskriten – indishten më të lashtë. Dihet, shkrimi nis me piktograme e hieroglife, gjersa në zhvillimin e tyre drejt qytetërimit ato arrijnë te gërmat e sotme që janë stilizim i tyre. Ai merr fjalë të përbashkëta në disa gjuhë të lashta dhe vëren se evolucioni fonetik i tyre shpie te shqipja si degët te rrënja, pasi vetëm në shqipe kanë dhe logjikën spjeguese si fenomen. Merr p. sh. fjalën « Gorgon », qënie mitologjike që kur të ngulte sytë ktheheshe në gur. Dalim te fjala ‘gur’ e cila, duke ndënjur në qoshenë e gjuhës shqipe, shqiptari e vë si të shenjtë dhe në qoshenë e shtëpisë që do ngrerë, apo në themel të ngrehinave të tij. E me radhë. Pasqyrat krahasuese dhe skemat spjeguese të autorit nuk mund t’i shohësh pa u befasuar për spjegimin e argumentuar dhe inteligjencën e veçantë të tij. Shpesh ato autori i shpreh me skema që të kujtojnë logjikën matematike apo strukturat kimike të materies. Siç thamë, këtë punë të madhe ai e bënte me bindjen e gjykimit të tij se gjuha shqipe “është provë e pakundërshtueshme e vitalitetit të racës sonë dhe e kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia shqiptare i ka dhënë thesarit të Kulturës Universale”.
Veprën ai e çoi për botim në revistën ‘Nëntori’ e ata, me mbledhje buzësh të komanduara nga ‘lart’ i thanë pa ditur ç’t’i thoshnin«shkurtoje ca!..», thua i flisnin një djaloshi jo të rregullt për kohën «shkurtoi ca flokët»! Pastaj i thanë «nuk botohet» (‘për shkaqe politike’ i thotë nën zë kolegu dashamirës)!
Janë sa të çiltëra dhe tronditëse fjalët e tij, e sidoqoftë fisnike të tij: «Studimi duhej të qe botuar 3 dekada më parë…Shumë vetë që mbahen ende shumë të nderuar janë përzier negativisht në këtë ngjarje. Një histori vuajtjesh, frikësimesh dhe poshtërimesh të cilave unë parapëlqej t’u kaloj përsipër». I madh në vepër, i madh në karakter. Ai qetësohej disi kur kolegë puthadorë të shtetit në botimet e tyre arrinin sa të shkruanin me paturpësi: «Ato që thotë S. Frashëri për lashtësinë e gjuhës shqipe nuk janë të vërteta, por ai qe i detyruar t’i paraqiste gjërat në këtë mënyrë (!)»Këtu dinjiteti shkencor e qytetar i shkencëtarit linguist Petro Zheji nuk duron e u përgjigjet me nerv atdhetari zagoriot duke mbrojtur të parët e mëdhenj se ata janë: «Burra me një ndershmëri të sprovuar e me kulturë të thellë Universale nuk mund të akuzohen në asnjë mënyrë as për mashtrim e as për injorancë, megjithëse ‘dikush’ e ka bërë edhe një gjë të tillë». Kur autori ynë vuante më tepër për veprën se për hallet e jetës, të tillë kolegë mbuloheshin me dekorime e shpërblime! Tërë ky mekanizëm i shkeljes së vlerave kombëtare,i mohimit të personaliteteve udhëzohej sigurisht nga kupola e shtetit! E kjo në një kohë kur dijetari i shquar i sëmurë do të duhej të ndihmohej nga shteti të paktën nëhallin e fundit shëndetësor të jetës së tij.
Vepra e tij e veçantë mbetet e gjallë e nderuar, dhe në rritje hapsire. Në ballin e saj vlen të shkruhen fjalët e tij prej dijetari dhe zotnie duke u mbështetur shpirtërisht tek të parët tanë të mëdhenj, fjalë që u flasin brezave për një kohë e për një jetë që nuk duhen harruar: «Mes gjithë këtyre lodhjeve të shpërblyera kaq keq, të vlerësuar pak e aspak të inkurajuara, e madje të para vëngër nga vetë vëllezërit e tu, të ngushëllon mendimi që Rilindasit tanë të paraprijnë duke të treguar udhën me rezatimin e tyre profetik në këtë rrugëtim të vështirë e të vetmuar. Miratimi i tyre (ndaj teje) është i njëzëshëm».
Fjalë të arta për çdo krijues në udhën e tij të mundimshme.
Gjenevë-2007
Kujtohen per ta vetem kur vdesin. Te kene kujdes te pakten per te madhin Kristo Frashri mbasi edhe per te po bejne te njejten gje, e kane lene ne harese te plote.
Po qorrat nuk e pershkruajn dot driten e djellit sepse se kane parre kurre dhe nuk e kane idene se ceshte dhe nuk mund ta fantazojne dot.Keshtu eshte edhe Kristo Frasheri nje rreze djelli per historine tone, po kush ta shohi dhe ta vleresoje, QORRAT?
Si mund te jete rreze drite Kristo FRASHERI kur ka qene nder te paktet pjesemarres ne themelimin e kucedres PKSH-e…
jo omr jo
mos vallë do të ishte i madh të ishte rreshtuar në krah të xhafer devës??
apo të isht erreshtuar në radhët e ballit kombëtar dhe tia mbathte me bisht në shalë me kollonat gjermane??
yyyssh qënje e pjerdhur!!
Bota nuk eshte e atyre qe ngrohen, por e atyre qe digjen.
Përkulem me respekt para veprës atdhetare dhe shkencore të Petro Zhejit.
Nuk kam kredencialet profesionale të gjykoj sa qëndrojnë tezat e tij gjuhësore për shqipen, por kjo nuk a ndryshon vlerësimin tim për përkushtimin atdhetar të Petro Zhejit dhe angazhimin e tij në gjuhësi për të hedhur dritë për lashtësinë e gjuhës së tonë dhe për sjelljen e argumentave se ajo qëndron denjësisht me gjuhët më të vjetra të qytetërimit.
Me sinqeritet vlerësoj po ashtu synimin e poetit Agim Shehu për të kujtuar dhe ndriçuar veprën atdhetare të Petro Zhejit si dhe kritikën e njëfarë lënjeje në harresë, në postkomunizëm do thoja unë, të kësaj figure poliedrike te shkencës albanologjike dhe publicistikës shqiptare, dhe jo vetëm kësaj, por edhe të vetë fushave albanologjike që janë fosilizuar dhe harruar nën harbimin e modernizmit të pabeve, hoteleve, restoranteve, kazinove, talkshow-ve, mbledhjeve dhe lajmeve me politikanë dhe me deputetë, me BE, me NATO dhe me kompani paqeruajtëse shqiptare në Afganistan.
Ndërkaq, nuk mund të rri pa vënë në dukje se shkrimi i Agim Shehut, pa një arsye të lidhur me synimet e këtij shkrimi, vuan nga nje mani për të përzjerë Zhejin me konsiderata antikomuniste, me nënkuptime se vepra e Zhejit është çpërfillur dhe nëpërkëmbur nga regjimi i Enver Hoxhës si dhe me sjelljen e disa fakteve opinioneve të ca figurave të tjera që vetëm i bëjnë hije dritës që autori do që të hedhë për figurën dhe veprën e Petro Zhejit.
Është e pavënd, madje e mjerueshme, te sillen në këtë shkrim fakte të tilla se, CIA na paskësh vlerësuar ballistin Jani Dilo si të denjë për të qënë pas Mid’hat Frashërit në kompllotin për të rrëzuar qeverinë e ligjëshme të Shqipërisë, me idenë akoma më të mjerueshme, se meqë Zheji na paskësh publikuar nje letër me konsiderata për këtë Dilon, të një farë Lordi Bethel kjo e bën Petro Zhejin antikomunist dhe të persekutuar të regjimit.
Në fakt, është e vështirë të ndiqet llogjika dhe prirja e shfryrjes së një mellefi dhe emocioni antikomunist të Agim Shehut, paralelisht me synimin e tij për të vlerësuar veprën e Zhelit dhe me kritikën e tij se Zheji është lënë në hije.
Po për hir të së vërtetës, duhet të sillet në vëmëndje të publikut, sidomos atij të moshave të reja, se regjimi i Enver Hoxhës, lënë mënjanë ukubetet që implikoi ideologjia dhe dogmatizmi ekstrem i zbatimit të saj, përsa i përket fushave albanoligjike, bëri epokë dhe hodhi bazat e këtyre shkencave mbeshtetur në shkencëtarët shqiptarë dhe se, me fonde, mjete dhe me kujdese shumë të veçanta, e vuri albanologjinë shqiptare, në pararoje te studimeve europiane në fushën e albanologjisë.
Këto të vërteta të provuara dhe të dokumentuara, i bëjnë mirë kujtdo, përfshirë edhe mësuesit poet Agim Shehu dhe, sidomos, shkrimeve të tij publicistike në gjuhësi si shkencë e mirëfilltë, shkrime që, duke mos qënë me pretendime të spikatura profesionale, më së paku, mund të përdornin vërtetësinë si përshpirtje për të përcjellë kujtimin e Petro Zhejit tonë të shquar.
Një lirikë e sinqertë e poetit Agim Shehu për Petro Zhejin, nga ato lirikat e tij të herëshme me aromë vjollce, do të ishte një buqetë e thjeshtë dhe prekëse në gurëvarrin e Zhejit, shumë më domethënëse se ky shkrim i përzjerë me politikë, me ideollogji dhe me nëpërkëmbje të disa të vërtetave që i njohin të gjithë, edhe gurët e thatë të Zagorisë.
Respekt per vepren e punen e tij te palodhur dhe turp per ata qe nuk dijten ta vleresojne sa ishte gjalle!