Muzeu Arkeologjik i Durrësit nga dita e sotme hap dyert për vizitorët, pas 4 vitesh që ishte i mbyllur. Përurimi i tij është bërë nga kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda. Qysh në fillim Kreu i Qeverisë ka përdorur batutat, nisur nga veshja që kishte zgjedhur për inaugurimin e hapjes së muzeut.
“Mora në telefon Vangjush Dakon, Kryetarin e Bashkisë, dhe i thashe sesi duhet të vishemi. Dako më tha: si tursit. Por mesa shoh këtu unë jam i vetmi turist”, u shpreh Rama.
Një tjetër batutë Rama e përdori në drejtim të ekipit që u angazhua me restaurimin e Muzeut Arkeologjik.
“Sic duket ekipi i ka përkushtuar jetën objekteve antike, duke mos qenë këtu mes ne njerëzve të gjallë, që tani po shijojmë dhe shikojmë keto objekte”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij kryeministri Rama duke e cilësuar këtë si muzeun më të madh dhe më të vërtetë që ka vendi ynë, tha se hapja dhe përurimi i tij vjen në kuadër të politikave dhe synimeve të qeverisë për të transformuar marrëdhënien me trashëgiminë kulturore.
Sipas tij, hapja e muzeut pas katër vite mbylljes të tij është një moment krenarie për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe një moment i rëndësishëm edhe për trashëgimin kulturore.
“Ne e kemi synim të rëndësishëm transformimin e domosdoshëm marrëdhënien me trashëgiminë kulturore, një marrëdhënie e dëmtuar rëndë gjatë tranzicionit.
Nuk është vetëm ky muze, është Amfiteatri, më i madh i ndërtuar nga romakët larg Romës. Dhe në syrin tonë është një aset i krenarisë kombëtare dhe politikës sonë për turizmin.
Ky është muzeu më i madh në Shqipëri dhe më i vërteti. Ne në Shqipëri kemi disa muze që mund të konsiderohen të mëdhenj, por janë më shumë muzeume të kopjeve dhe të dëshirës për të qenë ata që duam të jemi se sa muzeume ku çdo objekt, imazh dhe hap është i ndërlidhur me faktet dhe artefaktet historike.
Dhe fondi i këtij muzeu përmban 3204 objekte që nga të rëndat dhe të mëdhatë deri tek të brishtat dhe të jashtëzakonshme siç janë shishet e parfumeve që prodhoheshin në lashtësi dhe që në këndvështrimin tim konkurojnë prodhimet e fundit. Ky muze është një nga pikat më të vizituara të Durrësit dhe një nga qendrat më të rëndësishme. I vlerësuar edhe nga ekspertët më në zë ndërkombëtarë.
Është edhe dëshmitar i veprimtarisë së plejadës së shquar të patriotëve shqiptarë, që për një periudhë të shkurtër vendosën disa gurë themeli në muzeologjinë e munguar shqiptare”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se edhe pse muzeu është përuruar në vitin 2002 me një fond rekord prej 1 milion dollarësh, ai mbeti i mbyllur deri në ditën e sotme.
Dhe për Ramën kjo ka ardhur përmes një politike që ai e cilësoi si “dardha e ka gishtin mbrapa” që për kryeministrin kishte të bënte me përurime të projekteve që kurrë nuk u përfunduan.
Duke u ndaluar tek projekti i restaurimit të tij, Rama tha se gjithçka është bërë me një fond prej 80 mijë eurosh nga qeveria e tij.
“Ky muze u përurua në 2002 dhe asnjëherë nuk u përfundua por ra viktimë e politikës së përurimeve njësoj si proverbi dardha e ka gishtin mbrapa. Gjithmonë përuro dhe lër gjëra mbrapa të pambaruara, duke e bërë muzeun të vuajë dhe në vend që të përmirësonin e kanë dëmtuar thesarin e tij. sepse asnjëherë nuk u mendua për restaurimin e tij. dhe ndërkohë që janë bërë disa tendera për tulla e llaç për godinën e muzeut, pjesa dërrmuese e objekteve të tij është tërësisht e braktisur.
Si përfundim pasi u dha edhe fondi më i madh që është dhënë për muzeun, rreth 1 milionë dollarë, muzeu u mbyll. Pra u shpenzuan 1 milion dollarë për ta mbajtur mbyllur. Pra na u desh të merrnim në dorë muzeun dhe ta rikonceptonim. Dhe të bashkëpunonim me Bashkinë e Durrësit me një sërë projektesh për ta rrethuar muzeun dhe sot do të ju ftoja të bëni një vizitë për të parë se çfarë transformimi i madh ka ndodhur.
Faktikisht pranë muzeut do të kemi edhe pishinën publike edhe për të rinjtë duke krijuar një hapësirë për t’u jetuar që nga kohët e lashta e deri tek nevojat e ditës për not dhe freski.
Dhe e gjitha kjo është bërë me një fond modest prej 80 mijë dollarë. Prandaj ne jemi krenarë që sot çelim dyert e muzeut, i cili do të ketë një sallë konferencash dhe një kalendar me aktivitete. Do të ketë edhe një hapësirë të veçantë për të verbrit.
Do të vazhdojmë me amfiteatrin duke e çliruar nga ndërtimet me dhe pa leje duke ua kthyer atë vizitorëve”, tha Rama. /gj.k/
Fshati qe duket nuk do kallauz. Dallohet qeverisja e qytetarit nga sundimi i malokut
Lumi Zoti Kryeminister
Deti..
Nafta.
Koncesionet.
Pastrimi etnik I shqiptareve ne Presheve, ne Maqedoni
Sa active eshte politika shqiptare pa dron ne dore?
Interesat e shqiperise dhe shqiptareve jane detyra juaj e perditshme.
Vetem per to nuk degjojme.
Muzete mire beni qe I hapni, po eshte shume pak per Shqiperine.
Mburrja e rradhes
Po pse e ze ne goje 1 milion dollaret?
Ka korrupsion apo na kujton budallenj?
Po ka korrupsion denoncoi , ndryshe mos ha moot kot.
Te lene te fotografosh keta te Durresit apo jane si ata te Muzeut Kombetar te Tiranes qe nuk te linin te fotografoje edhe pse nuk perdorje asnje lloj drite!
Sot, Rama peruron Muzeun e Durresit, nje objekt i pacmuar arti, kulture e historie.
Sot, Basha po ben miting ne Durres. Mbledhur plot me kenetsa, shijaksa e kavajsa, duke bere thirrje per rrezimin e Rames.
Ky eshte ndryshimi midis nje njeriu qe punon, dhe nje njeriu qe llap.
u bere durrsak torrollak dhe ti zoti o Rama..si do behet ai muze me nje tok koqesh qe punojne aty..pastaj arkeologjia ne durres ka rene ne dore te mafjes prej kohesh..sidomos nga njerzit qe sot ju keshillojne per kulturen juve dhe ministren e linjes..mire do beni ti largoni dhe disa prej tyre ti vini prangat per korrupsion,,,shkatrim te trashgimniose kulturore dhe tradheti ndaj interesave komtare..ka plot dokumentacion per keto..
njerzit qe e shkaterruan akeologjine dhe trashegimine arkeologjine ne durres dhje ne pergjithesi jane:
Muzafer Korkuti
Afrim Hoti
Apolon Bace
Lorenc Bejko
Iris Pojani
Roland Olli
Kur e ka diten ky idioti qe shperndan posten e legalizimeve,fshatareve apo e ka pushim sot cfare lideri me shi bathen n ta
Fshati digjet kurva krihet….
o KRIMENEL kemi nevoj per pun e per buken e gojes Jo per muze e lulishte.
SHPERLARJE TRURI i beni gjith diten ketij populli te mjer
Si supermbesa duket kjo dibrania …nga drejtshkrimi !
tenderat dhe korrupsioni nepermjet tenderave duhet te flasi Rama. BAshke me gjushin
Nje veprim per tu pershendetur.Ngelet per tu pare nese muzeu do te jete i hapur 16 ore ne dite ne sezon, ciceronet do te dine minimumi anglisht, dhe turistet nuk do te futen ne furre por ne nje ambient te klimatizuar.Rama eshte djale i punes.
O “dibran”,qe vetem dibran nuk je!Sa paturpesisht qe flet!Historia e nje populli eshte me e madhe se sa “luga” jote e vrerit.Kemi nevoje dhe per te,qe ti te edukohesh dhe te mos ndohtesh keshtu.Amfitetatri i Durresit eshte krenari kombetare,ajo duhet te nxirret ne pah.
Per Durresin kam nje verejtje:sikur te zevendesohen skulpturat e Ismail Qemalit,ne hyrje te Portit dhe te Aleksander Moisiut,tek Universiteti,se me duket se jane ngaterruar me personazhe te tjere.Dhe universitetit,mire eshte qe t’i vihet emri “Hoti”,meqe te gjitha postet i ka familja e Afrim Hotit.