Krijimi i polit të tretë për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, shihet si i pamundur nga ana e partive të vogla. Pavrësisht dëshirës së tyre krerët e partive të vogla shprehen skeptikë për krijimin e këtij poli. Sipas tyre kjo nuk do të rezultojë e suksesëshme pasi ka mbetur vetëm pak kohë para zgjedhjeve. Në një intervistë për televizionin Tema, Kreu i PDK Nard Ndoka, ai i PSV 91 Petro Koçi dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, janë shprehur të hapur për krijimin e një poli të ri në politikë, por të tre lënë hapësira që ky pol duhet të vijë në një moment të dytë.
Nard Ndoka: Nje pol i tretë në këtë politikë tashmë është i domosdoshëm për faktin që kemi në mazhorancë dy parti të cilat janë njësuar me korupsionin, krimin dhe shumë afera të ndryshme. Është një domosdoshmëri që në këto momente të kërkohet që të ketë lëvizje të tjera alternative për të qënë një mundësi për ta zhbllokuar këtë trysni politike e cila realisht ekziston. Edhe opzita duhet të ketë më shumë frymarrje dhe në këtë kontekst ka një hapësirë shumë të madhe për lëvizjen e këtyre alternativave.
Petro Koçi: Unë gjykoj, që do të jetë e vështirë krijimi i një poli të tretë, flas këtu në parim. Sistemi zgjedhor nuk e favorizon këtë gjë.
Dashamir Shehi: Kur lançohet një ide politike duhet një kohë me e madhe në dispozicion dhe të mos jetë thjesht oportunizmi për të vënë disa njerëz për zgjedhjet lokale. Kolegët që po merren me këtë punë nëse po merren sepse unë nuk kam pasur asnjë ftesë zyrtare por i urroj suksese dhe shpresoj tja dalin por në realitet nuk shikoj shenja konkrete.
Për demokristianin Ndoka, forca e tij politike nuk mund të jetë pjesë e këtij polit në këto zgjedhje lokale, pasi këto zgjedhje kanë më shumë karakterin politik dhe se PDK është e pozicionuar në opozitë.
“Ne jemi një parti opozitare në koalicion me Partinë Demokratike dhe kemi detyrimet tona politike për të qënë së bashku në këto zgjedhje per faktin që janë kthyer në referendum dhe kanë marë karakterin e zgjedhjeve politike. Ballafaqimi mes opozitës dhe qeverisë është i drejtpërdrejtë dhe kjo nuk na lejon luksin që ne të jemi pjesë e një poli tjetër. Kjo është një pengesë për formacionin politik te PDK, por jo për partitë e tjera që nuk kanë obligime të kësaj natyre por kanë më shumë më tepër liri”.
Ndërkohë Petro Koçi, ka qenë më i prerë, duke theksuar se krijimi i një polit të tretë nuk favorizon partitë e vogla, përkundrazi do të ishte dhe një tradhëti politike ndaj elektoratit.
“Dalja më vete e partive të një spektri të caktuar konsiderohet një lloj tradhëtie dhe dëmton spektrin në këtë rast dëmtohen kandidaturat e partive më të mëdha, kështu që unë nuk besoj shumë në këtë variant. Ne jemi shprehur se do të mbështesim kandidatët e PS dhe do të luftojmë për fituar vota për këshilltarë. Unë mendoj se kandidatët që mund të ishin si të përbashkët por të sponsorizuar nga partitë e vogla politike nuk kanë shumë shanse për të fituar. Unë gjykoj se edhe kandidatët e LSI-së do të jenë të rrezikuar sepse është shumë e vështirë të komandosh votat partive të mëdha, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë lidershipi politik. Kështu që nuk besoj se është e udhës të rrezikojmë rezultatin duke kërkuar patjetër kandidatë për kryetar bashkie nga partitë e vogla”, u shpreh Koçi.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kreu i LZHK, Shehi, i cili tha se krijimi i një polit të tretë ose i çdo koalicioni tjetër politik jashtë partive të mëdha, duhet të përfshijë vetëm forca të të njëjtit krahë, dhe jo një bashkëpunim të gjërë, pasi në këtë rast humbte kredoja politike tek qytetarët. “Uroj që të realizohet për vetë jam munduar me vite të krijojmë një pol një alternativë, ideja ime ka qënë gjithmonë brenda qëndrës së djathtë, por nuk ja kemi arritur dot ose ja kemi arritur me pak sukses pa u bërë zhurma e nevojshme që duhet”, tha ai.
Lidhur me pretendimet e Parive të vogla në këto zgjedhje lokale, qëndrimi ka qenë i ndryshëm. Kreu i LZHK-së dhe ai i PSV91 kanë qenë në të njëjtën linjë për sa i përket kërkesave të tyre në drejtim të dy forcave të mëdha politike ku forcat e tyre janë rreshtuar, ata kërkojnë vetëm kandidatë për Këshilltarë bashkiakë.
Dashamir Shehi: Ne si LZHK nuk kemi vënë kusht të marrim dy komuna apo tre bashki sepse më duket një skemë e pavlerë sepse e kemi bërë herë të tjera dhe nuk ka prodhuar asgjë. Unë do të quaja më të rëndësishmë ato që do të vendosen me siglën e PD-së hajde ti bëjmë bashkarist dhe ti maksimizojmë votat.
Petro Koçi: Ne jemi shprehur se do të mbështesim kandidatët e PS dhe do të luftojmë për fituar vota për këshilltarë. Unë mendoj se kandidatët që mund të ishin si të përbashkët por të sponsorizuar nga partitë e vogla politike nuk kanë shumë shanse për të fituar. Kështu që nuk besoj se është e udhës të rrezikojmë rezultatin duke kërkuar patjetër kandidatë për kryetar bashkie nga partitë e vogla.
Ndërsa demokristiani Ndoka është shprehur më i qartë në kërkesat e tij, ai ka kërkuar që PD të marrë parasysh propozimet e PDK për kanidatët në zgjedhjet lokale:
“Partia Demokratike duhet të ndërtojë një koalicion për të përcaktuar rregullate e lojës që ne do të mbështesim kandidatët e njëri tjetrit apo do të dalim me kandidatë të përbashkët, por këto janë format klasike që ne do të diskutojmë ditët në vijim”.
Por të vegjlit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe për hartën e re administrativo territoriale, e cila sipas tyre i bënë këto froca politike sërish të varura nga të mëdhatë edhe për përfaqësimin e tyre në këshillat bashkiakë.
“Harta e re teritoriale penalizon qytetarët e këtij vendit, pra me një anti reformë që kjo mazhorancë bëri në mënyrë të njëanshme të pakonsultuar fare me komunitetet lokale i ka larguar shërbimet e qytetarve. Në aspektin politik pa diskutim ka edhe një ndëshkim për partitë e tjera politike pasi mazhoranca ka pasur një qëllimi të mbrapsht dhe vazhdon edhe më tej duke i rritur pengesa në mënyrë artificiale nëpërmjet kodit zgjedhor”.
Përgatiti: O.M/ T.H
Pse i pamundur?mjafton te shpallet poli i trente,edhe kush do me radhes le te vjen! Apo eshte problèmes Njeshat qe duan gjithni te nene ne kete? Zgedhin nje me prin ne cdo quark ,edhe ka per poste grindeni ma vone apo hiq se ka mjaft vende,