Një histori prekëse: Burri që drejton "botën" pa gjymtyrë

21 Mars 2015, 13:48Lifestyle TEMA

Kjo është historia e jashtëzakonshme e 32 vjeçarit Nick Vujicic, i cili ka lindur pa gjymtyrë.

Ai lufton çdo ditë jo vetëm për të jetuar jetën e tij pa kufizimet që i detyron gjendja fizike, por gjithashtu të frymëzojë qindra mijëra njerëz të tjerë.

32 vjeçari është president i dy kompanive jo fitimprurëse dhe mban  fjalime publike  frymëzuese dhe motivuese për gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara.

Gjithçka ka të bëjë me fuqinë e shpresës dhe ky djalë duket se ia ka dalë. Edhe pse ka vështirësi në kryerjen e disa veprimtarive të përditshme si larja e dhëmbëve, gjendja e tij nuk e ka penguar të notojë pafund, apo të hidhet me parashutë.

Për gjendjen fizike të Nick nuk ka asnjë shpjegim mjekësor. Ai ka një këmbë të vogël në anën e majtë, e cila e ndihmon të balancojë trupin.

Por gjithë ky vetbesim nuk ka ardhur aq natyralisht për Vujicic.

I rritur në Melbourne, Australi Nick ka luftuar për shumë kohë me depresionin dhe ka tentuar madje të vrasë dhe veten. Ai ishte vetëm 10 vjeç kur tentoi të vetëvritej. Por me kalimin e kohës ai filloi të punojë dhe të kishte një qëndrim pozitiv për veten. Në moshën 17 vjeçare një takim me portierin e shkollës i ndryshoi jetën, pasi ai e frymëzoi që të fliste në publik.

Folësi karizmatik australian tani udhëton në gjithë botën duke iu drejtuar një publiku gjithnjë e më në rritje,  duke përfshirë grupet e biznesit dhe fëmijët e shkollës. Ai  ka vizituar më shumë se 50 vende të botës dhe ka mbajtur me mijëra fjalime.

Autori i bigrafisë “Dashuro pa limite” tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Kanae dhe djalin e tyre 2 vjeçar. Ata po presin fëmijën e dytë këtë vit.

Vujicic drejton një organizatë jofitimprurëse “Jeta pa gjymtyrë” si dhe “Attitude is Altitude “që  promovon  fjalimet e tij motivuese dhe fushatat kundër dhunës psikologjike./j.h

 

 

 

5 komente në “Një histori prekëse: Burri që drejton “botën” pa gjymtyrë”

  1. m says:

    Uau! E mahniteshme se cfare mund te arrije njeriu ):-

  2. Sali Bollati says:

    kUR NJERIU BESON NE VETVEHTE. ME KEMBENGULJE ARRIN ATE QE DESHIRON!

  3. i says:

    Ka lek ky??? Se nuk besoj se kjo gruaja vet qe qenka shume e mire ne pamje eshtw nga ata njerez qe e shohin njeriun nga brenda dhe jo nga jashte

  4. Sqarim says:

    Nick e gjeti frymezimin tek personi me i famshem qe ka jetuar ndonjehere ne bote. Ky person eshte Jezusi. Zbulo se cfare ka Jezusi per ty.

  5. Z/Kallami says:

    Po jo te gjitha gjymtyrat i paskesh te eleminuera.Te pakten gjymtyra e krijimit te familjes bielle – manivel punoka bukurmire.Nji femi paskan pritkan dhe te dytin.Gezofshi e perparofshi sa t’iu doje shpirti dhe zemra.
    Me siguri zonja do jet besnike.Sepse njoh mashkuj me nivel dhe potenc qe nuk kane te share dhe tradhetohen nga grate e tyre bashkshortore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje