"Çështja Doshi"/ Zbardhet raporti i Prokurorisë: Frroku kishte njohje me Durim Bamin. Është shoqëruar në polici në shtator 2014 me makinën e Frrokut

22 Mars 2015, 00:02Politika TEMA
"Çështja Doshi"/ Zbardhet raporti i Prokurorisë:

Organi i akuzës pas hetimeve intensive prej gati 20 ditësh ka dalë në përfundimin se atentati ndaj deputetit Doshi ishte një sajesë dhe ka kërkuar arrestimin e tij dhe deputetit Mark Frroku.

Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes së 35 dëshmive dhe përgjimeve telefonike ka arritur në përfundimin se ’Nga veprimet hetimore të deritanishme, të krijohet bindja se ngjarja është e sajuar’’.

Sipas prokuorisë ka rezultuar e provuar se Mark Frroku e ka njoftuar i pari Tom Doshin se për vrasjen e tij është vënë në dispozicion një shumë parash. Po sipas raportit  ka qenë Frroku ai që ka prezantuar Durim Bamin me Tom Doshin, version ky i deklaruar edhe nga depueti i Shkodrës, por i mohuar nga kolegu dhe ish-miku  i tij Mark Frroku.

Po ashtu edhe pamjet filmike të  Eugen Becit me Fatjon Skënderin dhe Ylli Xhaxhollarin, Doshi ia ka marrë Frrokut.

Gjatë hetimit Prokuroria ka zbardhur edhe biseda telefonike mes këtyre personave ku ka rezultuar se Durim Bami komunikonte me shoferin e Frrokut, dhe madje ai është shoqëruar në polici në shtator të vitit 2014 me makinën e deputetit Frroku.

Gjithashtu në raport thuhet se Durim Bami ka pranuar se ai kishte rënë dakort me Tom doshin për trillimin e atentatit të vrasjes, arsye kjo pse nuk ka dashur të bëjë deklarim para oficerëve të policisë gjyqësore, pasi kishte frikën e pasoja ligjore të mashtrimit.

Po ashtu në raport thuhet se ka dëshmi dhe prova se Doshi, Frroku e Bami takoheshin shpesh të tre për kafe.

Në kërkesën për autorizimin e arrestimit të  dy deputetëve  Doshi dhe Frroku Prokuroria thotë se ata janë  të dyshuar  për konsumimin e veprave penale ‘’Kallëzim të rremë’’, “Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë’’. Prokuroria ka pyetur në total 35 persona për çështjen përfshirë kryeministrin Rama, Kreun e Kuvendit Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, Ministrin Tahiri, Dritan Priftin, Fatjon Skënderin dhe gjithë emrat e tjerë te përmendur se kishin dijeni rreth atentatit per deputetin Doshi dhe Mhill Fufin./j.h

 

22 komente në ““Çështja Doshi”/ Zbardhet raporti i Prokurorisë: Frroku kishte njohje me Durim Bamin. Është shoqëruar në polici në shtator 2014 me makinën e Frrokut”

  1. analisti politolog Nurellar Beu says:

    Rilindasit…

    1. kurreshtari says:

      Nqs Frroku ka genjyer si Doshin si prokurorin ku qendron faji Doshit??!!

    2. titi says:

      ti qeke koqe kanari o analist,

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Prokuroria me sa duket e mendon popullin idiot. Ne ate qe thote artikulli ka nje kontradikte te madhe:

        1. Prokuroria provoi qe Frroku e ka njoftuar Doshin se eshte paguar nje shume e madhe per eliminimin e tij.

        2. Durim Bami ka deshmuar se Doshi e ka sajuar historine se bashku me te (pra Bamin).

        Keto dy ngjarje nuk mund te ndodhin se bashku, sepse po ta kishte sajuar Toma me Bamin historine, pastaj t’i tregohej Frrokut dhe ky te shkonte tek Toma, i bie qe Frroku eshte i pafajshem. Pra Frroku dhe Toma nuk mund te jene te dy fajtore. Ose prokuroria i ka rene shkurt dhe i arreston te dy, ose urdherar kane ardhur nga lart (apo nga larg) se keshtu duhet bere…

        1. arbereshi says:

          A more aqif, si prej verteti si prej gjasme qifja qife eshte, si me a para apo pa a kuptimi i emrit qife ngelet.Kete po thote prokuroria mundoheni te paraqiteni secili pa lidhje dhe ne fakt jeni ne dijeni te tre per kete muhabet.Po qifia i kupton gjerat si qife prej gjasme pamvarsisht qe ne vetvete kujton se eshte prej verteti

      2. XUME PROTOPAPA says:

        SKANDAL I PA PARE DHE DEGJUAR

        asnjehere me pare ne jeten time. Lexojeni me kujdes piken “2.2.2” te kerkeses se Adriatik Llalles per arrestimin e dy deputeteve, Doshi dhe Frroku. Gabimet jo vetem ortografike por edhe gjinore jane te Llalles. Nga leximi del qe Bami paska edhe shtepi ne plazhin e Durresit (?). Mjafton te rilexoni deklaraten e gangsterit Tahiri, apo edhe ate te vete Doshit, i cili deklaron se “…Bami ndodhet ne shtepine e Doshit ne Gjiun e Lalezit…”.

        I vetmi argument i drejte dhe i bazuar ne fakte eshte kerkesa per arrestimin e deputetit Mark Frroku per deshmi te rreme dhe kontrollin e baneses se tij, ku do gjeje me siguri kater muret mbase edhe me dritare te shkulura.

        E gjithe kerkesa e Llalles eshte bazuar ne deshmite e imponuara nga “te interesuarit” per ti dhene rrjedhen e desheruar ketij akti kriminal te porositesit per vrasjen me pagese te deputetit Tom Doshi.

        Nese Xholi, Kuulluri dhe Kajana, jane perpiluesit e ketyre akt-akuzave boshe, te redaktuara nga Llalla, veprimin me korrekt qe duhet te bejne kuvendaret e zgjedhur me vote popullore eshte te leshojne urdher arresti per vete keta te kater injornte e manipulues aspak inteligjente te fakteve te bazuara ne “pergjime ambjentale” ne ambjentet e vete prokurorise, me biseda te mirespecifikuara te vena ne gojen e killerit me pagese Bami.

        Me kete tip akt-akuze eshte vulosur me te zeze edhe ai pak besim qe ndonje idioti mund ti kete ngelur ne drejtesine shqiptare te Llalleve te turnit, apo te Xholeve te dekoruar nga amerika e Donald Lu-se. Skandal i pa pare dhe degjuar me pare !

        “2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka pare fizikisht sasine e eksplozivit te disponuar nga shtetasi Durim Bami me qellim per te hedhur ne ere shtetasin Tom Doshi. Ai pohon, gjithashtu se kesaj sasie eksplozivi i lidhej dhe nje telefon celular (C-4 dhe nje telefon i lidhur me te). Ne muajin Tetor te vitit 2014, shtetasi Tom Doshi i ka bere foto kesaj sasie eksplozivi, e cili lidhej edhe nje telefon celular, ne shtepine e shtetasit Durim Bami, qe ndodhet ne zonen e plazhit ne Durres. Kete foto ai e ka te fotografuar

  2. Frederik says:

    Mazhoranca per karrigen e saj aktivizoi prokurorine dhe Presidenti nuk qenka problemi . Po per Gerdecin dhe 21 Janarin pse mazhoranca nxjerr justifikime per aktivizimin e drejtesise ? Vetem rilindas nuk mund te jene .

  3. angelo says:

    Si do te denohet Durim Bami nqs ai eshte kercenuar ? Pse nuk hapet qeshtje penale kunder Dritan Priftit per kallezim te rreme meqe Ilir Meta doli i pafajshem ?

  4. armelin says:

    Sipas shkrimit i vetem ne pafajsi eshte Doshi. Hajde shedet ne historin e radhes.

  5. tomy says:

    jepi edi ec para veri dermen ketyre mafiozeve me ne krye saliun .doshi u tregua naiv e hengri karemin e sales tani ka pasoja mor burre sala nuk njeh partner ai te perdor dhe te hedh .ndersa rama eshte rilindas po qe i zoti ec para nuk blihen idealet me pare .o tom te majtet nuk kane vrare njeri deri me sote nuk eshte ne kodin e tyre .sala dhe sot ta futi ,eshte dakort me prokurorine kurse ps te dha prape kohe te reflektosh se ti nuk ke kryer krim. por duan te ta fusin te kryesh krim pikerisht ata qe gjasme te mbrojne sepse ata kerkojne DESTABILIZIMIN i VENDIT po harron sala qe ALBANIA eshte ne NATO. te tjerat vetekuptohen jane ne balance arsyet strategjike te perendimit mos u fut ne kete katrahure se nuk del dot.

    1. Gimi says:

      Sa tyç qe qenke, more tomy! Po Rama prej ketyre erdhi ne fuqi, o tru i kalbet! E gezofshi qeverine e krimineleve ordinere! Te pakten pranojeni qe ja bete gropen vetes me doren tuaj. Megjithese e kuptueshme, edhe une po te jetoja ne Shqiperi nuk do kisha dit ke me zgjedh, se Sala pa diskutim duhej te ikte.

  6. Alphade says:

    Tomka, ”kollone e peste” e Berishovicit,”bisturise,, dhe Zhelefines ”disenjatore”’

  7. Pak e sak,per marak... says:

    Tom Kodoshiit si doli bllofi,ja kapen “A”-sin e fshehur nen menge ?

  8. asnjanesi says:

    kjo ishte nje “shaka”me zarar per shoqerine shqiptare, rreziku i ndonje perseritjeje si 21janari ishte shume afer. Keta njerez duhet te denohen edhe per tradheti te larte ndaj shtetit shqipetar dhe jo vetem per shpifje te rendomte.

  9. Besa e te pabeseve says:

    Moloket..

  10. mondi says:

    Partia demokratike duhet te mbaje pergjegjsi qe eshte marre me kete ceshtje per destabilizuar vendin.Edhe pas 25 vjeteve ne gjoja sistem demokratik ka shume njerez qe manipolohen lehte per ti shkuar pas kesaj force politike edhe kur kauza e saj eshte asgje.Si nuk i kujtohet ketij populli kauza e droges me avjonin e pilotit italian ne divjake, sa protesta u bene dhe sa here eshte kerkuar dorheqja ekryeministrit duke e cilsuar edhe si eskobarin e shqiprise .Ku eshte perfundimi i hetimit nga prokuroria per te gjetur fajtoret ne kete ngjarje sa shpejtharron ky popull duke u genjyer per 25 vjet me rradhe.Kur do te behet ky vend si vendet e tjera te europes .Ae degjoni deputetin Pjerin Nderu se cfar thote kur paska punuar ne polici i paska ndalur nje shtetari te larte 17 kg. droge dhe qe athere e deri tani nuk gjen qetsi dhe sulmohet ne hije prej tij.Kur nuk ka guxim te dale hapur deputeti per te thene emrin e tij ne publik mendo se ku do ta gjeje guximin populli.Perpara keij vendi ka shume probleme te medha por me i madhi eshte politika qe zhvillohet ne kete vend mbsi eshte monopol i njerezve qe nuk kana moral dhe shumica e tyre jane perfshire ne te per te mbushur xhepat etyre.Nje shtepi qe eshte ndertuar me themele te dobta eshte e destinuar te shembet, kjoeshte demokracia shaj njeri tjetrin dhe asnje nuk paguan per kete qe ndodh, paguajne shqiptaret qe ne vend te jene me te pasur si europa varferohen me shume ndersa politikanet pasurohen me shume.

  11. dadi says:

    Duket se dicka nuk shkon ne lidhje me Doshin, nje kerkese e nxituar dhe e pa argumentuar. Kjo kerkese mund te behet ne perfundim te te gjithe hetimit pasi eshte rezauruar cdo gje kur nuk flitet me per “dyshohet se:…” por “u provua se:.. ” kjo procedure duhet te zbatohet edhe per te pandehur te zakonshem aq me teper qe behet fjale per nivel te larte te dyshuarish (deputete) nje lehtesi ka se keto jane deputete te mazhorances po te ishin te opozotes do te kompromentohej i gjithe procesi.

  12. Neri says:

    Zbulohet e verteta perse Meta donte ta vriste Tom Doshin!Njeriu qe jo me larg se nje vit hante nje vic sot eshte katandisur ne njeriun qe jeton me nje veze.Ky baba qe shikon cdo mengjes tre femije obis qe shendoshen cdo dite dhe jan te rrezikuar nga semundje si diabeti kerkon te na mbush mendien se dobesimi ekstrem eshte nje ceshtje sportive,diete,dhe jo semundje.E gjithe beteja eshte per LSI.Ate qe di ambasadori Lu dhe Edi Rama dhe Berisha per shendetin e Ilir Metes e di edhe Dritan Prifti dhe Tom Doshi.Dritan Prifti me ndihmen e Tom Doshit po punonin per marrien e LSI.Projekti amerikan per LSI pas shuarjes se zotit koqe veza,eshte qe ajo ti bashkangjitet PS.Kjo eshte arsyeja qe Ambasadori Lu u investua fuqishem ne kete histori.Kjo eshte arsyeja gjithashtu qe e goditi Doshin ne menyren me brutale.Kjo eshte arsyeja qe Rama mbajti anen e Metes i cili eshte ne moment tranzicioni,rruges per tek portat e Shen Pjetrit.LSI -ne Rama e do ne vathen e PS pa gjel ne krye.Marrja e LSI nga Doshi dhe Prifti fillonte lojen nga e para,loje qe Meta e luajti me sukses per shum mandate qeverisje.Ky skenar vertetohet edhe nga takimi i Priftit me Gjinushin ne momentin kur skenari per te marr LSI u kuptua qe deshtoi,pasi ishte amerika ajo qe e sabotoi fuqishem.Lufta per LSI sot eshte nje beteje e nedheshme teper e eger.Metes dukshem i jan dhene garanci nga USA qe mbyllja do jete me nder dhe familia do i gezoje parate,Rames i eshte premtuar LSI si shkrirje me PS,ndersa Berishes Bashkia e Tiranes per Dhenderin.Klani Doshi -Prifti do shkaterrohet ekonomikisht,ata kan aq shum para sa qe po ja arriten ta blejne PSD e gjinushit,ne zgjedhiet e pergjithshme ata mund tja arrine te krijojne nje kopje te LSI nderkoh qe origjinali mund te jete shkrire me PS.Frika nga renia ne perseritje apo rreth vicioz do beje qe Doshi,Prifti,Frroku,Ndreu,Ndoka,e shum te tjere te klanit teper te fuqishem katolik duke perfshir edhe Gjinushi pas asaj kafeje me Priftin,te nxirren nga politika.Panariti eshte piketuar nga Amerika si personi qe do bej tranzicionin e LSI drejt shkrirjes me PS.Braho dhe Berisha do kene te njejtin fund.

  13. anannananan says:

    Edhe Bedri Spahiu arsyetonte me mire vendimet!

  14. vlora97 says:

    Na u cane drasat me kte histori.

  15. Hajro says:

    Me te dhenat e prokurorise rezulton qe Z.Doshi nuk ka sajuar apo shpikur asgje te genjeshtert.Problemi qendron tek Mark Froku dhe ai qe mendohet vrasesi, Bami.
    Atehere perse akuza kerkon arrerstimin e Z.Doshi,kur ai duhet te vazhdoje te mbeshtese prokurorine ne hetimin e plote dhe te sakte te kesaj ndodhie.
    Ndoshta e Mark Froku me Bamin kane nje realitet qe jane kaluar Z.TOM,POR NGA FRIKA DHE PA SIGURIA MOHOJNE REALITETIN.
    kUVENDI DUHTE TE NGRERE URGJENTISHT NJE KOMISION HETIMOR,mbasi nga raporti i Prokurorise rezultojne shume emra deputetesh,qeveritaresh dhe shtetaresh qe jane me imunitet.Kerkesa per arrestimin e Tom Doshit ne keto kushte eshte krejtesisht e pa bazuar.
    Hajro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje