"Doshi", Dule shmang komentet/PBDNJ edhe e vetme në zgjedhjet vendore

22 Mars 2015, 11:45Politika TEMA

Zv.Kryetari i Kuvendit Vangjel Dule, i cili drejtoi mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imunitetit për kërkesën e prokurorisë ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku ka shmangur koementet mbi vendimin e pritshëm nga ana e parlamentit.

Prokuroria e Përgjithshme përmes një dokumenti 7 faqësh kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

Ky Këshill do të mblidhet në orën 10 të hënën për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Vangjel Dule është në krye të këtij Këshilli pas tërheqjes së Ilir Metës.

Kreu i PBDNJ duke folur për zgjedhjet vendore tha se kjo parti është e hapur për negociata. Megjithatë ai theksoi se nuk përjashtohet dhe mundësia e një kandidimi vete. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje