Duka këmbëngul se është kandidat i opozitës në Durrës, por Basha e shmangu nga mitingu

22 Mars 2015, 08:37Politika TEMA

Deputeti republikan Agron Duka këmbëngul se do jetë kandidat i së djathtës në Durrës. Ndërsa Basha zhvilloi dje një miting në Durrës, pa Dukën në krah, Duka deklaroi se do të jetë kandidat i së djathtës. I ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, Duka ka pranuar se ka tërësisht mbështetjen e së djathtës. “Unë nuk do të shfaqja asnjë ambicie nëse do të dyshoja se nuk do të kisha suportin e së djathtës, jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kështu që nuk mund të mendoni se nuk e gëzoj këtë mbështetje”- ka thënë ai.

Pyetur se si e sheh ai elektoratin dhe shanset për të fituar në këtë garë, Duka iu përgjigj: “ Nuk jam orakull, të them me garanci, por sipas përllogaritjeve dhe asaj që ndjej, e në kontakt me elektoratin e djathtë, jam shumë afër fitores”.

Sa për diferencën mes votave, ai ka thënë se diferenca në favor të së djathtës do të jetë e ndjeshme, gjithnjë duke pasur parasysh se si është elektorati i këtij qyteti.

“Nëse kemi parasysh që zona mund të numërojë këtë radhë 110 mijë votues, atëherë besoj se 2 mijë vota më shumë do të jenë për të djathtën”- tha Duka.

Ceshtja e kandidimit te Dukes eshte bere nje enigme me vete pasi Basha ja ka premtuar atij disa here por pas konsultave me Berishen e terheq perseri mbeshtetjen. Kjo e ka lene Durresin praktikisht pa kandidate nga e djathta.

6 komente në “Duka këmbëngul se është kandidat i opozitës në Durrës, por Basha e shmangu nga mitingu”

  1. SADJA says:

    O ZOT JAN CUAR HAJDUTET SI CAKJT PER TE VJEDHUR AKOMA U NGRENT NJE KANCER QE SU NGOPET DUKE E RJEPUR KETE VEND

  2. Malet says:

    Te gjithe po presin sic duket qe te mbarojne punimet e sheshit qendror para bashkise, per te filluar fushaten ne qytetin e lashte. Do te shohim qe ne Durres do te kene kandidat jo vetem dy partite e medha Ps dhe Pd, por edhe Lsi ku Koka do kandidoje si gjoja i pavarur, edhe Pr me Duken. Do te kandidoje poli i trete me Oketen, si dhe kandidate te partive te vogla dhe shoqerise civile. Beteja per bashkine e Durresit eshte beteja per 60km bregdet qe do ti takojne kesaj bashkie pas ndarjes se re territoriale

  3. turisti says:

    Durresi nuk mund te drejtohet gjithmone nga Dakot,Kokat,Duket,Goreat etj.

    Durresi – Qytet me tradita te shkelqyera. Durresi meriton shume me teper.

  4. M35 says:

    Kam mbeshtetjen e te djathtes por kam qene minister i te majtes hajde
    moral o duke hajde, po si duka futbollit edhe ti, i doni karriget
    te perjeteshme, se nuk ka njerez te tjere durresi po vetem duke e koke.

  5. mushkonja says:

    o smarlap o pusht o vrases tani e ke radhen ti e berisha ne burg i degjeneruar

  6. fatmiri says:

    Me habit Lulezimi ne foto; eshte bere me gushe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje