Smartphonat, për 15 minuta testojnë Hiv Aids dhe sifilisin

26 Mars 2015, 15:59Hi-Tech TEMA

Nëpërmjet një paisje shtesë në cdo smartfon inteligjent do të bëhen testet për sëmundjen Hiv Aids.

Kjo gjeneratë e telefonave ka si qëllim që të shpëtojë jëtën e shumë pacientave që vuajnë nga kjo sëmundje dhe për te mos e trasmetuar tek persona e tjerë.

E gjitha e kjo analizë bëhet shumë thjesht vetëm nëpërmjet një pike gjaku e cila do të japër rezultatin në vetëm 15 minuta.

Tek ky telefon do të shtohet vetëm një kolektor plastik e cila në bashkpunim me një program do të bëjë të mundur rezultatin përfundimtar të analizës.

Shembulli i gjakut vendoset në një kolektor plastik i cili futet në smartfonin e përdoruesit.

Përdoruesi më pas lëshon aplikacionin dhe shtyp një buton për të lëshuar reaktivin e nevojshëm për testin.
Edhe në rastet specifike, gratë shtatzëna, nëse nuk trajtohen për HIV, do të trashëgojnë sëmundjet e tyre tek fëmijët që do të lindin.

Zhvilluesit e saj besojnë se plani afatgjatë për këtë pajisje shtrihet edhe në të ardhmen dhe se kjo pajisje, eventualisht mund të testojë gjithashtu sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme si herpesi dhe hepatitis, sëmundje ngjitëse si malaria ose sëmundje kronike si kanceri dhe diabeti.
Për ndërtimin e kësaj pajisje u deshën 10 vjet dhe kushton rreth 30 euro, një fraksion i cmimit të pajisjeve diagnostikuese tradicionale.

Kërkuesit janë duke planifikuar një testim klinik në shkallë të madhe dhe shpresojnë të fitojnë miratimin nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim edhe në vendet në zhvillim.

1 komente në “Smartphonat, për 15 minuta testojnë Hiv Aids dhe sifilisin”

  1. hahaha says:

    Dmth mbas kesaj, para se te shkepim i fusim nje pik gjaku te partnerit presim 15 min e vendosim a fuhet perdorur prezervativ apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje