Koalicioni arab kryen sulmet më të mëdha në Jemen

31 Mars 2015, 16:26Bota TEMA

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka vazhduar sulmet ajrore në ditën e gjashtë të tyre në Jemen ndaj objektivave të rebelëve në aeroport dhe në qytetin port, Aden.

Sulmet e këtij koalicioni të kryera mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë goditur magazinat e raketave dhe armatimit tjetër që kontrollohet nga Huthi, rebelët shiit që po kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit.

Banorët e kryeqytetit Sanaa, i kanë përshkruar bombardimet si më të mëdhat deri më tani.

Ndërkohë, Irani ka dërguar 19 tonë ndihma mjekësore dhe dy tonë ushqime në Jemen.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se Pakistani ka dërguar një delegacion në Arabinë Saudite, për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të këtij shteti në fushatën në Jemen.

1 komente në “Koalicioni arab kryen sulmet më të mëdha në Jemen”

  1. Gjirokastriti says:

    Jepini drejtim njeri me tjetrin dhe kur te ngelet ndonje therisni perendimoret ti mbaroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje