Vrasja e prokurorit/ Turqia bllokon Twitter dhe Youtube që shpërndan fotot

6 Prill 2015, 16:02Bota TEMA
Vrasja e prokurorit/ Turqia bllokon Twitter dhe Youtube që shpërndan

Një gjykatë turke ka urdhëruar bllokimin e Twitter dhe YouTube pasi në këto rrjete sociale u publikuan fotot e pengmarrjes së një prokurori  javën e kaluar.

Fotot e pengmarrjes dhe të vrasjes së prokurorit nga disa terroristë islamikë u shpërndanë në faqet e ndryshme në internet.

Dy persona, pjesë e një grupimi të majtë ekstremist morën peng prokurorin në gjykatën qendrore të Stambollit.

Dy pengmarrësit dhe prokurori vdiqën gjatë një shkëmbimi zjarri, pasi policia rrethoi  ndërtesë në përpjekje për të liruar prokurorin.

Para se të impononte bllokimin e  faqeve të internetit, autoritetet turke javë e kaluar ndaluan gazetat që të publikonin fotot e marra nga vendngjarja.

Disa gazeta kryesore në vend u akuzuan nga qeveria e përhapjen e “propagandës terroriste” për grupin DHKP-C që mendohet se qëndronte pas sulmit në ndërtesën e gjykatës.

DHKP-C është një grup terrorist nga Turqia, Bashkimi Europian dhe SHBA.

Prokurori, Mehmet Selim Kiraz, u mor peng sepse ai po kryesonte hetimet për vdekjen e një djali, gjatë protestave anti-qeveritare që ndodhën në  vitin 2013.

Në total, 166 faqe interneti, të cilat shpërndanë imazhet nga skena e pengmarrjes dhe e vrasjes u bllokuan me urdhër të gjykatës./j.h

 

 

 

5 komente në “Vrasja e prokurorit/ Turqia bllokon Twitter dhe Youtube që shpërndan fotot”

  1. Gjirokastriti says:

    Rofshin miqte dhe vellezerit tane me lirine dhe te drejten e njeriut ne shkallen maksimale hahahaha
    Te pakten mos kete trazira se mos nuk marim leket per xhamine e madhe more aman…..

  2. ina says:

    lajm me rrumpall se ky zor se gjen. nuk e di nga c’gjuhe e keni perkthyer: terroriste islamike, grup i majte ekstrem, prokurori gjykonte vrasjen e nje te riu te vrare gjate protestave anti-qeveritare… nga cfare gjuhe e keni perkthyer kete lajmin, apo me mire nga sa gjuhe e keni perkthyer. hajt mo eshte bo kjo Tema mos me lexu mo se vetem pacavure botohen…

  3. sit back and. relaks →→→→ says:

    Ore gazetar, e lexon se ca shkruan apo fut sa me shume terma bombastik te mbushim artikullin. Tani ata qe vrane prokurorin ose jane terroriste islamike ose jane terroriste te majte se te dyja bashke nuk qendrojne ne nje tavoline. pergjumesh jeni kur publikoni artikujt o lali?

  4. Fanoli says:

    bravo Turqia ..kjo tregon qe ka shtet ..jo si ju qe slini gje pa botuar per te mbjell panik ne popull..

  5. informatori says:

    Po ç’mund te presesh nga nje diktator islamo-fashist si Erdogani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje