Tunizia kërkon qarkullim të lirë të shtetasve të saj në Evropë

3 Prill 2015, 20:17Bota TEMA

Tunizia kërkon të negociojë për heqjen e regjimit të vizave dhe vendosjen e qarkullimit të lirë për shtetasit e saj në Bashkimin Evropian, theksoi sot ministri tunizian i Punëve të Jashtme, Taieb Baccouche.

Për radion private ”Shems FM” që e pyeti nëse ai do të kërkonte heqjen e vizave për tunizianët në kuadër të negociatave për marrëveshjen e partneritetit me BE-në, Baccouche u përgjigj “Në fakt”.

”Tunizia kërkon që të mos abuzohet me limitimin e lirisë së qarkullimit, sepse liria e qarkullimit është gjithashtu një prej lirive (…) të njohura në kartat ndërkombëtare”, theksoi Baccouche.

“Mesdheu është një rajon që ka interesa të përbashkëta dhe duhet që të ketë më shumë fleksibilitet në qarkullimin në këtë rajon”, shtoi ai.

Tunizia është lidhur me Bashkimin Evropian nga një marrëveshje asocimi që prej vitit 1995. Ajo dëshiron të marrë një status të avancuar që mundëson marrëdhënie më të thella me Bashkimin Evropian

3 komente në “Tunizia kërkon qarkullim të lirë të shtetasve të saj në Evropë”

  1. Daje Ceni says:

    Pse jo?Kur qarkullojne te lire sunitet shqiptare,pse jo edhe tunizianet, marokenet,algjerianet e te tjere myslim Brothers.

    1. sokol says:

      ik ere pirdhu

  2. mario says:

    # ceni

    Cdo vend dhe cdo kulture ka anet e veta pozitive dhe negative. Por vetem nje person me komplekse te forta inferioriteti si ty mund te mendoj ne kete menyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje