Çeki/ Gjenden 100 kg kokainë, fshehur në bananet e një supermarketi

3 Prill 2015, 18:37Bota TEMA

Në furnizimin me banane të një supermaketi në Pragë u gjetën 100 kilogramë kokainë, njoftoi sot zëdhënësja e agjencisë çeke të antidrogës, Barbora Kudlakova.

”Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në territorin e Republikës Çeke”, deklaroi Kudlakova.

”Sipas analizave të kryera mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për kokainë”, shtoi ajo.

Ngarkesa me banane mbërriti të mërkurën në Pragë, nga Kolumbia, në një pikë shitjeje të rrjetit tregtar gjerman ”Lidl”.

Nuk dihet nëse Republika Çeke ishte destinacioni apo pikë tranziti për kokainën.

 

 

1 komente në “Çeki/ Gjenden 100 kg kokainë, fshehur në bananet e një supermarketi”

  1. Zani T. says:

    Kolumbianet e “trembur”, sic duket testojne pika te reja tranziti, pas asaj qe po ngjet ne Shqiperi. Duket se keta “tonet” kane informuar dhe kane bere sugjerimet perkatese. Kjo mund te merret edhe si arritje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje