FOTO/ Al-Shabaab masakër në universitetin e Kenias. Të paktën 14 studentë të vdekur

2 Prill 2015, 12:50Bota TEMA
FOTO/ Al-Shabaab masakër në universitetin e Kenias. Të

Të paktën 14 perosna kanë mbetur të vdekur, pasi militantë të grupit terrorist al-Shabaab sulmuan një universitet në Kenia.

Ata  hapën zjarr brenda konvikteve dhe i ndan nxënësit myslimanë nga ata të krishterë.

Të shtënat me armë  kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit  Universitetin Garissa , 120 kilometra larg kufirit Somalian, kur militantët sulmuan ndërtesën.

Shërbimi Kombëtar Policor i Kenias tha se militantët e armatosur qëlluan rojet dhe u futën brenda.

Agresorët arritën të futen  brendanjë nga konviktet e studentëve ku disa prej tyre mbetën të bllokuar brenda.

Një zëdhënës i al-Shabaab i tha BBC se grupi terrorist është brenda në kampusin universitar dhe ka liruar 15 studentë myslimanë.

“Ne kemi vrarë shumë njerëz; Kur kenianët të futen brenda tronditja do jetë shumë e madhe”, mësohet se ka thënë zëdhënësi i Al-Shabaab./j.h

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje