Costa Concordia transportonte sasi të mëdha kokaine për llogari të Ndragetas kur u mbyt

31 Mars 2015, 17:27Bota TEMA
Costa Concordia transportonte sasi të mëdha kokaine për llogari

 Costa Concordia transportonte një ngarkesë të madhe  kokaine në pronësi të mafias, pretendojnë hetuesit italianë.

Organizata famëkeqe kalabreze Ndrageta kishte drogë  të fshehur   kroçeren që u mbyt në janar të vitit  2012, pasi u përplas me një shkëmb të lartë 70 metra.

Hetuesit pohojnë  se nga përgjimet telefonike dhe regjistrimet e anëtarëve të bandës së frikshme kriminale është zbuluar se ka pasur një ngarkesë të madhe droge, e llojit kokainë në anije kur ajo u mbyt shkuran The Indipendent.

Bosi i Ndragetas Michele Rossi mësohet se është xhindosur kur ka dëgjuar lajmin gjatë një bisede të bërë me Massimo Tiralongo.

Hetimi për  trafikun e dyshuar të drogës nga  mafia gjithashtu pretendon se  ‘Ndrageta transportoi dorgën e saj në një anije në pronësi të MSC dhe Norwegian  Cruise Lines.

Zyrtarët thanë se droga në Concordia u vendos në bordin e anijes pa dijeninë e zyrtarëve të lartë apo të zyrtarëve të lartë të kompanisë.

Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, u dënua  me 16 vite burg.

Ai u dënua për neglizhencë e cila shkaktoi vdekjen e 32 njerëzve dhe po ashtu si shkaktarin e mbytjes së anijes turistike e cila kishte 4.200 pasagjerë në bordin e saj./j.h

 

 

 

1 komente në “Costa Concordia transportonte sasi të mëdha kokaine për llogari të Ndragetas kur u mbyt”

  1. anticensurë 234 says:

    more po na vdiqët me këto përkëthime!!!
    “..kroçeren që u mbyt në janar të vitit 2012, pasi u përplas me një shkëmb të lartë 70 metra.”
    sipas fotos shkëmbi nuk është më shumë se një metër mbi nivelin e detit!!
    “Zyrtarët thanë se droga në Concordia u vendos në bordin e anijes pa dijeninë e zyrtarëve të lartë apo të zyrtarëve të lartë të kompanisë.”
    e mor mero po përpiqesh tia kalosh kokdhimit!po e bën më keq se shekulli!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje