Rusi, 54 marinarë humbin jetën pas mbytjes së një anijeje

2 Prill 2015, 12:31Bota TEMA

Të paktën 54 marinarë vdiqën dhe 15 u zhdukën pas mbytjes së një anijeje peshkimi dje në mbrëmje në detin Okhotsk, në brigjet e Lindjes së Largme ruse.

“Aktualisht kemi gjetur trupat e 54 viktimave. Gjashtëdhjetë e tre anëtarët e tjerë të ekuipazhit u shpëtuan”, tha shefi i administratës lokale për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

”Të paktën 15 marinarë nuk janë gjetur ende”, shtoi ai.

Anija “Dalni Vostok” u mbyt në brigjet e Kamçatkas dhe 250 kilometra në jug të qytetit të Magadan, vendbanimi kryesor i këtij rajoni me popullsi të paktë në Lindjen e Largme ruse.

Në këtë anije gjendeshin marinarë edhe nga Birmania, Lituania, Ukraina dhe Vanuatu.

1 komente në “Rusi, 54 marinarë humbin jetën pas mbytjes së një anijeje”

  1. E vertete says:

    Dhashte zoti e zhduken krejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje