FOTO/ Zbulohen varre masive nga ISIS. Gjenden trupat e 1700 ushtarëve të ekzekutuar brutalisht në Irak

7 Prill 2015, 16:39Bota TEMA
FOTO/ Zbulohen varre masive nga ISIS. Gjenden trupat e 1700 ushtarëve

Rreth 12 vende në qytetin irakianë të Tikrit besohet se janë varreza masive të 1700 ushtarëve të vrarë nga ISIS.

Ekipet mjeko-ligjorë kanë filluar rrëmimin në varrezat masive në Tikrit, në të cilat besohet se gjenden gati 1700 trupa, vetëm ditë pasi forcat irakiane rimorën qytetin nga kthetrat e militantëve të ISIS.

Në të 12 vendet ku po bëhen kërkime besohet se gjendjen 1.700 ushtarët irakianë, të cilët u vranë brutalisht në një ekzekutim masiv që ishte fotografuar dhe hedhur në internet nga ISIS si propagandë.

Ushtarët mendohet se ishin nga Camp Speicher, një ish bazë amerikane jashtë Tikrit, qyteti i Sadam Huseinit.

Një nga ushtarët i cili mundi t’i mbjietojë masakrës duke u shtirur i vdekur, rrëfeu  sesi ushtarët dhe pengjet e tjera nga minoritete të ndryshme fetare, por edhe  shumë sunitë që nuk pranuan të bashkëpunonin me ISIS, u ushqyen mirë  dhe u siguruan nga terroristët se asgjë e keqe nuk do tu ndodhte para se të transportoheshin në kampin ku u ekzekutuan të gjithë në mënyrë çnjerëzore

“Plumbi i katërt duhet të më vriste, por nuk më goditi. Unë u shtriva në tokë dhe u hoqa si i vdekur, ndërsa  u mbulove me gjakun e shokëve të mi”, tregon ushtari i mbijetuar me emrin Ali.

Zbulimi i varreve konfirmohet edhe nga Human Rights Watch (HRW), pasi  analizoi fotografitë e postuara nga xhihadistët dhe imazhet satelitore, që tregojnë varreza masive pak pasi grupi ekstremist u përfshi në kryengritjen e përgjakshme në Irkaun verior.

Viktimat e ISIS besohet se  janë  kryesisht ushtarë shittë, ndërsa masakra u denoncua si një nga më brutalet e ISIS, pas së cilës filloi përparimin e tij të shpejtë në të gjithë vendin./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje