Qeveria ka miratuar sot vendimin për vlerësimin e lejeve të drejtimit, me sistem pikësh.
“Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton se në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.
Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
Sipas komunikimeve publike të vazhdueshme të bëra nga institucioni jonë dhe institucionet e varësisë, mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve, e cila mund të gjendet në faqen zyrtare www.transporti.gov.al
Për sa më sipër, drejtuesit e mjeteve mund të marrin informacion për sasinë e pikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet faqes së internetit, e-mail, telefon ose me kërkesë me shkrim.
Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me datë 22 Prill 2015”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Transporteve.
Perseri leku do te shkoje tek autoshkollat.