U përpoq ta përdhunonte, por ajo ishte eksperte karateje

8 Prill 2015, 16:35Lifestyle TEMA
U përpoq ta përdhunonte, por ajo ishte eksperte karateje

Një burrë, i cili ka tentuar të përdhunojë një vajzë të re, veshur me minifund, e ka parë veten shumë keq, pasi është përballur me një mbrojtje që s’ia kishte marrë mendja.

Vajza, e cila punonte në një restorant, e ka hedhur përtokë dy herë në tokë “përdhunuesin në tentativë”, pasi ajo ishte një njohëse e shkëlqyer e arteve marciale.

Jin He, trokiti në derën e mbyllur të restorantit, duke pretenduar se kishte nevojë të përdorte tualetin.

Pasi hyri brenda në restorant, ai u përpoq të abuzonte seksualisht me njërën nga pjestaret e stafit.

Por shpejtësia e reagimit të vajzës, e gjeti të papërgatitur sulmuesin.

Vajza guximtare është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa e ka kapur dhunuesin Jin He  për fyti dhe e paralajmëron që mos t’i dalë më përpara pasi e rrëzoi në tokë.

Kur ajo iku nga restoranti, burri akuzohet se e ka sulmuar atë përsëri, por “viktima” arriti ta mposhtë dhunuesin për herë të dytë duke e rrëzuar në tokë.

Ngjarja ndodhi në Kinë, në qytetin  Linyi.

Dy javë më vonë burri përdhunues u kap nga policia, pasi gjithçka ai kishte tentuar  të bënte ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

Miqtë e vajzës thanë se ajo është mjaft e zonja në artet marciale dhe kjo i shpetoi jetën./j.h

2 komente në “U përpoq ta përdhunonte, por ajo ishte eksperte karateje”

  1. plaku dhe deti says:

    po ik or Gjin ç’po te duhet ai sport me kinezet

  2. Jam_ar_brioshi says:

    Edhe Argita eshte eksperte kar-ateje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje